Vende të lira pune
Data e publikimit
14-09-2023
Data e perfundimit
14-10-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
Midea Kosova, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e HVAC, me brende të mirënjohura nderkombëtare. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Kompanisë sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Midea Kosovës Zona Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë:
- Instalues i sistemeve klimatizuese, ngrohjes qendrore dhe sistemeve ventiluese (Monter) 6 vende te lira.
- Ndihmes Monter 6 vende te lira .
Përgjegjësitë kryesore:
- Të ketë përvojë në montimin e paisjeve për ngrohje-ftohje-ventilim e klimatizim
- Të jetë I aftë për organizimin e punës në teren,
- Të asistoj në montimin të produkteve kur është nevoja.
Çka presim nga kandidatët:
- Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
- Të jenë të motivuar për punë;
- Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
- Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.
Çka ofron kompania Midea Kosova :
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
- Ambient profesional dhe motivues;
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
- Mundësi të përparimit në karrierë.
- Paga Bruto Monter 770€
- Paga Bruto Ndihmes Monter 550€
- Bonuse mbi 400€ ne muaj.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në [email protected] duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 14 Shtator 2023, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë. Nëse përzjgedheni, duhet ti keni në dispoziocion certifikatën që nuk jeni nën hetime, si dhe dëshmi që jeni shtetas i Kosovës.
Midea Kosova ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.