www.ofertapune.net Asistente Financiare / Administratë, Komercialist, Shofer, Shitës | PunaIme

Asistente Financiare / Administratë, Komercialist, Shofer, Shitës

Kompania

Elteco Group

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

21-03-2024

Data e perfundimit

09-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

“ELTECO GROUP” L.L.C. – KONKURS PUNE

Rreth nesh:

Elteco është ndërmarrje e specializuar e shitjes me pakicë dhe shumicë e materialeve elektrike dhe ndriçimit me mbi 20 vjet përvojë në ofrimin e zgjedhjeve të teknologjisë së lartë të ndriçimit në rajon.

Ne jemi të përkushtuar ndaj nevojave të klientëve, duke iu afruar dhe ndihmuar në zgjedhjen e duhur dhe afatgjatë të pajisjeve elektrike të sigurta. Synimi ynë është të ofrojmë në treg produkte të nivelit të lartë, duke u kujdesur kështu që të shkaktojmë kosto minimale për përdoruesit dhe të mbrojmë mjedisin. Ekipi ynë është i apasionuar pas integritetit, bashkëpunimit, inovacionit dhe ofrimit të përsosmërisë në çdo gjë që bëjmë.

ASISTENTE FINANCIARE / ADMINISTRATË

Lokacioni: Lubizhdë, Prizren

Orari i punës: 8:00 – 17:00

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përpunimi dhe përgatitja e pasqyrave financiare;
  • Mbikëqyrja e llogarive të klientëve;
  • Krijimi, dërgimi dhe percjellja e faturave;
  • Mbledhja dhe rishikimi i të dhënave për raporte;
  • Rishikimi dhe kryerja e auditimeve të pasqyrave dhe raporteve financiare;
  • Raportimi i mospërputhjeve;
  • Sugjerimi i përmirësimeve në saktësinë, efikasitetin dhe reduktimin e kostove;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Bachelor në kontabilitet, financa ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi për të punuar në programet e Microsoft Office (njohuri e shkëlqyer e MS Excel);
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi të forta analitike;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • E vetë-motivuar: aftësi për të marrë përsipër detyrat e caktuara me mbikëqyrje minimale.

 

KOMERCIALIST 

Lokacioni: Lubizhdë, Prizren

Orari i punës:  8:00 – 17:00

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi dhe ekzekutimi i strategjive efektive të shitjeve për të nxitur rritjen e të ardhurave dhe depërtimin në treg;
  • Identifikimi i klientëve potencialë brenda segmenteve të tregut tone;
  • Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të forta me klientët, duke kuptuar nevojat e tyre dhe duke ofruar zgjidhje të përshtatura;
  • Bashkëpunimi me ekipet e brendshme, duke përfshirë marketingun, zhvillimin e produktit dhe shërbimin ndaj klientit, për të maksimizuar kënaqësinë e klientit;
  • Negocimi i kontratave dhe marrëveshjeve me klientët, duke u siguruar që kushtet të jenë të favorshme dhe në përputhje me objektivat e kompanisë;
  • Monitorimi dhe analiza e matjeve të performancës së shitjeve, duke identifikuar fushat për përmirësim dhe duke zbatuar veprime korrigjuese sipas nevojës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Te kete minimalisht 1 vite experience ne te njejtin profil pune;
  • Aftësi te mira komunikuese dhe negociuese;
  • Permbushja e targeteve mujore te caktuara nga kompania;
  • Te posedoj patent shoferin, kategoria B;
  • Te jete ne gjendje te punoje ne menyre te pavarur apo ne grup.

 

 SHITËS/E / PRIZREN

Lokacioni: Ortakoll, Prizren

Orari i punës:  8:00 – 17:00

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofrimi i një shërbimi cilësor, profesional dhe të kënaqshëm te klientët;
  • Të kryen prezanitimin e produkteve tek klientët e dyqanit;
  • Ndjek procedurat e shitjes që në momentin e ardhjes së klientit;
  • Të kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
  • Të ekspozoj artikujt dhe mirëmbaj hapësirat e shitjes.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
  • Aftësi të shkelqyeshme komunikuese;
  • Të jetë e motivuar dhe me deshirë për të punuar;

 

SHOFER 

Lokacioni: Lubizhdë, Prizren

Orari i punës:  8:00 – 17:00

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shërben klientët në mënyre efikase, profesionale dhe të shpejtë duke shpërndarë porositë;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e veturës në mënyrë të pastër dhe në gjendje të rregullt;
  • Përgjegjës për transportin dhe drejtimin e kombit apo kamionit, si dhe për bartjen e mallit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Preferohet të ketë të paktën 1 vit përvoje pune paraprake në pozicione të ngjajshme;
  • Njohje e mire e territorit të Kosovës;
  • Të posedojë patentë shofer valid të kategorisë B.

Procesi i aplikimit:

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose  e-mailit në adresën: [email protected]

Subjekti i e-mailit duhet të përfshijë pozitën për të cilën aplikohet.

Afati i Aplikimit:

Afati i fundit për aplikim është 15.04.2024. Pas kësaj date, nuk do të merren më parasysh aplikimet.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontakohen.

Faleminderit për mirëkuptim.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?