Vende të lira pune (13)
Data e publikimit
20-05-2025
Data e perfundimit
19-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
POZITA TË LIRA PUNE
Qumështorja VITA shpall konkurs për 13 pozita të lira pune.
Vendi i punës: Istog
OPERATOR NË MAKINA MBUSHËSE (6 pozita të lira)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Operon me makinat mbushëse të prodhuesit Tetra Pak sipas manualit të operimeve;
- Përcjell procesin e mbarëvajtjes së mbushjes së produktit;
- Kryerja e detyrave shtesë sipas kërkesës dhe udhëzimeve të udhëheqësit.
Kualifikimi:
- Të ketë të përfunduar të pakten shkollën e mesme, përparësi kandidatet me ngritje më të lartë akademike;
- Përparësi kanë kandidatët me njohuri dhe përvojë pune paraprake;
- Aftësi teknike bazë për të kuptuar funksionimin e makinerive;
- Të jetë person i organizuar dhe i përpikët.
PAKETUES (4 pozita të lira)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bën paketimin e produkteve sipas standardeve të përcaktuara nga kompania;
- Raportimi i çdo problemi te mbikëqyrësi;
- Respektimi i rregullave të sigurisë dhe higjienës në vendin e punës;
- Kryerja e detyrave shtesë sipas kërkesës dhe udhëzimeve të udhëheqësit.
Kualifikimi:
- Shkolla e mesme (e preferueshme);
- Përvojë paraprake në pozita të ngjashme është përparësi;
- Aftësi për të punuar në ekip.
SERVISER (3 pozita të lira)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Servisimi dhe mirëmbajtja e rregullt e pajisjeve të Tetrapak-ut sipas Procedurave MM;
- Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e pajisjeve teknike në përgjithësi në fabrikë;
- Identifikimi dhe raportimi i problemeve teknike për zgjidhje të shpejtë dhe efektive;
- Sigurimi që të gjitha ndërhyrjet teknike të dokumentohen dhe të jenë në përputhje me standardet e sigurisë dhe cilësisë;
- Kryerja e detyrave shtesë sipas kërkesës dhe udhëzimeve të udhëheqësit.
Kualifikimi:
- Përvojë e mëparshme në mirëmbajtje teknike ose servis industrial;
- Njohuri teknike mbi pajisjet e Tetrapak-ut përbëjnë përparësi;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive.
Përfitimet:
- Pagë konkuruese
- Sigurim Shëndetësor
- Ushqim
- Transport
- Pushim sipas rregullores dhe ligjit në fuqi.
- Pagesat e të gjitha orëve shtesë sipas ligjit në fuqi.
Ftojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” dhe të bëhen pjesë e ekipit tonë.