Vende të lira pune (14)
Data e publikimit
25/09/2020
Data e perfundimit
02-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Në bazë të dispozitave të Ligjit të Punës Nr. 03/L-22 dhe të Statutit të “PATRIOT” L.L.C. me seli në Rahovec, shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
- Menaxher i pikës së karburantit (1 pozitë)
- Punëtor shitës në pikën e karburantit (4 pozita)
- Arkëtare për shitje në market (2 pozita – femra)
- Kamarier në caffe & bar (2 pozita)
- Banakier në caffe & bar (2 pozita)
- Punëtor të sigurimit gjatë natës (2 pozita)
- Punëtor në autolarje (1 pozitë)
Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:
Për pozitën nën pikën 1 nevojiten këto kushte: arsimi i lartë profesional në ekonomik, me drejtimin, menaxhment, kontabilitet apo financa; njohuri shumë të mira profesionale e praktike në menaxhimin e personelit, njohuri të Ligjit të ATK-së, Ligjit të Punës si dhe dispozitave të tjera në lëmi financiar; shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe i gatshëm për të ndihmuar; aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike nga fusha e IT (Programet Microsoft Office); aftësi vendim-marrëse, vet iniciativë dhe i gatshëm të marr përgjegjësi në punën e tij; aftësi për punë të pavarur dhe me përgjegjësi; njohuri për të strukturuar aktivitetet e punës në mënyrë të qetë dhe të orientuar sipas kërkesave të klientelës.
Për pozitat nga pika 2 – 7 nevojiten këto kushte: arsimi i mesëm; përvojë të punës për pozitën për të cilin aplikon; njohuri bazike për përdorimin e mjeteve të punës; i dëgjueshëm dhe fleksibil në orar të punës; shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe i gatshëm për të ndihmuar; aftësi për punë të pavarur, dhe me përgjegjësi në punë.
Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:
Për secilën pozitë të veçantë, do të përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë me Kontratë të Punës.
CV-ën, me referenca si dhe me dokumentacionin përcjellës, duhet ta dërgoni në E-mail l[email protected].
Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga data e publikimit.