www.ofertapune.net Vende të lira pune (Shqipëri, Kosovë) | PunaIme

Vende të lira pune (Shqipëri, Kosovë)

Kompania

Beni Dona Plast Sh.p.k.

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

31-01-2023

Data e perfundimit

30-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Korporata “Beni Dona Plast” SH.P.K. me seli në adresën: Rr. “Imzot Nikë Prela”, Lagjia: “Ulpian”, pn., Prishtinë, 10 000, Republika e Kosovës, në përputhje me Statutin e Korporatës dhe duke u bazuar në dispozitat e nenit 8 Rregullores për Funksionimin e Brendshëm të Korporatës, më datë 30.01.2023, shpall ketë:

K O N K U R S

Me qëllim të avancimit dhe të rritjes së veprimtarisë, “Beni Dona Plast”sh.p.k, tani është duke kërkuar staf mbështetës të kualifikuar dhe profesional për pozitat e punës si në vijim, vendet e punes Shqipëri dhe Kosovës:  

  1. Zyrtar/e për Financa (Ekonomist/e)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Organizon i punëve të financave;
  • Përgatit raportet mujore për ATK;
  • Përgatit pasqyrat financiare;
  • Harton dhe përgatit listën e pagave;
  • Informon menaxherin rreth financave;
  • Regjistron të dhënat e të gjitha hyrjeve – daljeve;
  • Kryen edhe punë tjera me kërkesën e menaxherit;
  • Koordinohet me menaxherin;
  • Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.            

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Dëshmi mbi kualifikimet profesionale bachelor, përparësi kanë ata me mastër në Fakultetitin Ekonomik apo ata të cilët kanë përfunduar studimet jashtë vendit;
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme 3 vite (e preferueshme);
  • Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”, dhe të njoh gjuhë të huaj (Angleze etj) .

  1. Zyrtar/e për Kontabilitet (Kontabilist/e e çertifikuar)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Organizon punët e financave dhe kontabilitetit;
  • Bënë deklarimet dhe veprimet tjera që ndërlidhen me kontabilitet;
  • Përgjegjes në punet financiare/kontabilitetit dhe deklarimeve në ATK, dhe rregullime te dokumentacionit përkatës për të cilat duhet të raportohet nga kompania;
  • Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Dëshmi mbi kualifikimet profesionale master në fakultetin ekonomik si dhe çertifikatën e kontabiliteti;
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme (e domosdoshme);
  • Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”, dhe të njoh gjuhë të huaj (Angleze etj).

  1. Kuzhinier/e

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitjen e të gjitha llojeve të ushqimit në bazë të porosive;
  • Merr iniciativa për përgatitjen e specialiteteve të reja të ushqimeve;
  • Kujdeset për mjetet e punës dhe për pastërtinë e tyre;
  • Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.                  

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Dëshmi mbi kualifikimet profesionale;
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme;
  • Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.

Çka ofrojm ne:

  • Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
  • Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.

  1. Ndihmës Kuzhinier/e

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon në përgatitjen e të gjitha llojeve të ushqimit në bazë të porosive;
  • Merr iniciativa për përgatitjen e specialiteteve të reja të ushqimeve;
  • Kujdeset për mjetet e punës dhe për pastërtinë e tyre;
  • Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Dëshmi mbi kualifikimet profesionale;
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme;
  • Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.

Çka ofrojm ne:

  • Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
  • Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.

  1. Punonjese në kuzhinë/e (Enëlarese,sallatere ,pastruese,serviruese,Embëltoriste)

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Dëshmi mbi kualifikimet profesionale;
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme;
  • Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.

Çka ofrojm ne:

  • Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
  • Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit për këto pozita mund të aplikojnë ku së bashku me Aplikacionin, të bashkëngjitni CV-në dhe dokumentet tjera mbështetëse, t’i dërgojnë përmes formës elektronike;
  • Aplikacionet mund të dorëzohen dhe në e-mail: [email protected] (tel: 044 508 507) në subject të ceket: Emri Mbiemri, Pozita dhe Qytetin për në të cilën aplikoni;
  • Afati për aplikim do të jetë nga data 31.01.2023 deri më 15.02. 2023,  (15 ditë).

VËREJTJE: Dokumente e pakompletuara, dhe dokumente të cilat nuk plotësohen sipas specifikave të lartcekura nuk do të trajtohen. Vetëm kandidatët/et të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të ftohen

Aplikacioni per punesim