Vende të Lira Pune
Data e publikimit
10-02-2024
Data e perfundimit
05-05-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Menaxher i Shitjes (1 pozitë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Nëpërmjet strategjive te përcaktuara nga Drejtori i Shitjes por edhe me iniciativen dhe kreativitetin e tij të rris nivelin e shitjeve për kompaninë;
- Do krijojë dhe manaxhoj planin e shitjes;
- Të ndërtojë raporte me klientët ekzistues dhe ata potencial;
- Do të organizojë takime me biznese për prezentimin e ofertave B2B;
- Të përpiloj oferta për flota të veturave në bazë të kërkesesave apo inciativës për të marrë klientë të ri;
- Të asistoj dhe menaxhoj stafin e konsulentëve të shitjes;
- Të analizojë konkurrencën dhe nevojat e tregut;
- Të bëjë prezantimin e raporteve në baza javore tek Drejtori i Shitjes;
Kualifikimet:
- Të ketë përvojë në shitje dhe menaxhim (e preferueshme përvoja në shitje të veturave);
- Të ketë njohuri të përgjithshme të veturave;
- E preferueshme të ketë Diplomë Universitare në: Menaxhment, Ekonomik apo të ngashme.;
- Shkathtësi të shkëlqyera në përdorimin e MS Office;
- Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme, preferohet njohja e ndonjë gjuhe tjetër të huaj);
- Të ketë aftësi të shkëqyeshme negociuese dhe komunikuese;
- Të jetë në gjendje të punoj nën presion;
- Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.
Konsulentë/e i/e shitjes (2 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të bëjë prezantimin e veturave;
- Të ndërtojë raporte me klientët ekzistues dhe ata potencial;
- Të komunikoj përmes email apo telefonit me klientët potencial;
- Të përpiloj oferta në bazë të kërkesave të klientëve;
- Të kryej procedurat e shitjes së veturave;
- Të analizojë nevojat e tregut;
- Të mirëmbajë dokumentacionin e shitjes dhe mbikëqyrë sistemin e shitjes;
- Të bëjë prezantim në baza mujore për rezultate e shitjes;
Kualifikimet:
- Të ketë përvojë në shitje (e preferueshme përvoja në shitje të veturave);
- Të ketë njohuri të veturave;
- E preferueshme të ketë Diplomë Universitare në: Menaxhment, Ekonomik apo të ngashme.;
- Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
- Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme);
- Të ketë aftësi negociuese dhe komunikuese;
- Të jetë në gjendje të punojë në grup;
- Të jetë në gjendje të punoj nën presion;
- Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.
Përgjegjës i Depos (1 pozitë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtja dhe organizimi i Depos;
- Përgjegjës për stokun dhe inventarin në Depo;
- Regjistrimi i stokut në Depo;
- Përgatitja e porosisë për transport;
- Përgaditja dhe kontrollimi i dokumentacionit lidhur me transportin;
- Përgjegjës për pranimin, ngarkimin dhe shkarkimin e mallit;
- Komunikimi ditor me përgjegjësit e servisit dhe pjesën e pranimit;
- Komunikimi me depon qendrore në baza të rregullta;
- Raportimi në bazë javore/mujore/vjetore për aktivitetet në depo.
Kualifikimet:
- Të ketë përvojë në menaxhimin e depos (e preferueshme përvoja në sektorin e autoindustrisë);
- Të ketë aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe sistemimi;
- Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
- Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme);
- Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.
Nëse shprehni interesim, mund të dërgoni CV-në tuaj në e-mail adresën: [email protected]