www.ofertapune.net Vende të lira pune | PunaIme

Vende të lira pune

Kompania

Premium Bakery

Lokacioni

Ferizaj , Prishtinë

Data e publikimit

09-01-2023

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvoje shumëvjeçarë ne industrinë e ushqimit me prodhimin e varieteteve te ndryshme te produkteve te miellit.

Ne ofrojmë buke dhe pjekurina te tjera te kualitetit shume te larte te cilat janë te certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve me te larta ndërkombëtare.

Me qellim te zgjerimit te rrjetit te shitjes ne ju ftojmë te gjithë te interesuarit te aplikojnë për pozitat ne vijim :

Agjent Ambullantiv

Detyrat kryesore:

  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
  • Rekruton kliente të ri dhe sigurohet që sherbimi ndaj klientëve te jetë ne nivelin me të larte
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
  • Bën prezentimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin perkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
  • Kontrollon cilesine e mallit të lënë tek klienti, nën palimin e mallit dhe kthimin ne rast të dëmtimit apo skadimit të afatit.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që  i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme
  • Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur ;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Patentë të vozitjes, kategori B

Ndihmes – Depoist

 

Detyrat kryesore:

  • Përgjegjës për përgatitjen dhe verifikimin e mallit për liferim      
  • Ngarkimi i mallit per liferim      
  • Pranimi i mallit te nga furnitorët     
  • Furnizimi i brendshëm më lëndë te parë.
  • Klasifikimi i mallit sipas brendeve dhe mirembajtja e tij      
  • Kontrollimi i afateve      
  • Detyra tjera ditore të cilat kërkohen nga udhëheqësi i divizionit të Administratës

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme. 
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Patentë të vozitjes, kategori B

Arkatare – Shitëse (5 pozita ) Regjioni i Prishtines dhe Ferizaj

Detyrat kryesore:

  • Ofrimi dhe prezantimi i produkteve
  • Shërbimi i klientëve
  • Përgatitja e produkteve për shitje    .
  • Detyra tjera ditore të cilat kërkohen nga menaxheri

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme. Universiteti Avantazh
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të motivit personal
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike:  [email protected]

Vetëm kandidatet qe hyjnë ne rrethin e ngushte do te njoftohen përmes telefonit dhe do te ftohen ne interviste.

Konkursi mbetet i hapur nga data 09/01/2023 – 09/02/2023