www.ofertapune.net Vende të lira pune (13) | PunaIme

Vende të lira pune (13)

Kompania

Abrazen

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

20-05-2025

Data e perfundimit

19-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

POZITA TË LIRA PUNE

Qumështorja VITA shpall konkurs për 13 pozita të lira pune. 

Vendi i punës: Istog

OPERATOR NË MAKINA MBUSHËSE (6 pozita të lira)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Operon me makinat mbushëse të prodhuesit Tetra Pak sipas manualit të operimeve;
  • Përcjell procesin e mbarëvajtjes së mbushjes së produktit;
  • Kryerja e detyrave shtesë sipas kërkesës dhe udhëzimeve të udhëheqësit.

Kualifikimi:

  • Të ketë të përfunduar të pakten shkollën e mesme, përparësi kandidatet me ngritje më të lartë akademike;
  • Përparësi kanë kandidatët me njohuri dhe përvojë pune paraprake;
  • Aftësi teknike bazë për të kuptuar funksionimin e makinerive;
  • Të jetë person i organizuar dhe i përpikët.

PAKETUES (4 pozita të lira)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën paketimin e produkteve sipas standardeve të përcaktuara nga kompania;
  • Raportimi i çdo problemi te mbikëqyrësi;
  • Respektimi i rregullave të sigurisë dhe higjienës në vendin e punës;
  • Kryerja e detyrave shtesë sipas kërkesës dhe udhëzimeve të udhëheqësit.

Kualifikimi:

  • Shkolla e mesme (e preferueshme);
  • Përvojë paraprake në pozita të ngjashme është përparësi;
  • Aftësi për të punuar në ekip.

SERVISER (3 pozita të lira)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Servisimi dhe mirëmbajtja e rregullt e pajisjeve të Tetrapak-ut sipas Procedurave MM;
  • Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e pajisjeve teknike në përgjithësi në fabrikë;
  • Identifikimi dhe raportimi i problemeve teknike për zgjidhje të shpejtë dhe efektive;
  • Sigurimi që të gjitha ndërhyrjet teknike të dokumentohen dhe të jenë në përputhje me standardet e sigurisë dhe cilësisë;
  • Kryerja e detyrave shtesë sipas kërkesës dhe udhëzimeve të udhëheqësit.

Kualifikimi:

  • Përvojë e mëparshme në mirëmbajtje teknike ose servis industrial;
  • Njohuri teknike mbi pajisjet e Tetrapak-ut përbëjnë përparësi;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive.

Ftojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” dhe të bëhen pjesë e ekipit tonë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?