Vende të lira pune (12)
Data e publikimit
27/07/2020
Data e perfundimit
06-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Ndertimtari
Korporata “OLTI TRASING” SH.P.K. me seli në adresën: Bulevardi “Bill Clinton”, “|Lakërishtë”, pn., Prishtinë, 10 000, Republika e Kosovës, në përputhje me Statutin e Korporatës dhe duke u bazuar në dispozitat e nenit 8 Rregullores për Funksionimin e Brendshëm të Korporatës, më datë 24.07.2020, shpall ketë:
K O N K U R S
Olti Trasing, është pjese e grupit “Beni Dona”, i specializuar në ofrimin e shërbimeve të ndërtimeve të larta dhe të ulëta, me një personel me provojë shumëvjeçare në ketë fushë.
Me qëllim të avancimit të veprimtarisë, Olti Trasing tani është duke kërkuar kandidat/e të kualifikuar dhe profesionale për pozitat e punës:
- Inxhinier/e i diplomuar i ndërtimtarisë – Drejtimi Konstruktiv (2 pozita)
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Vlerëson dhe rishikon projektet në hartim/ekzekutimin e sipër;
- Qëndrimi në terren në projekte ku bënë ekzekutimin e punimeve kompania;
- Kontribuon në projektim, vlerësim e rishikim të projekteve, kontribut në progresin dhe
zhvillimin e projekteve të reja;
- Përgjegjës për mbikëqyrjen e punës së vazhdueshme dhe të punëtorëve në terren;
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Diplomë Universitare dhe Mastër të Ndërtimtarisë;
- Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze është domosdoshme, njohja e gjuhëve të tjera është përparësi;
- Përvojë pune 5 vjeçare në kompanitë të fushave të ngjashme, pas diplomimit;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet në “MS Office”, aplikacionet
Excel, Word, Power Point, AutoCad, Corel Draw, etj;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.
- Inxhinier/e i diplomuar i Arkitekturës (2 pozita)
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Aftësi për të përcaktuar qëllimet dhe kërkesat e punëdhënësit, kontraktorëve,
nënkontraktorve, klientëve me anë të projekteve;
- Matja e hapësirave në terren, dizajni i produkteve dhe përgatitja e projekteve sipas
kërkesave të klientëve,
- Mbikëqyrja dhe menaxhimi i proceseve të ndërtimit, prodhimit në korporatë si dhe
mbikëqyrja dhe menaxhimi i ekzekutimit të projekteve dhe të punësuarave në terren;
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Diplomë universitare dhe Mastër të Fakultetit të Ndërtimtarisë;
- Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze është domosdoshme, njohja e gjuhëve të tjera është përparësi;
- Përvojë pune 5 vjeçare në kompanitë të fushave të ngjashme, pas diplomimit;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet në “MS Office”, aplikacionet
Excel, Word, Power Point, ArchiCad, AutoCad, Corel Draw, etj;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.
- Asistent/e i/e Administratës (1 pozitë)
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
- Përgjegjëse për kryerjen e policave të sigurimeve, përcjelljen e kohëzgjatjes së tyre dhe detyra të tjera;
- Përgjegjëse për komunikim elektronik dhe informim për të gjithë;
- Aranzhon takime dhe rezervime lidhur me kontratktorët, nënkotraktorët dhe palët tjera;
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Diplomë universitare në Administratë Publike, Ekonomik, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme;
- Njohje të gjuhës angleze e domosdoshme, njohja e gjuhëve të tjera është përparësi;
- Përvojë pune në kompanitë të sigurimeve apo të ngjashme e domosdoshme;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MS Office etj;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.
- Ekonomist/e (2 pozita)
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Mbajtja e të dhënave të sakta mbi transaksionet ditore, përgatitja e bilanceve dhe faturave;
- Regjistron llogaritë e arkëtueshme dhe llogaritë e pagueshme, përditëson sistemet e
brendshme me të dhëna financiare, përgatit raporte financiare;
- Regjistron depozitat dhe pagesat bankare, mbajtja e marrëdhënieve me klientët dhe
furnitorët;
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Diplomë universitare Ekonomik;
- Njohje të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera është përparësi;
- Përvojë pune në kompanitë të ngjashme dhe njohja e programit “Expert” është përparësi;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MS Office etj.
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.
- Ndihmës Kuzhinier/e
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Ndihmon në përgatitjen e të gjitha llojeve të ushqimit në bazë të porosive;
- Merr iniciativa për përgatitjen e specialiteteve të reja të ushqimeve;
- Kujdeset për mjetet e punës dhe për pastërtinë e tyre;
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Diploma e shkollës së mesme;
- Përvojë pune në pozita të ngjashme;
- Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.
- Depoist i materialit ndërtimor (1 pozitë)
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Bënë porositjen, pranimin dhe dërgimin e mallrave të nevojshëm sipas kërkesës së
mbikëqyrësit;
- Regjistron faturat e blerjes së mallit në sistem dhe barazon faturat financiarisht, regjistron faturat e kthimeve të mallit;
- Regjistron lejimet nga furnitorët, regjistron artikujt e rijnë, furnitorët e rijnë;
- Kalkulon çmimet e mallrave dhe mbanë përgjegjësi për kalkulim të saktë të faturave;
- Mirëmban dhe arkivon faturat e shitjeve, blerjeve, kalkulimeve, transfereve dhe
fletdërgesave.
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Diplomë universitare të Fakultetit të Ndërtimtarisë, Ekonomisë, apo fusha të ngjashme;
- Njohje të gjuhës angleze është përparësi;
- Përvojë pune 2 vjeçare në pozitën e depositit të materialit ndërtimor në kompanitë
ndërtimore apo të ngjashme përparësi;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet në “MS Office”, aplikacionet
Excel, Word, si dhe programin “Expert” është përparësi;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.
- Ndihmës Depoist (2 pozita)
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Ndihmon në porositjen, pranimin dhe dërgimin e mallrave të nevojshëm sipas kërkesës së mbikëqyrësit;
- Ndihmon në regjistrimin e faturave e blerjes, kthimeve të mallit, vendosjes së mallit në
sistem dhe barazon faturat financiarisht;
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Shkollën e mesme të ekonomisë, apo fusha të ngjashme është përparësi;
- Përvojë pune 2 vjeçare në pozitën e depositit në kompanitë ndërtimore apo të ngjashme;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në kompjuter, është përparësi;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.
- Kamarier/e
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
- Të kenë shkathtësi dhe entuziazëm, në kryerjen e detyrave të punës;
- Të ketë paraqitje profesionale dhe të jetë i shoqërueshëm;
- Të jetë i/e gatëshme për punën nën presion;
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
- Diploma e shkollës së mesme;
- Përvojë pune në pozita të ngjashme;
- Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.
Informata shtesë:
➢ Të gjithë të interesuarit për këto pozita mund të aplikojnë ku së bashku me Aplikacionin,
të bashkëngjitni CV-në dhe dokumentet tjera mbështetëse, të vendosura në një zarf të
mbyllur, të cilat i dërgoni në adresën e Olti Trasing, me seli: Rr. “Imzot Nikë Prela”, pn,
Ulpianë, Ndërtesa “Beni Dona”, në Prishtinë.
➢ Aplikacionet mund të dorëzohen dhe në e-mail: [email protected], në subject të ceket: Emri Mbiemri dhe Pozita në të cilën aplikoni;
➢ Afati për aplikim do të jetë nga data 24 korrik 2020 deri më 6 gusht 2020.
➢ Vetëm kandidatët/et të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të ftohen.