Vende të Lira Pune
Data e publikimit
25-01-2024
Data e perfundimit
05-02-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ndërtimtari & Patundshmëri
BËHU PJESË E EKIPIT TONË!
PROTEC hapë konkurs për vende të lira të punës.
Nëse jeni person kreativ, i motivuar, e mbi të gjitha i vëmendshëm ndaj detajeve, aplikoni për t’u bërë pjesë e ekipit tonë.
PROTEC kërkon kandidat të motivuar që të aplikojnë për këto vende pune:
- Arkitekt/e
- Inxhinier/e i/e Ndërtimatrisë apo Makinerisë
- Asistent/e Administrative
- Depoist, Ndihmës Depoist
- Punëtorë në sektorin e prodhimit dhe të montimit.
- Punëtorë në sektorin e xhamit (xhamëprerës dhe ndihmës xhamëprerës )
Përgjegjësit dhe Detyrat për pozitën 1 dhe 2:
- Menaxhimi i projekteve të kontraktuara,si dhe mbikqyrja në teren.
- Matja dhe vizatimi teknik i gjendjes ekzistuese në teren.
- Përgaditja e ofertave.
Kualifikimet për pozitën 1 dhe 2:
- Diplomë universitare Bachelor apo Master në drejtimin përkatës;
- Përvojë pune paraprake në fushën e ngjajshme;
- Të ketë njohuri rreth programeve ArchiCad, AutoCAD dhe Microsoft Office;
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze,e preferuar njohja e gjuhës Gjermane
- Të ketë patentë shofer, Kategoria B.
Përgjegjësit dhe Detyrat pozita 3 :
- Kryen punë të përgjithshme administrative dhe teknike
Kualifikimet për pozitën 3:
- Diplomë universitare në fushën e administrimit
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze ,e preferuar njohja e gjuhës Gjermane
- Të ketë njohuri të programeve Microsoft Office;
Detyrat dhe Përgjegjësitë për pozitën 4:
- Kontrollon dhe mirëmban stokun
- Bën pranimin dhe dorëzmimin e materjaleve ne sektorët perkatës
- Detyra të tjera në përputhje me pozitën dhe kërkesat e vendit të punës
Kualifikimet për poziten 4:
- Të ketë njohuri rreth programeve Microsoft Exel,Word
- Aftësi të mira komunikimi dhe te jetë bashkëpunues
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës
- Të ketë patentë shofer, kategoria “B”
Detyrat dhe kualifikimet për pozitën 5,6:
- Përparsi kanë kandidatët që kanë pervojë në lëmin perkatës
- Të jetë i motivuar për pune dhe aftësi gatishmërie të punojë ne grup
Per poziten 5 – sektori prodhimit : inkurajohen të aplikojnë kandidatet femra.
Vendi i punës: Bresalc – Gjilan
Konkursi ështe i hapur deri më datën : 25.01.2024 – 05.02.2024
Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në e-mail: [email protected] ose në zyret tona në rrugën Magjistralja Gjilan – Prishtinë km10 Bresalc.
Për informata kontaktoni në numrin: Mob: 045 305 871
Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.