www.ofertapune.net Vende të lira pune (15) | PunaIme

Vende të lira pune (15)

Kompania

KOSTT Sh.a

Data e publikimit

21-06-2024

Data e perfundimit

10-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

Bazuar në nenin 8 të Ligjit të punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenin 5 (paragrafi 1, 2, 4, 5) dhe nenit 7 të Udhëzimit Administrativ MFPT-nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenin 6.2 dhe 9.2 të Politikës së rekrutimit, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh. a. për plotësim të vendeve të lira të punës si më poshtë shpall: 

KONKURS PUBLIK

1. Shef/e i/e Kabinetit të Kryeshefit Ekzekutiv
2. Specialist/e për Çështje Rregullative
3. Specialist/e për Tarifa
4. Teknik/e për TIK
5. Operator/e në nivelin 110 (220)/x kV/kV (11 kryes)

Titulli i vendit të punës:                       Shef/e i/e Kabinetit të Kryeshefit Ekzekutiv
Ndërmarrja:                                            KOSTT – Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh.A.
Numri referues:                                     1.0.1.0
Kohëzgjatja e kontratës:                      Për kohë të pacaktuar
Orari i punës:                                         Puna me orar të plotë
Lartësia e pagës bazë mujore:          1707 euro
Numri i kryesve:                                   1
Kushtet e punës:                                  Puna në zyre
Vendi i punës (lokacioni):                  Selia Qendrore e KOSTT-it, Prishtinë
Mënyra e aplikimit:                             Adresa elektronike (email)

Përmbledhje e detyrave për pozitën: Shef/e i/e Kabinetit të Kryeshefit Ekzekutiv

Kjo pozitë luan një rol të rëndësishëm në drejtimin strategjik dhe operacional të ndërmarrjes, duke shërbyer ndërlidhje ndërmjet Kryeshefit Ekzekutiv dhe pjesës tjetër të ndërmarrjes. Ka për detyrë të sigurojë që të gjitha informacionet, vendimet dhe iniciativat e rëndësishme të komunikohen në mënyrë efektive brenda dhe jashtë kompanisë, duke mbajtur një fokus të qëndrueshëm mbi arritjen e qëllimeve strategjike dhe rritjen e performancës së përgjithshme. Mbikëqyrë dhe koordinon aktivitetet e përditshme të zyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, duke u përgjigjur ndaj sfidave strategjike dhe operacionale me zgjidhje të informuara dhe të qëndrueshme.  

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

Brenda kësaj detyre, përgjegjësitë dhe detyrat e tij specifike janë:

Mbështetja e Kryeshefit Ekzekutiv në hartimin dhe implementimin e strategjisë së biznesit duke bashkëvepruar me anëtarët tjerë të ekipit ekzekutiv. Përkthimi i qëllimeve dhe strategjive të përgjithshme të kompanisë në plane të qarta veprimi, duke siguruar zbatimin efikas të tyre në të gjitha nivelet e kompanisë:

  • Menaxhimi dhe optimizimi i komunikimeve të brendshme dhe të jashtme, duke garantuar që mesazhet kryesore dhe vendimet strategjike të transmetohen qartë dhe në mënyrë koherente në të gjitha nivelet e kompanisë
  • Përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen e projekteve strategjike me rëndësi të lartë, duke u siguruar që ato të përfundojnë me sukses dhe brenda afateve të caktuara dhe raportimi i tyre tek Kryeshefi Ekzekutiv
  • Përgatitja e raporteve të detajuara dhe analizave për Kryeshefin Ekzekutiv, duke ofruar perspektiva të thella dhe rekomandime bazuar në analizën e performancës dhe trendeve të indu
  • strisë
  • Identifikimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve strategjike me partnerë të jashtëm, të brendshëm dhe agjencitë rregullatore për të avancuar interesat e ndërmarrjes
  • Drejtimi dhe zhvillimi i ekipeve brenda kabinetit të Kryeshefit Ekzekutiv, duke promovuar një kulturë të lartë të performancës, inovacionit dhe bashkëpunimit
  • Përgjigjet në kërkesat/pyetjet e drejtuara në emër të Kryeshefit Ekzekutiv si dhe siguron mbështetje dhe mbikëqyrje për projekte dhe iniciativa të veçanta

Të tjera

Për më tepër ai/ajo kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Kryeshefi Ekzekutiv, dhe që janë të nevojshme për funksionimin efektiv të KOSTT-it, si dhe punë shtesë sipas nevojës dhe kërkesës rreth përgatitjes së analizave, raporteve apo memove të ndryshme.

Kërkesat profesionale/Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

Shkollimi:                       Diploma universitare
Dega/drejtimi/lëmia:   Administrim biznesi, ekonomi, juridik apo fushë të ngjashme

  • Çertifikime tjera profesionale në fushën e financave, kontabilitetit dhe auditimit konsiderohen përparësi
  • Pesë (5) vite përvojë pune profesionale e dëshmuar në pozita koordinuese, udhëheqëse ose menaxhuese
  • Përvojë të thelluar menaxheriale në një mjedis korporativ ose publik, duke demonstruar sukses në menaxhimin e ekipeve dhe projekteve të ndërlikuara (e preferuar)
  • Njohuri për industrinë e shërbimeve publike
  • Aftësi të shquara për punë ekipore, komunikuese dhe ndërmjetësuese, si me shkrim ashtu edhe verbalisht
  • Njohje të mirë të gjuhës angleze (shkrim dhe folur)
  • Aftësi të ruajtjes së konfidencialitetit të informatave, diskrecion dhe lojalitet
  • Aftësi të fuqishme organizative që pasqyrojnë aftësinë për të kryer dhe prioritizuar detyrat e shumëfishta me një vëmendje të shkëlqyeshme në detaje
  • Aftësi të fortë analitike dhe strategjike për të ndihmuar në udhëheqjen dhe orientimin e vendimmarrjes në nivelin më të lartë të organizatës

Njoftimi me rezultatin e konkursit

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik aplikantët/kandidatët do të njoftohen pas çdo faze të zhvillimit të procesit të vlerësimit të kandidatëve

Mënyra e vlerësimit të aplikantëve/kandidatëve 

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 (neni13, paragrafi 2) për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik dhe akteve të brendshme, kandidatët për pozitën: Shef/e i/e Kabinetit të Kryeshefit Ekzekutiv do ti nënshtrohen vetëm intervistimit, kriteret e vlerësimit:

Intervista deri në shtatëdhjetë (70) pikë

Jetë përshkrimi (CV) deri në tridhjetë (30) pikë

Titulli i vendit të punës:                   Specialist/e për Çështje Rregullative
Ndërmarrja:                                       KOSTT – Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh.A.
Numri referues:                                1.12.1.1
Kohëzgjatja e kontratës:                 Për kohë të pacaktuar
Orari i punës:                                    Puna me orar të plotë
Lartësia e pagës bazë mujore:      838 euro
Numri i kryesve:                               1
Kushtet e punës:                             Puna në zyre
Vendi i punës (lokacioni):              Selia Qendrore e KOSTT-it, Prishtinë
Mënyra e aplikimit:                       Adresa elektronike (email)

Përmbledhje e detyrave për pozitën: Specialist/e për Çështje Rregullative 

Detyra e Specialistit për Çështje Rregullative është të mbështesë Menaxherin për Çështje Rregullative dhe Drejtorin pёr Çёshtje Rregullative dhe Tarifave lidhur me  të gjitha detyrat operative që kanë të bëjnë me çështjet rregullative.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

Asistim në inkorporomin e kërkesave  rregullative që dalin nga baza rregullative. Specialisti për Çështje Rregullative i asiston Menaxherit për Çështje Rregullative në ekzekutimin e inkorporimit të kërkesave rregullative që dalin nga baza rregullative e Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe palëve tjera të interesit si MZhE, MIE, etj. Detyrat dhe përgjegjësitë në kuadër të kësaj pozite janë:

  • Harton dhe adopton kërkesat e përgjithshme  në lidhje me çështjet rregullative
  • Shqyrton kërkesat nga korniza ligjore dhe rregullative dhe drafton Marrëveshjet përkatëse që ndërlidhen me kyçjet fizike të palëve në Rrjetin e Transmetimit 
  • Mbështetje në adoptimin dhe ndryshimin e kodeve teknike
  • Shqyrton dhe komenton ndryshimet në bazën rregullative nga institucionet tjera përkatëse 
  • Mbështetje në ofrimin e të dhënave lidhur me kërkesat e Zyrës së Rregullatorit për Energji
  • Adopton kërkesat nga korniza ligjore dhe rregullative e sektorit të energjisë elektrike për çështjet  rregullative
  • Monitoron implementimin e Kodit të Rrjetit dhe përgatit Raportin e implementimit tё Kodit tё Rrjetit nё baza vjetore
  • Harton dhe rishikon Procedurat Operative të brendshme dhe tё jashtme për Çështje Rregullative 
  • Përgatit raportet mujore, tremujore dhe vjetore të progresit që kërkohen nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) dhe Ministria e Integrimeve Evropiane (MIE) sipas kërkesave,
  • Sipas kërkesave nga MZhE dhe MIE asiston dhe përgatit programet zbatuese që ndërlidhen me KOSTT sipas kërkesave nga programet zhvillimore qeveritare
  • Asiston, organizon, përgatit raportet, shkresat dhe kërkesat që ndërlidhen me  takimet e Komisionit për Qeverisjen e Kodeve Operacionale (KQKO)

Shqyrtimi i ndryshimeve rregullative 

Monitoron dhe shqyrton ndryshimet në legjislacionin vendor dhe evropian në pikëpamje të çështjeve rregullative, dekreteve dhe vendimeve administrative.

Asistim në dhënien e mbështetjes rregullative për funksionet tjera 

Specialisti për Çështje Rregullative është përgjegjës për mbështetjen e funksioneve të tjera me ndikim rregullativ në pikëpamje të draftimit të raporteve, procedurave si dhe të funksioneve tjera mbështetëse.

Të tjera

Kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me aspektet rregullative të cilat kërkohen nga Drejtori për Çështje Rregullative dhe Tarifa dhe Menaxheri për Çështje Rregullative që janë të nevojshme për funksionim efektiv të KOSTT.

Kërkesat profesionale/Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

Shkollimi:                     Diploma universitare, kualifikimet post universitare konsiderohen përparësi

Dega/drejtimi/lëmia:  Ekonomik, Administrim Biznesi, Juridik, Administratë Publike ose Inxhinierisë Elektrike

  • Përvojë pune profesionale 3 vite (të dëshmuara)   
  • Njohuri e thellë për çështjet e rregullimit
  • Njohuri e thellë e industrisë publike në nivel lokal dhe global
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze

Njoftimi me rezultatin e konkursit

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik aplikantët/kandidatët do të njoftohen pas çdo faze të zhvillimit të procesit të vlerësimit të kandidatëve

Mënyra e vlerësimit të aplikantëve/kandidatëve 

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik Testi me shkrim vlerësohet deri në shtatëdhjetë (70) pikë

Intervista deri në njëzet (20) pikë

Jetë përshkrimi (CV) deri në dhjetë (10) pikë

Titulli i vendit të punës:                   Specialist/e për Tarifa
Ndërmarrja:                                        KOSTT – Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh.A.
Numri referues:                                 1.12.2.1
Kohëzgjatja e kontratës:                 Për kohë të pacaktuar
Orari i punës:                                     Puna me orar të plotë
Lartësia e pagës bazë mujore:      826 euro
Numri i kryesve:                              1
Kushtet e punës:                              Puna në zyre
Vendi i punës (lokacioni):              Selia Qendrore e KOSTT-it, Prishtinë
Mënyra e aplikimit:                         Adresa elektronike (email)

Përmbledhje e detyrave për pozitën: Specialist/e për Tarifa

Detyra e Specialistit për Tarifa është të bëj grumbullimin e të dhënave për aplikacionin/raportimin për tarifa dhe kalkulimin e tarifave për shfrytëzimin e sistemit të transmisionit në pajtim me kërkesat e Rregullatorit (ZRRE),  Ligjin për Energjinë Elektrike të Kosovës, rregullat dhe metodologjitë përkatëse.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

Kalkulimi i tarifave të transmetimit

  • Bën kalkulimin e kostos dhe kalkulimin e kërkesave për të hyrat vjetore apo pesëvjeçare të KOSTT-it
  • Bashkëpunon me Departamentin e Financave lidhur me informatat specifike të kostos për kalkulimin e ngarkesës së rrjetit për përdorim dhe kyçje dhe shërbimet tjera të KOSTT-it
  • Vlerësimi ekonomik dhe monitorimi i tregut për shqyrtimin e kërkesave për të ardhmen

Të tjera

Kryen edhe punë të tjera të cilat kërkohen nga Menaxheri për Tarifa që janë të nevojshme  për funksionim efektiv të KOSTT-it.

Kërkesat profesionale/Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

Shkollimi:                     Diploma universitare, kualifikimet post universitare konsiderohen përparësi
Dega/drejtimi/lëmia:  Ekonomik, Administrim Biznesi, Juridik, Administratë Publike ose Inxhinierisë Elektrike.

  • Minimum tri vite përvojë pune profesionale (të dëshmuara)
  • Njohuri bazë në kontabilitet (kostos) dhe kontrolle
  • Njohuri bazë të çështjeve të rregullimit për tarifa
  • Njohje të mirë të gjuhës angleze

Njoftimi me rezultatin e konkursit

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik aplikantët/kandidatët do të njoftohen pas çdo faze të zhvillimit të procesit të vlerësimit të kandidatëve

Mënyra e vlerësimit të aplikantëve/kandidatëve 

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik Testi me shkrim vlerësohet deri në shtatëdhjetë (70) pikë

Intervista deri në njëzet (20) pikë

Jetë përshkrimi (CV) deri në dhjetë (10) pikë

Titulli i vendit të punës:                        Teknik/e për TIK
Ndërmarrja:                                             KOSTT – Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh.A.
Numri referues:                                     1.14.4.5
Kohëzgjatja e kontratës:                      Për kohë të pacaktuar
Orari i punës:                                         Puna me orar të plotë
Lartësia e pagës bazë mujore:           686 euro
Numri i kryesve:                                   1
Kushtet e punës:                                  Puna në Zyre dhe Teren
Vendi i punës (lokacioni):                  Selia Qendrore e KOSTT-it, Prishtinë
Mënyra e aplikimit:                            Adresa elektronike (email)

Përmbledhje e detyrave për pozitën: Teknik/e për TIK

Tekniku i TIK i asiston tërë stafin e sektorit të TIK lidhur  me të gjitha veprimet e nevojshme të përkrahjes së stafit të KOSTT duke qenë linja e parë e kontaktit të  sektorit TIK në pajtim me kërkesat ligjore, politikave dhe procedurave të TIK dhe praktikës më të mirë profesionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

Në kuadër të kësaj pozite detyrat specifike dhe përgjegjësitë të tij/saj janë:

Administrimi dhe Implementimi

  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e sisteit  të kamerave CCTV, duke përfshirë kamerat, video regjistruesit dhe komponentët e lidhur me harduerin dhe softuerin
  • Të bashkëpunoni me ekipet e TIK për të integruar sistemet e kamerave me infrastrukturën e rrjetit, duke siguruar lidhjen, sigurinë dhe kontrollin e duhur të qasjes
  • Të kryeni detyra rutinë të mirëmbajtjes, të tilla si pastrimi i kamerave, përditësimi i firmuerit dhe zëvendësimi i komponentëve me defekt për të siguruar performancë dhe besueshmëri optimale
  • Monitoromi i sistemeve te kamerave për performancën dhe sigurinë, duke përfshirë analizimin e pamjeve, identifikimin e anomalive dhe reagimin ndaj incidenteve sipas nevojës
  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e sistemit VoIP, duke përfshirë IP PBX (Private Branch Exchange), trunk-et SIP (Session Initiation Protocol), portat VoIP dhe komponentët e lidhur me harduerin dhe softuerin
  • Të vendosni dhe menaxhoni pikat fundore të VoIP, të tilla si telefonat IP, telefonat e analog, duke siguruar lidhjen dhe funksionalitetin e duhur
  • Bashkëpunoni me inxhinierët e rrjetit për të optimizuar infrastrukturën e rrjetit për trafikun VoIP, duke përfshirë konfigurimet QoS (Cilësia e Shërbimit), menaxhimin e gjerësisë së brezit dhe cilësimet e murit të zjarrit
  • Të ndihmoni në planifikimin dhe zbatimin e përmirësimeve dhe zgjerimeve të sistemit të kamerës, duke përfshirë vlerësimin e teknologjive të reja dhe rekomandimin e zgjidhjeve
  • Të ofroni mbështetje teknike dhe trajnime për përdoruesit fundorë mbi funksionimin, funksionalitetin dhe praktikat më të mira të sistemit të kamerës
  • Të respektoni rregulloret, standardet dhe protokollet përkatëse që rregullojnë sistemet e kamerave CCTV dhe privatësinë e të dhënave
  • Administron thirrjet dhe tiketat e përkrahjes (helpdeskut) të shfrytëzesve, identifikon problemet, i zgjidh ato dhe mbyll tiketat  
  • Instalon harduerin dhe softuerin e shfrytëzuesve sipas politikave të TIK
  • Identifikon dhe zgjidh probleme  të sistemit telefonik IP dhe sistemit të kamerave 
  • Vlerëson performancën e pajisjeve të TIK-ut dhe rekomandon shtimin e aksesorëve të nevojshëm për rritjen e performancës së tyre. I raporton administratorit të sistemit të TIK-ut lidhur me problemet e shfaqura në sistemin e TIK-ut
  • Asiston në shqyrtimin e kërkesave për harduer të TIK
  • Merr pjesë në zbatimin dhe testimin e harduerit të TIK
  • Vlerëson performancën e pajisjeve të sistemit telefonik IP dhe rekomandon shtimin e aksesorëve të nevojshëm për rritjen e performancës së tyre. I raporton Administratorit për Sisteme të Komunikimit me Zë 
  • Asiston në operimin e sistemit të dokumenteve, atë administrativ dhe financiar
  • Krijon, azhurnon, demonstron dhe mirëmban dokumentacionin e sistemit TIK
  • Konfiguron dhe përkrah pajisjet periferike si aparatet fotokopjuese, skanerët, printerët dhe pajisjet tjera Asiston në konfigurimin e infrastrukturës së rrjetit
  • Azhurnon sipas nevoje ne Ueb faqen e KOSTT-it

Mirëmbajtja dhe Mbështetja 

  • Është personi i parë i cili kontaktohet për zgjidhjen e problemeve të TIK
  • Asiston në kornizën e sigurisë dhe kontrollit për sisteme të TIK
  • Të zgjidhë problemet teknike me sistemet e kamerave, diagnostifikimi i problemeve dhe zbatimi i zgjidhjeve në kohën e duhur për të minimizuar kohën e ndërprerjes
  • Të mbani dokumentacion të saktë të konfigurimeve të sistemit të kamerës, instalimeve, aktiviteteve të mirëmbajtjes dhe procedurave të zgjidhjes së problemeve
  • Asiston në punët e administratorit të sistemit të TIK dhe administratorit për sisteme të komunikimeve me zë
  • Monitorimi i performancën dhe besueshmërinë e sistemit VoIP, të identifikoni në mënyrë proaktive problemet dhe të zbatoni zgjidhjet për të siguruar cilësinë dhe disponueshmërinë optimale të zërit
  • Mbështetë stafin e KOSTT-it në përdorimin e harduerit dhe zgjidhjen e problemeve me harduer
  • Mbikëqyrë dhe mirëmban harduerin dhe softuerin e kompjuterëve dhe pajisjet tjera periferike në KOSTT (Seli Qendrore dhe Nënstacione) 
  • Asiston në mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e sistemit të video vëzhgimit në Selinë Qendrore  të KOSTT dhe në Nënstacione
  • Mirëmbajtja dhe pastrimi i kompjuterëve, dhe pajisjeve tjera përcjellëse
  • Merr pjesë në trajnimin e stafit të KOSTT-it dhe propozon trajnime të nevojshme për stafin

Të tjera

Kryen punë të tjera të cilat kërkohen nga ana e Menaxherit të TIK dhe Drejtorit për Shërbime Përkrahëse  e që janë të nevojshme për funksionim efektiv të KOSTT-it.

Kërkesat profesionale/Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

Shkollimi:                        Diploma e Shkollës së Mesme
Dega/drejtimi/lëmia:     Elektronike

  • Trajnime në TIK apo ngjashëm
  • Përvojë pune profesionale 2 vite
  • Njohuri e mjaftueshme e gjuhës angleze

Njoftimi me rezultatin e konkursit

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik aplikantët/kandidatët do të njoftohen pas çdo faze të zhvillimit të procesit të vlerësimit të kandidatëve

Mënyra e vlerësimit të aplikantëve/kandidatëve 

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik Testi me shkrim vlerësohet deri në shtatëdhjetë (70) pikë

Intervista deri në njëzet (20) pikë

Jetë përshkrimi (CV) deri në dhjetë (10) pikë

Titulli i vendit të punës:                               Operator/e në nivelin 110 (220)/x kV/ kV
Ndërmarrja:                                                   KOSTT – Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh.A.
Numri referues:                                            1.6.7.7
Kohëzgjatja e kontratës:                             Për kohë të pacaktuar
Orari i punës:                                                Puna me orar të plotë
Lartësia e pagës bazë mujore:                 617 euro
Numri i kryesve:                                         11
Kushtet e punës:                                        Puna në Nënstacione
Vendi i punës (lokacioni):                         1 kryes NS Burimi, 1 kryes NS Gjakova 2, 1 kryes NS Prishtina 2, 1
kryes NS Theranda, 1 kryes NS Prizreni 2, 1 kryes NS Deçani, 2 kryes NS Ferizaj 1, 3 kryes NS Kastrioti ( Ferizaj )

Mënyra e aplikimit: Adresa elektronike (email)

Përmbledhje e detyrave për pozitën: Operator në nivelin 110(220)/xkV/ kV

Është përgjegjësi kryesor për të gjitha manipulimet në NS 110/10 kV. Gjatë tërë orarit të punës duhet të bashkëpunojë ngushtë me Dispeçerin e Qendrës Nacionale ( QND), përgjegjësin e NS dhe Menaxherin e Operimit. Me urdhër të Dispeçerit operon me stabilimentet në NS, në funksionim të mbarëvajtjes së tërësishme të KOSTT dhe SEE në tërësi. Operimi do të vazhdojë deri në kalimin e operimit nga QND përmes SCADA sistemit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

Përmes Dispeçerëve të QND, Operatorët kryejnë të gjitha operimet e mundshme për mbikëqyrjen, operimin dhe mirëmbajtjen e nënstacioneve dhe linjave. Detyrat dhe përgjegjësitë e tij specifike janë:

  • Zbatimi në përpikëri i Procedurës për Operim
  • Operimi me të gjitha llojet e pajisjeve elektrike në emër të dispeçerit
  • Monitorimi i performancës së nënstacionit
  • Shënimi i performancës dhe incidenteve  në nënstacione dhe raportimi i tyre
  • Mbajtja e shënimeve për të gjitha veprimtaritë në nënstacion 
  • Evidentimi i kohës së operimeve
  • Mban evidencë për gjendjen e furnizimit vetanak, e në rast nevoje lajmëron Menaxherin për Operim
  • Evidentimi i rënieve të stabilimenteve elektroenergjetike në kohë reale, deshifrimi i mbrojtjeve të cilat kanë vepruar 
  • Vrojtimi dhe evidentimi i gjendjeve jonormale në fushat në eksploatim, lajmërimi i tyre tek dispeçeri
  • Periodikisht bënë vrojtimin e gjendjes së stabilimenteve elektroenergjetike të trafostacionit dhe raportimit
  • Ruan dokumentacionin teknik të trafostacionit
  • Mban pastërtinë në objekt
  • Gjatë tërë orarit të punës nuk guxon të largohet nga objekti
  • Sipas nevojës, Menaxheri i Operimit me NS e cakton në NS e të njëjtit nivel në të cilin duhet të punojë

Të tjera

Kryen detyra tjera të cilat kërkohen nga përgjegjësi i nënstacionit apo Menaxherit  të Operimit me NS  dhe të cilat janë të nevojshme për funksionimin efektiv të  KOSTT-it dhe sistemit në tërësi.

Kërkesat profesionale/Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

Shkollimi:                      Diploma e Shkollës së mesme Elektronike apo Teknike

Dega/drejtimi/lëmia:   Elektroenergjetikë, Instalime Elektrike apo ngjashëm

  • Përvojë pune profesionale minimum 6 muaj (të dëshmuara)
  • Njohja e punёs me kompjuter
  • Besueshmëria dhe përpikëria 

Njoftimi me rezultatin e konkursit

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik aplikantët/kandidatët do të njoftohen pas çdo faze të zhvillimit të procesit të vlerësimit të kandidatëve

Mënyra e vlerësimit të aplikantëve/kandidatëve 

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik Testi me shkrim vlerësohet deri në shtatëdhjetë (70) pikë

Intervista deri në njëzet (20) pikë

Jetë përshkrimi (CV) deri në dhjetë (10) pikë

Mënyra e aplikimit 

Aplikimi bëhet përmes email adresës elektronike. Dokumentet duhet të ngarkohen sipas kërkesave të konkursit. Pasi të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës elektronike do të pranoni një email për konfirmim të pranimit të email-it tuaj. Nëse nuk keni pranuar email-in konfirmues, atëherë shkruani në email adresën [email protected] (vetëm në rastin kur pas aplikimit nuk e keni pranuar email-in konfirmues).

Dokumentet që duhet të ngarkohen dhe dërgohen si pjesë e aplikimit dhe mënyra e dërgimit të tyre:

Gjatë aplikimit për pozitat në fjalë kandidatët duhet të kenë kujdes hapat e aplikimit:

  • Aplikimi bëhet vetëm përmes adresës (postës) elektronike (email) [email protected] 
  • Në email për aplikim duhet të bashkangjiten (ngarkohen) dokumentet si në vijim:
  • Aplikacionin-CV-në (ver. 4.0) të shkarkuar nga web faqja zyrtare e KOSTT Sh.A.: www.kostt.com
  • Dëshmia për kualifikimin profesional: Diploma universitare, e skanuar në formatin.pdf dhe e bashkangjitur në email (nëse diploma është fituar jashtë vendit duhet bashkangjitur vërtetimin e nostrifikimit të diplomës apo aktin që dëshmon se diploma është në procedurë të nostrifikimit me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të kontratës së punës
  • Dëshmia për përvojën profesionale: Vërtetim pune (referencë) nga punëdhënësit tuaj të mëparshëm apo aktual me të cilën vërtetohet përvoja juaj për profesionin që keni. Në vërtetim (referencë) duhet të jetë data e fillimit dhe mbarimit të punësimit apo angazhimit tuaj tek punëdhënësi juaj.
  • Dëshmi tjera të dokumenteve sipas kërkesave dhe kritereve të konkursit publik.

KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimit për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këto vende pune.

Vërejtje: Gjatë aplikimit aplikantët/kandidatët duhet të kenë gjithashtu kujdes, si në vijim:

Nëse nuk e deklaroni që anëtari i familjes suaj është në marrëdhënie pune me KOSTT, në cilëndo fazë të zhvillimit të vlerësimit të kandidatit që vërtetohet, aplikacionet-CV-të tuaja do të refuzohen.

Aplikacionet e dërguara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa ato të mangëta ose ato që nuk janë në formatin e kërkuar më lartë do të refuzohen.

Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët, të cilët i plotësojnë kërkesat/kriteret e konkursit të shpallur në mjetet e informimit dhe në webfaqen zyrtare të KOSTT-it.

Dokumentacioni shtesë të dërguara nga kandidati pas përfundimit të afatit të aplikimit nuk mund të kërkohet dhe as të pranohet.

  6.  Kalendari i përafërt: Pas përfundimit të afatit të aplikimit, për pozitën nr.1. brenda 17 dite intervista,

brenda 5 dite njoftimi final, si dhe brenda 15 dite lidhje e marrëdhënies së punës me kandidatin e suksesshëm. Për pozitat nr. 2, 3, 4 dhe 5 pas përfundimit të afatit të aplikimit, brenda 20 dite testimi me shkrim, brenda 15 dite intervista, brenda 5 dite njoftimi final, si dhe brenda 15 dite lidhje e marrëdhënies së punës me kandidatin e suksesshëm.

Kalendari i përafërt do të aplikohet në rast se nuk  ka ankesa të cilat e pezullojnë afatin e paraparë të rrjedhës së procesit të konkursit sipas UA nr. 01/2024.

Dokumentet origjinale të cilat i vërtetojnë faktet e theksuara në aplikacion-CV duhet të prezantohen në momentin e intervistimit.

Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit dhe në webfaqen e KOSTT, nga data 21.06.2024  deri më 05.07.2024 ora 24:00.


Na osnovu člana 8. Zakona o radu br. 03/L-212 Republike Kosovo, član 5. (stav 1, 2, 4, 5) i član 7. Administrativnog uputstva MFRT-br. 01/2024 o regulisanju konkursnih postupaka u javnom sektoru, član 6.2 i 9.2 Politike zapošlјavanja, Operator sistema, prenosa i tržišta-KOSTT a. d. radi popunjavanja dole navedenih slobodnih radnih mesta raspisuje: 

JAVNI KONKURS 

  1. Šef kabineta izvršnog direktora 
  2. Specijalista za regulatorna pitanja 
  3. Specijalista za tarife 
  4. IKT tehničar 
  5. Operater na nivou 110 (220)/k kV/kV (11 izvršilaca) 

Naziv radnog mesta:                                Šef kabineta izvršnog direktora
Preduzeće:                                                 KOSTT – Operator sistema, prenosa i tržišta A.D.
Referentni broj:                                         1.0.1.0
Trajanje ugovora:                                     Na neodređeno vreme
Radno vreme:                                           Posao sa punim radnim vremenom
Visina osnovne mesečne zarade:        1707 evra
Broj izvršilaca:                                        1
Uslovi rada:                                              Rad u kancelariji
Radno mesto (lokacija):                         Centralno sedište KOSTT-a, Priština
Način apliciranja:                                    Elektronska adresa (e-mail)

Pregled dužnosti za poziciju: šef kabineta izvršnog direktora 

Ova pozicija igra važnu ulogu u strateškom i operativnom pravcu preduzeća, služeći kao veza između izvršnog direktora i ostatka preduzeća. Ima zadatak da obezbedi da se sve važne informacije, odluke i inicijative efikasno saopštavaju unutar i van kompanije, održavajući dosledan fokus na postizanje strateških cilјeva i povećanje ukupnog učinka. Nadgleda i koordinira svakodnevne aktivnosti kancelarije izvršnog direktora, odgovarajući na strateške i operativne izazove sa informisanim i održivim rešenjima. 

Glavne dužnosti i odgovornosti 

U okviru ove uloge, njegove specifične odgovornosti i dužnosti su: 

Podrška izvršnom direktoru u osmišljavanju i implementaciji poslovne strategije krozinterakciju sa drugim članovima izvršnog tima. Prevođenje opštih cilјeva i strategija kompanije u jasne akcione planove,  obezbeđujući njihovu efikasnu implementaciju na svim nivoima kompanije:

  • Upravlјanje i optimizacija internih i eksternih komunikacija, osiguravajući da se klјučne poruke i strateške odluke prenose jasno i koherentno na svim nivoima kompanije 
  • Odgovoran za vođenje i nadgledanje strateških projekata od velikog značaja, obezbeđujući da se oni uspešno završe i u okviru utvrđenih rokova i njihovo izveštavanje izvršnom direktoru Priprema detalјnih izveštaja i analiza za izvršnog direktora, pružajući proniclјive perspektive i preporuke zasnovane na analizi učinka i trendova u industriji 
  • Identifikovanje i razvoj strateških odnosa sa eksternim, internim partnerima i regulatornim agencijama radi unapređenja interesa preduzeća 
  • Vođenje i razvoj timova u kancelariji izvršnog direktora, promovišući kulturu visokih performansi,  inovacija i saradnje 
  • Odgovara na zahteve/pitanja upućena u ime izvršnog direktora i pruža podršku i nadzor za posebne projekte i inicijative 

Ostalo 

Pored toga, obavlјa i druge poslove koje zahteva izvršni direktor, a koji su neophodni za efikasno funkcionisanje KOSTT-a, kao i dodatne poslove po potrebi i zahtevima u vezi sa pripremanjem različitih analiza, izveštaja ili memoranduma.  

Ostali profesionalni zahtevi/ kvalifikacije, veštine i sposobnosti: 

Obrazovanje: Fakultetska diploma 

Fakultet/smer: Poslovna administracija, ekonomija, pravo ili slična oblast 

  • Ostali stručni sertifikati iz oblasti finansija, računovodstva i revizije smatraju se prednošću Pet (5) godina dokazanog profesionalnog radnog iskustva na koordinacionim, rukovodećim ili upravlјačkim pozicijama 
  • Duboko menadžersko iskustvo u korporativnom ili javnom okruženju, koje pokazuje uspeh u upravlјanju složenim timovima i projektima (poželјno) 
  • Poznavanje industrije javnih usluga 
  • Izvanredan timski rad, veštine komunikacije i posredovanja, pismene i usmene Dobro poznavanje engleskog jezika (pismeno i govorno) 
  • Sposobnost održavanja poverlјivosti informacija, diskrecije i lojalnosti 
  • Snažne organizacione veštine koje odražavaju sposobnost obavlјanja i određivanja prioriteta više zadataka sa odličnom pažnjom na detalјe 
  • Snažne analitičke i strateške veštine koje pomažu u vođenju i orijentaciji donošenja odluka na najvišem nivou organizacije 

Objavlјivanje rezultata konkursa 

Prema administrativnom uputstvu br. 01/2024 o regulisanju konkursnih postupaka u javnom sektoru,  aplikanti/kandidati će biti obavešteni nakon svake faze procesa ocenjivanja kandidata Način vrednovanja aplikanata/kandidata 

Prema administrativnom uputstvu br. 01/2024 (član 13. stav 2.) o regulisanju konkursnih postupaka u  javnom sektoru i internih akata, kandidati za poziciju: šef kabineta izvršnog direktora, biće podvrgnuti  samo intervjuu, kriterijumi za ocenjivanje: 

Intervju do sedamdeset (70) poena 

Biografija (CV) do trideset (30) bodova

Naziv radnog mesta:                            Specijalista za regulatorna pitanja
Preduzeće:                                             KOSTT – Operator sistema, prenosa i tržišta A.D.
Referentni broj:                                      1.12.1.1
Trajanje ugovora:                                  Na neodređeno vreme
Radno vreme:                                         Posao sa punim radnim vremenom
Visina osnovne mesečne zarade:       838 evra
Broj izvršilaca:                                       1
Uslovi rada:                                             Rad u kancelariji
Radno mesto (lokacija):                       Centralno sedište KOSTT-a, Priština
Način apliciranja:                                  Elektronska adresa (e-mail)

Pregled dužnosti za poziciju: Specijalista za regulatorna pitanja 

Uloga specijaliste za regulatorna pitanja je da pruža podršku menadžeru za regulatorna pitanja i direktoru za regulatorna pitanja i tarife u svim operativnim zadacima koji se odnose na regulatorna pitanja. 

Glavne dužnosti i odgovornosti 

Pomoć u inkorporaciji regulatornih zahteva koji proizilaze iz regulatorne osnove. Specijalista za regulatorna pitanja pomaže menadžeru za regulatorna pitanja u izvršenju inkorporacije regulatornih zahteva koji proizilaze iz regulatorne osnove Regulatornog ureda za energiju i drugih zainteresovanih strana kao što su MER, MEI, itd. Dužnosti i odgovornosti na ovoj poziciji su: