www.ofertapune.net Vende të lira pune (3) | PunaIme

Vende të lira pune (3)

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Pejë , Prishtinë

Data e publikimit

12-02-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR VENDET E PUNES:

  • Zyrtar për korporata në Divizionin për Korporata, ( një vend pune);
  • Zyrtar për Korporata – ESG në Divizionin për Korporata, ( një vend pune);
  • Zyrtar për kredi retail në Filialin e Bankës në Pejë ( një vend pune)

Zyrtar për korporata në Divizionin për Korporata

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare, përparësi kanë ata të cilët kanë përvojë në lëmin e kreditimit për korporata;
  • Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Obligohet njohja e mirë e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Monitorimi i vazhdueshëm i klientëve ekzistues të Bankës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
  • Identifikimi i ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe ofrimi i informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta;
  • Sigurimi i informacioneve relevante për Bordin Udhëheqës të Bankës, i cili është kompetent për marrjen e vendimeve;
  • Përdorimi i burimeve të informacionit për të kontaktuar me klientët e ri potencial;
  • Prezantimi i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës;
  • Kontaktet direkt me klientët;
  • Të iu përgjigjen klientëve për pyetjet dhe kërkesat e tyre brenda një kohe të shkurtër;
  • Të krijoj besim afatgjatë në relacionin klient-bankë;
  • Të komunikoj vazhdimisht me punëtorët e bankës me qëllim të identifikimit të klientëve potencial;
  • Identifikimi i duhur (saktë) i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
  • Aftësi për vlerësimin në mënyrën e duhur (saktësisht) kapacitetin financiar të klientëve, mbështetjen ( këshillimin) e zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit;
  • Të monitoroj zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të shkuarjes (kalimit) të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
  • Të përdor rrjetin e komunikimit joformal për të takuar klientët potencial;
  • Angazhimi maksimal në arritjen e planave të caktuara sipas Planit të biznesit ;
  • Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
  • Përgatitja e analizave lidhur me vlerësimin e klientit në Excel;
  • Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.);
  • Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse);
  • Të plotësoj të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredi dhe me kolateralin;
  • Kryen edhe punë dhe detyra tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës.

Zyrtar për Korporata – ESG në Divizionin për Korporata

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare, përparësi kanë ata të cilët kanë përvojë në lëmin e kreditimit për korporata;
  • Përvojë ne lëmin e financimit të qëndrueshëm ESG;
  • Njohuri të mirë të financave dhe Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
  • Obligohet njohja e mirë e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferi “B”.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Vlerësimi i aplikimeve të kredisë duke marrë në konsideratë faktorët mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes ESG
  • Bashkëpunimi me klientë për të siguruar harmonizim me praktikat biznesore të qëndrueshme.
  • Monitorimi i vazhdueshëm i klientëve ekzistues të Bankës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
  • Identifikimi i ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit si dhe ofrimi i informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta;
  • Sigurimi i informacioneve relevante për Bordin Udhëheqës të Bankës, i cili është kompetent për marrjen e vendimeve;
  • Përdorimi i burimeve të informacionit për të kontaktuar me klientët e ri potencial;
  • Prezantimi i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës dhe kontaktet direkt me klientët;
  • Të iu përgjigjen klientëve për pyetjet dhe kërkesat e tyre brenda një kohe të shkurtër;
  • Të krijoj besim afatgjatë në relacionin klient-bankë;
  • Të vazhdojë të jetë i informuar me trendet dhe praktikat më të mira të financimit ESG
  • Të komunikoj vazhdimisht me punëtorët e bankës me qëllim të identifikimit të klientëve potencial;
  • Identifikimi i duhur (saktë) i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
  • Aftësi për vlerësimin në mënyrën e duhur (saktësisht) kapacitetin financiar të klientëve, mbështetjen ( këshillimin) e zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit;
  • Të monitoroj zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të shkuarjes (kalimit) të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
  • Të përdor rrjetin e komunikimit joformal për të takuar klientët potencial;
  • Angazhimi maksimal në arritjen e planave të caktuara sipas Planit të biznesit ;
  • Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
  • Përgatitja e analizave lidhur me vlerësimin e klientit në Excel;
  • Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.);
  • Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut ( në zyrat përkatëse);
  • Të plotësoj të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredi dhe me kolateralin.
  • Kryen edhe punë dhe detyra tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës.

Zyrtar për kredi retail në Filialin e Bankës në Pejë

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmenj të ngjashme;
  • Obligohet se paku 2 vite përvojë në shërbimet me klientë;
  • Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferit kategoria ‘B’.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Marketingu i kredive si dhe promovimet për produktet kreditore;
  • Dhënia dhe pranimi i kërkesave për kredi te ndryshme dhe dokumentacioneve përcjellëse sipas procedurave;
  • Sqarimet lidhur me llojet, kushtet, kohen dhe dokumentacionin përkatës për të gjitha llojet e kredive, garancione, mbështetje financiare, sigurim ofertash, letra qëllimore etj.;
  • Ndihëm dhe udhëzime profesionale lidhur me te gjitha fazat e zhvillimit te kërkesave kreditore;
  • Grumbullimi i informatave për aplikuesit dhe monitorimi i kredive;
  • Përcjellja ditore e gjendjes se kredi marrësve dhe kthimi i kredive;
  • Përpilimi i raporteve te ndryshme për te gjitha produktet kreditore te lejuara, aktive dhe te vonuara;
  • Evidentimi, renditja, vendosja, kujdesi dhe ruajtja e dokumentacioneve përkatëse sipas procedurave;
  • Përcjelljen e portofolios kreditore dhe përcjelljen e përhershme te informacioneve rreth procedurave mbi produktet kreditore duke përfshi edhe trajnimet e ndryshme;
  • Bënë vizita klientëve në vendin e punës apo ne shtëpi me qëllim që të verifikon informatat e dhëna në aplikacionin e kredisë;
  • Paraqet rekomandimet te Këshilli Kreditor lidhur me vlefshmërinë kreditore të klientëve;
  • Informon aplikuesit e kredive me vendimet e marruara nga këshilli kreditor;
  • Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës.
  • Zbatimi i procedurave të përcaktimit të bonitetit dhe limitit të futjes borxh të klientit siç është definuar me politikën e menaxhimit me riskun kreditor si dhe me rregulloren mbi përcaktimin e bonitetit të klientit;
  • Mbikëqyrja e zbatimit të aktiviteteve të rregullta periodike për verifikimin e bonitetit të klientëve ekzistues sipas nevojës edhe ri kategorizimi i tyre, si dhe puna operative me rastin e zbatimit të aktiviteteve;
  • Asistimi dhe ofrimi i këshillave stafit të shitjes në lidhje me procesin kreditor;
  • Kujdeset për portofolin e depozitave të klientëve të tij;
  • Ju ofron klientëve produktet e depozitave dhe tërheqjen e tyre në Bankë;
  • Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj;
  • Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit të drejtpërdrejt.
  • Sipas urdhrit të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 21 shkurt 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.