www.ofertapune.net Vende të lira pune | PunaIme

Vende të lira pune

Kompania

Me Display

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28-02-2023

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

M.E. Display është një kompani e specializuar në shitjën e lëndëve të para dhe pajisjëve në industrinë e shtypit, si dhe furnizimin me materiale për reklamim përmes përfaqësive të brendëve të njohura botërore.

Për nëvojat e zyrës qëndrore në Çagllavicë-Lagjja Marigona, kompania ”M.E Display”, shpall konkurs për vende të lira pune për pozitat si në vijim:

POZITA: Asistente Administrative

Përgjegjësite:

  • Komunikimi direkt me furnitorë në baza të rregullta;
  • Realizimi i porosive drejt blerësve dhe shitja sipas planit të shitjes;
  • Hartimi i planit të importeve në pajtueshmëri me planin vjetor të shitjes;
  • Përcaktimi i kohës së dorëzimit të mallit nga furnitori;
  • Viziton panairet sipas një plani të parapërcaktuar;
  • Porositja e mostrave ose materialit promovues të produktit;
  • Konsiderimi i kushteve afariste dhe komerciale;
  • Përcaktimi i sasisë, kohës së dorëzimit të mallit dhe mënyrës së pagesës;
  • Evidentimi dhe përcjellja e kontratave me furnitorët;
  • Monitorimi i afateve për transportin dhe dorëzimin e produkteve të importuara;
  • Ruajtja e kontakteve me furnitorët ekzistues dhe potencial,
  • Dokumentimi dhe reklamimi i produkteve të importuara me cilësi të ulët tek furnitorët përgjegjës;
  • Përcjellja e punëve administrative dhe mirëmbajtese së të dhënave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përparësi kanë kandidatët të cilët kanë të kryer fakultetin Ekonomik, Biznes ose në drejtimet relevante;
  • Të ketë së paku dy vite përvojë pune në punë të ngjashme;
  • Të këtë njohuri të zhvilluara për biznes për Import/Eksport të lëndës së parë;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyer të planifikimit dhe të organizimit të punës;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyer të menaxhimit të kohës;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyer të komunikimit dhe prezentimit;
  • Të njohë gjuhën Angleze obligative.(Niveli C1,C2)
  • Njohje e paketës së Microsoft office dhe Internet explorer;
  • Të këtë patent shofer kategori B ;

POZITA: Teknik i IT dhe Serviser

Përgjegjësitë:

  • Testimin dhe riparimin e pajisjeve të Printimit (pajisje për printim dixhital) dhe Makinave tjera industriale.
  • Këshillim i klientit për sistemin elektrik adekuat, në mënyrë që furnizimi i Makinerive ti përshtatet kërkesës dhe sistemit të makinës së caktuar.
  • Të asistojë në instalimin dhe montimin e paisjeve të printimit, Makinave tjera industriale dhe kompjuterëve.
  • Ndihmonë klientët dhe stafin me sfidat e harduerit dhe softuerit.
  • Mirëmbajtjen e paisjeve të Teknologjisë Informative në kompani përmes riparimit ose zëvendësimit.
  • Instalon pjesën hardwerike dhe softwerike të kompjuterëve dhe pajisjeve periferike të nevojshme si dhe paisje tjera të internetit (rutera, switch etj.), dhe printera.
  • Instalimi dhe konfigurimi i softuert dhe hardwerit dhe funksionet e duhura sipas specifikimeve të Printerëve Digjital dhe Industrial të brendëve të ndryshme.
  • Zhvillon dhe mirëmbanë rrjetet lokale në mënyra që optimizojnë performancën.
  • Zgjidh probleme mekanike dhe themelore elektronike.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë të mbaruar së paku shkollimin e lartë përparësi do të kenë ata që kanë trajnime si: IT Essentials Hardware/Software.
  • Përvojë dhe Certifikatë për servisimin/mirëmbajtjen e Printerëve është përparësi.
  • Preferohet përvojë pune në mirëmbajtjen e makinerive.
  • Njohje e gjuhëve (e preferueshme gjuha Angleze).
  • Aftësi për të përmbushur afatet dhe për të punuar nën presion.
  • Aftësi të vërejë problemet teknike dhe për të reaguar shpejtë.
  • Aftësi për të punuar brenda standardeve të departamentit me një vëmendje të madhe ndaj detajeve, orareve dhe afateve.
  • Të ketë interesim që të avancoj në profesion dhe sidomos të mësojë dhe te avancohet teknikisht në brendët e kompanisë.
  • Të ofrojë gatishmëri të pranoj deyrat nga mbikqyrësi dhe të ketë bashkpunim me stafin.
  • Të ofrojë gatishmëri të punoj jashtë orarit sipas nevojës.
  • Obligative leja e qarkullimit rrugor (kategori B).

POZITA: Ndihmës Depoist (një pozitë)

Përgjegjësitë: 

  • Të bëjë ngarkimin/shkarkimin e mallrave edhe të bëjë regjistrimin e tyre në depo,
  • Të bëjë pranimin e porosive,
  • Të bëjë përgatitjen për daljen e mallit nga depo dhe organizimin e liferimit të mallit,
  • Të mirret me mallin e importuar, gjendjen fizike, kontrollin e kualitetit dhe sasisë,
  • Të kujdeset për mirëmbajtjen e vendit të punës,
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi direkt që ndërlidhen me punën.

Kualifikimet:

  • Të ketë të kryer shkollimin e mesëm,
  • Përparësi kanë kandidatët me përvojë pune si ndihmës deposit apo punë të ngjashme,
  • Të ketë shkathtësi organizative dhe të menaxhimit të kohës,
  • Patentë shoferi valide,
  • Të jetë fleksibil në orarin e caktuara.

POZITA: Mirëmbajtese

Përgjegjësitë: 

  • Përgjegjëse për mirëmbajtjen e hapësirave të brendshme të kompanisë,
  • Të njeh dhe përdor mjetet e punës sipas praktikav të mirëmbajtjes higjienike,
  • Zbaton rregulloren e kompanisë për siguri,
  • Ruajtja e pajisjeve të kompanisë,

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cakura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-in e tyre përmes email adrese elektronike [email protected]   

Në fushën e subjektit të specifikohet pozita për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet do të ftohen në fazat e metëjshme të rekrutimit.