Vende të lira pune
Data e publikimit
25-05-2023
Data e perfundimit
05-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës
- Zyrtar për administrimin e bazës së të dhënave në Divizionin për Teknologji Informative( një vend pune)
- Zyrtar për përkrahje të aplikacioneve në Divizionin për Teknologji Informative ( një vend pune)
- Zyrtar për administrimin e bazës së të dhënave
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në shkenca kompjuterike ose lëmi të ngjashme kanë përparësi;
- Njohuri në sisteme operative Windows të fundit.
- Njohuri në Administrim dhe menaxhim në baza të të dhënave, fokus të veçantë në MS SQL Server, T-SQL;
- Njohuri në analizë dhe dizajnimin e kërkesave të biznesit;
- Njohuri në testim, implementim dhe dokumentim të softuerëve;
- Së paku 3 vjet përvojë pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për këtë vend te punës;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Obligohet njohja e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Administron dhe menaxhon bazat e të dhënave;
- Konfiguron dhe i mirëmban serverët ku ndodhen bazat e të dhënave;
- Monitoron performancen e sistemit;
- Siguron performance të lartë, disponueshmëri, qëndrueshmëri dhe siguri në sisteme
- Analizon, zgjidhë dhe i korrigjon problemet në kohë reale;
- Ofron sugjerime për zgjidhje;
- I ri-definon dhe automatizon proceset e rregullta dhe i dokumenton ndryshimet;
- Ndihmon zhvilluesit në lidhje me informatat rreth strukturës së bazës së të dhënave;
- Kryen mirëmbajtjen dhe ofron përkrahje ne rastet e liferimit të versioneve të reja
- Konfiguron dhe mirëmban integrimet në nivel të bazës së të dhënave me servise dhe sisteme tjera
- Administron dhe monitoron çështjet e sigurisë në nivel të “login” dhe “usera-ve”
- Administron dhe monitoron JOBs, Backup.
- Kryerja e punëve dhe detyrave tjera nga fushëveprimi i vendit të punës sipas urdhrit të udhëheqësit më të lartë.
- Zyrtar për përkrahje të aplikacioneve në Divizionin për Teknologji Informative
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në shkenca kompjuterike ose lëmi të ngjashme kanë përparësi;
- Njohuri në sisteme operative Windows XP,7,10.
- Njohuri në Administrim dhe menaxhim në baza të të dhënave, fokus të veçantë në MS SQL Server, T-SQL;
- Njohuri në analizë dhe dizajnimin e kërkesave të biznesit;
- Njohuri në testim, implementim dhe dokumentim të softuerëve;
- Së paku 1 vjet përvojë pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për këtë vend te punës;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Obligohet njohja e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Regjistron saktë kërkesat në HelpDesk duke përdorur procedurat dhe aplikacionet përkatëse;
- Përgjigjet ndaj kërkesave ne mënyrë te shpejte dhe ndërmerr veprimet e nevojshme me qëllim të zgjidhjes së tyre në përputhje me prioritetet dhe nivelet përkatëse të shërbimit;
- Teston, zbaton dhe dokumenton zhvillimet dhe ndryshimet e reja.
- Përgatitë raporte të ndryshme bazuar në kërkesat e bankës, përfshirë analizë e mbledhjes së të dhënave, zhvillimin, testimin, dokumentimin dhe siguron saktësinë e raporteve
- Administrim të shfrytëzuesve te aplikacioneve në bankë
- Përcjell “Helpdesk” aplikacionin për problemet e raportuara dhe i trajton ato me qëllim të zgjidhjes;
- Identifikon natyrën e vërtetë te problemeve lidhur me harduer dhe softuer;
- Analizon trendët e kërkesave dhe problemeve me qëllim te përshpejtimit të zgjidhjes se tyre;
- Ofron përkrahjen;
- Përkrahjen konstante e shfrytëzueseve të softuerit bankar;
- Përkrahjen e vazhdueshme ne te gjitha llojet e mirëmbajtjes;
- Koordinon punën me shërbime tjera në shërbim të shfrytëzuesve;
- Ofrimin e këshillave dhe ndihmave shfrytëzuesve te fundit;
- Kryerja e punëve dhe detyrave tjera nga fushëveprimi i vendit të punës sipas urdhrit të udhëheqësit më të lartë.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 5 qershor 2023. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.
Apliko këtu