www.ofertapune.net Vende të lira pune (12) | PunaIme

Vende të lira pune (12)

Kompania

Tai Sweets

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-05-2025

Data e perfundimit

16-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Tai Sweets po vjen në Sheshin e Prishtinës!

Bashkohu me ekipin tonë të ëmbël!

Tai Sweets po hap lokacionin më të ri, dhe jemi në kërkim të yjeve të gastronomisë për të ndërtuar një përvojë të jashtëzakonshme për klientët tanë!

Pozitat e hapura:

  • Menaxher i pikës
  • Përgjegjës nderrimi
  • Barist/e,
  • Shankist/e,
  • Nd. Shankist/e
  • Kamarier/e,
  • Nd. Kamarier/e
  • Kuzhinier/e,
  • Nd.Kuzhinier/e
  • Picamen,
  • Enëlarës/e,
  • Mirëmbajtëse.

Përshkrimi i shkurtër i roleve:

Menaxher i Pikës

  • Menaxhon të gjitha operacionet ditore, organizon stafin dhe siguron cilësi të lartë të shërbimit dhe produkteve.
  • Kërkohet: Mbi 40 vjeç dhe minimum 5 vite përvojë në menaxhim në fushën e gastronomisë.

Përgjegjës Ndërrimi

  • Menaxhon dhe koordinon ndërrimin e tij, siguron rrjedhën normale të punës dhe raporton te Menaxheri i Pikës.

Shankist

  • Përgatit dhe shërben pije, crepa dhe produkte të tjera varësisht nga stacioni i caktuar. Menaxhon porositë dhe kujdeset për pastërtinë dhe organizimin e shankut..

Ndihmës Shankist

  • Ndihmon në përgatitjen e pijeve, crepave dhe produkteve të tjera, varësisht nga stacioni i caktuar. Kujdeset për rendin dhe pastërtinë në shank.

Kamarier

  • Mirëpret klientët, merr dhe shërben porositë, kujdeset për përvojën e klientëve në lokal.

Ndihmës Kamarier

  • Mbështet kamarierët në shërbim, transporton pjatat dhe pijet, dhe kujdeset për përgatitjen e tavolinave.

Kuzhinier

  • Përgatit ushqimin sipas recetave, siguron standardin dhe cilësinë e servimit të pjatave.

Ndihmës Kuzhinier

  • Ndihmon në përgatitjen e ushqimeve, pastron dhe përgatit përbërësit.

Picamen

  • Përgatit brumin, përgatit dhe pjek pica sipas standardeve të Tai Sweets.

Enëlarëse

  • Përgjegjëse për larjen dhe pastrimin e të gjitha enëve, veglave të punës dhe pajisjeve të kuzhinës.
  • Kujdeset për rendin dhe higjienën në zonën e pastrimit dhe në kuzhinë.

Mirëmbajtëse

  • Përkujdeset për pastërtinë dhe dezinfektimin e ambientit të brendshëm dhe të jashtëm të pikës.

Çfarë kërkojmë:

  • Përvojë paraprake në pozitën përkatëse (përparësi).
  • Aftësi të mira komunikimi dhe punë në ekip.
  • Energjike, pozitive dhe i/e përkushtuar ndaj shërbimit ndaj klientit.
  • Fleksibilitet dhe përshtatje me punën në orar dinamik.
  • Për Menaxher Ndërrimi kërkohet eksperiencë menaxhuese dhe organizative( mbi moshën 40 vjeç, min 5 vite përvojë pune ).

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune i gjallë dhe kreativ!
  • Mundësi rritjeje profesionale
  • Trajnime të vazhdueshme
  • Pagesë konkurruese + bonuse motivuese
  • Kontratë pune sipas ligjeve të Kosovës
  • Orar fleksibil dhe atmosferë familjare
  • Orari përfshin 5 ditë pune dhe 2 ditë pushim

A je gati të jesh pjesë e magjisë Tai Sweets?

Na dërgo CV-në tënde në ne butonin “Apliko Këtu”, ne: [email protected] ose apliko direkt në ndonjë nga lokacionet tona (Albi Mall dhe Prishtina Mall) deri më 16 Maj 2025!

Mos e humb mundësinë – ëmbëlsia po pret ty në zemër të qytetit!