www.ofertapune.net Vende të lira pune (10) | PunaIme

Vende të lira pune (10)

Kompania

EcoTech Efficiency Fetoshi GmbH

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

27-12-2024

Data e perfundimit

22-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

EcoTech Efficiency Fetoshi GmbH – Dega në Kosovë, është kompani që sjellë përvojën dhe mënyrën gjermane të prodhimit, është e specializuar në zhvillimin dhe prodhimin e ngrohësve me cilësi të lartë me rreze infra të kuqe të llojit C. (Infrared Type C)
Për të bërë prodhimin e këtyre produkteve inovative dhe efiçiente në fabrikën tonë në Prizren, kërkojmë të punësojmë staf të motivuar dhe entuziast për pozitat e caktuara si më poshtë:

Pozita1: Menaxher/e të Prodhimit Paga Bruto: 1,500.00€ Numri i pozitave: 3
Kohëzgjatja e kontratës:

  • 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, ndërsa puna provuese 6 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizon/mbështet dhe jep instruksione si dhe trajnime për stafin në procesin e prodhimit të kompanisë dhe bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Bën mbikqyrjen e kompletimit dhe lidhjen e komponentëve themelore elektronike (senzorëve dhe ndërprerësve -Switch) dhe të sistemeve në materiale të ndryshme izoluese (pllakë gipsi, qeramike etj) 
  • Projekton dhe teston prototipe të qarqeve dhe sistemeve elektronike për pajisje elektronike për prodhimin e ngrohësve infra të kuq te llojit C ( Infrared Type C)
  • Siguron mbështetje teknike për stafin gjatë zbatimit të projektit dhe mirëmbajtjes.
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Kryen hulumtim dhe identifikon komponentët dhe furnizuesit e përshtatshëm për nevojat e projektit.
  • Siguron ndjekjen e udhëzimeve për shëndetin dhe sigurinë në punë, përgjegjësi materiale për perdorimin korrekt të paisjeve të punës, kontrollin mbi pajtushmërinë me Sigurinë në punë brenda kufijëve që i delegohen
  • Bën pranimin e detyrave nga Mbikqyrësi/ja dhe implementimin e tyre në proces të prodhimit;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi/ja

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor ose Master në Inxhinieri Elektrike, Elektronike, ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e provuar në projektimin dhe zhvillimin e qarqeve dhe sistemeve elektronike.
  • Aftësi në përdorimin e softuerëve të projektimit elektronik dhe mjetet e simulimit.
  • Kuptim i mirë i elektronikës digjitale dhe analoge, mikro-kontrollorëve ndërprerësve dhe senzorëve.
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe bashkëpunimit për të punuar efikas me ekipet multi-disiplinore.
  • Njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
  • Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (MS Office, CAD);
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • E preferueshme njohja e gjuhës Angleze dhe/ose Gjermane

Pozita2: Operator/e në sektorin e pregatitjes së materialeve Paga bruto: 901.75€ Numri i pozitave: 3
Kohëzgjatja e kontratës:

  • 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, ndërsa puna provuese 6 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën pranimin e materialeve për prodhimin e ngrohësve IR type C
  • Kontrollon dhe pregatitë materialet para hyrjes në proces të prodhimit
  • Bën vendosjen e shiritëve magnetik në materiale (pllakë gipsi, qeramike etj)
  • Dorëzon materialet e kontrolluara në proces të prodhimit për trajtim të mëtejshëm
  • Mirëmban ambientin e punës në sektor dhe kujdeset që materialet të jenë në gjendje të rregulltë para se ato të hyjnë në proces të prodhimit, si dhe njofton mbikqyrësin nëse ato kanë ndonjë të metë eventuale
  • Bën pranimin e detyrave nga Mbikqyrësi dhe implementimin e tyre në sektorin e pregatitjes së materialeve;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi/ja

Kualifikimet:

  • Diplomë të Shkollës së Mesme ose Bachelor në drejtimin Elektrike, Elektronike, ose fusha të ngjashme.
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore

Pozita3: Operator/e në sektorin e montimit Paga bruto: 901.75€ Numri i pozitave: 6
Kohëzgjatja e kontratës:

  • 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, ndërsa puna provuese 6 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën pranimin e materialeve nga sektori i pregatitjes së materialeve
  • Kontrollon dhe pregatitë materialet para hyrjes në proces të montimit
  • Bën ngjitjen me kallaj të senzorëve dhe ndërprerësve (Switch) në pllakën e ngrohësit
  • Zbaton të gjitha rregullat e sigurisë në punë
  • Është përgjegjës/e për mirëmbajtjen e aparateve dhe pajisjeve përcjellëse
  • Dorëzon materialet e montuara në sektorin e kontrollit dhe testimit për trajtim të mëtejshëm
  • Bën pranimin e detyrave nga Mbikqyrës/ja dhe implementimin e tyre në sektorin e montimit
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi/ja;

Kualifikimet:

  • Diplomë të Shkollës së Mesme ose Bachelor në drejtimin Elektrike, Elektronike, ose fusha të ngjashme.
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Fleksibil dhe i/e përgatitur për tu adaptuar me ndrrimet eventuale
  • Të jetë i/e gatshëm për pune ekipore

Pozita4: Operator/e në sektorin e kontrollit dhe testimit Paga bruto: 901.75€ Numri i pozitave: 3
Kohëzgjatja e kontratës:

  • 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, ndërsa puna provuese 6 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën pranimin e materialeve nga sektori i montimit
  • Kontrollon dhe teston materialet e montuara
  • Bën testimin me aparat OHM të intensitetit të nxehtësisë së produktit IR type C
  • Bën testimin e saktësisë, performancës dhe stabilitetit të mire të produktit
  • Bën vlerësimin e konformitetit të produktit nëse i njëjti i plotëson kërkesat e përcaktuara me standardet e harmonizuara
  • Zbaton të gjitha rregullat e sigurisë në punë
  • Është përgjegjës/e për mirëmbajtjen e aparateve dhe pajisjeve përcjellëse
  • Bën pranimin e detyrave nga Mbikqyrësi/ja dhe implementimin e tyre në sektorin e kontrollit dhe testimit
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi/ja

Kualifikimet:

  • Diplomë të Shkollës së Mesme ose Bachelor në drejtimin Elektrike, Elektronike, Mekatronike ose fusha të ngjashme.
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Fleksibil dhe i/e përgatitur për tu adaptuar me ndrrimet eventuale
  • Të jetë i/e gatshëm për pune ekipore

Pozita5: Operator/e në sektorin e paletimit Paga bruto: 901.75€ Numri i pozitave: 3
Kohëzgjatja e kontratës:

  • 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, ndërsa puna provuese 6 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën paketimin dhe ambalazhimin e produktt final
  • Vendos dhe palos produktin e paketuar nëpër paleta adekuate
  • Kontrollon paletat para dorëzimit në depo
  • Zbaton të gjitha rregullat e sigurisë në punë
  • Është përgjegjës/e për mirëmbajtjen e aparateve dhe pajisjeve përcjellëse
  • Bën pranimin e detyrave nga Mbikqyrësi/ja dhe implementimin e tyre në sektorin e paletimit;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi/ja

Kualifikimet:

  • Diplomë të Shkollës së Mesme ose Bachelor në drejtimin Teknik, Logjistik ose fusha të ngjashme.
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Fleksibil dhe i/e përgatitur për tu adaptuar me ndrrimet eventuale
  • Të jetë i/e gatshëm për pune ekipore

Pozita6: Operator në sektorin e magazinimit Paga bruto: 901.75€ Numri i pozitave: 2
Kohëzgjatja e kontratës:

  • 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, ndërsa puna provuese 6 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ngarkon/Shkarkon mallrat nga mjetet transportuese në çdo rast që ka furnizime/shitje të reja
  • Rendit mallrat brenda në magazinë para dhe pas ngarkimit/shkarkimit të kamionëve
  • Ka përgjegjësi që mallrat të vendosen në vendet e caktuara duke respektuar karakteristikat e secilit dhe kushtet e magazinimit te tyre
  • Vendos deklaracionet e mallit, manualet e përdorimit te tyre duke përfshirë etiketimin dhe vendosjen e informatave për produktin
  • Kujdeset që ambienti i punës të jetë i pastër dhe i sigurtë
  • Bën pranimin e detyrave nga Mbikqyrësi/ja dhe implementimin e tyre në sektorin e magazinimit
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi/ja

Kualifikimet:

  • Diplomë të Shkollës së Mesme ose Bachelor në drejtimin Teknik, Logjistik ose fusha të ngjashme.
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Të dijë të punoj me piruner
  • Të ketë patentë shoferi kategoria B, C1 – e preferueshme
  • Fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndrrimet eventuale
  • Të jetë i/e gatshëm për pune ekipore

Pozita7: Sekretar/e Administrative Paga bruto: 901.75€ Numri i pozitave: 1
Kohëzgjatja e kontratës:

  • 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, ndërsa puna provuese 6 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon menaxhmentin dhe ekipet teknike në menaxhimin e dokumenteve dhe detyrave administrative
  • Përgatitja e prezantimeve, raporteve dhe procesverbaleve
  • Planifikimi dhe koordinimi për ekipet drejtuese dhe teknike
  • Monitorimi i porosive, dërgesave dhe pajisjeve të zyrës
  • Komunikimi me klientët dhe partnerët dhe mbështetje në organizimin e takimeve si dhe mban minutat e takimeve
  • Asistencë në përgatitjen e planeve dhe dokumenteve të udhëtimit
  • Bën pranimin e detyrave nga Mbikqyrësi/ja dhe implementimin e tyre në zyren e kompanisë
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi/ja

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në drejtimin Juridik, Ekonomik ose fusha të ngjashme.
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Aftësi të forta për menaxhimin e kohës
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe të shkruar
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze dhe/ose gjermane

Pozita8: Kontabilist/e Paga bruto: 901.75€ Numri i pozitave: 1
Kohëzgjatja e kontratës:

  • 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, ndërsa puna provuese 6 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitë dhe raporton për gjendjen financiare të kompanisë në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Regjistrimi i faturave të blerjeve vendore dhe importeve në përputhje me standardet e kontabilitetit.
  • Mirëmbatja e dokumentacioneve financiare në bazë të kërkesave ligjore.
  • Regjistrimi dhe konsolidimi i llogarive bankare dhe arkës.
  • Përgatitja e librave të blerjes dhe shitjes, vërtetimi i tyre me dokumentacion mbështetës.
  • Menaxhimi i llogarive të arketueshme dhe të pagueshme
  • Kontakton me klientet e kompanisë dhe palet e treta për çështje financiare dhe kontabël.
  • Përgatitë deklarimet mujore, tremujore dhe vjetore të tatimeve.
  • Përgatitja e pasqyrave financiare.
  • Përfaqesimi në Administratën Tatimore të Kosovës
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi/ja

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në drejtimin Ekonomik ose fusha të ngjashme
  • Përvoje pune në kontabilitet
  • Aftësi të mira në përdorimin e MS Office (EXCEL, WORD) dhe në veçanti njohuri të programit të kotabilitetit
  • Aftësi të avancuara tekomunikimit verbal dhe përmes e-mailit
  • Aftësi analitike në punë
  • I/E çertifikuar si teknik/e kontabiliteti apo kontabilist/e i çertifikuar 
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe/ose gjermane

Pozita9: Faturist/e Paga bruto: 901.75€ Numri i pozitave: 2
Kohëzgjatja e kontratës:

  • 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, ndërsa puna provuese 6 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikëqyr pranimin dhe regjistrimin e porosive si dhe bën faturimin e shitjes së mallit në sistemin kontabël
  • Bën barazimin e kartelave të blerësve dhe furnitorëve
  • Kontrollon stokun fizik me program në baza ditore;
  • Të verifikoj pagesat e blerësve për të cilët janë lëshuar fatura
  • Të kontrolloj,raportoj dhe mbyll porositë e hapura
  • Shërbim dhe kujdes ndaj konsumatorit, prezentimi i produktëve për të drejtuar klientin drejt produktit më të përshtatshëm
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi/ja

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në drejtimin Ekonomik ose fusha të ngjashme
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale të dëshmuar në sektorin e shitjes:
  • Komunikativ/e dhe i besueshëm/e gjatë kontaktit me blerës;
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter dhe e pakos Office;
  • Njohje e softverit financiar për faturim;
  • Mbron vlerat e kompanisë duke e mbajtur informacionin konfidencial.

Pozita10: Zyrtar/e e Burimeve Njerëzore Paga bruto: 901.75€ Numri i pozitave: 1
Kohëzgjatja e kontratës:

  • 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, ndërsa puna provuese 6 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizimi dhe mbajtja e regjistrimeve të punonjësve dhe dokumentacionit të BNJ
  • Përditëson bazën e të dhënave të burimeve njerëzore (p.sh. punësimet e reja, ndërprerjet, pushimet vjetore dhe pushimet mjekësore).
  • Ndihmon në përgatitjen e listës së pagave duke ofruar të dhëna përkatëse, si mungesat, bonuset dhe pushimet.
  • Menaxhimi i programit të vlerësimit të performancës, duke përfshirë zhvillimin e objektivave, monitorimin e performancës dhe ofrimin e prapaveprimit – feedback-ut.
  • Zgjidhja e çështjeve të punonjësve dhe menaxhimi i konflikteve në mënyrë efektive.
  • Bën përgatitjen e kontratave të punës
  • Koordinon projektet e BNJ si dhe organizon takime, seminare dhe trajnime.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi/ja

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në drejtimin Juridik, Ekonomik ose fusha të ngjashme
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale të dëshmuar në burime njerëzore ose në një rol të ngjashëm
  • Shkathtësi të mira ndër-njerëzore dhe komunikimi,
  • Të jetë kreativ/e dhe te ketë aftësi analitike si dhe i/e gatshëm për pune ekipore,
  • Metodik/e, i/e organizuar, fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve dhe në menaxhimin e konflikteve,
  • Njohuri shumë të mira të pakos MS Office,
  • Njohuri shumë të mira në ligjet e punës dhe praktikat më të mira të BNJ.
  • Preferohet leje e vozitjes (kategoria B).
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe/ose gjermane

EcoTech Efficiency Fetoshi GmbH Dega në Kosovë, për të gjitha pozitat ofron:

  • Kontratë e rregullt pune sipas Ligjit të Punës
  • Pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës
  • Bonuse në vlerë 500€ neto, dy herë në vit
  • Sigurim shëndetsor
  • Shujta Ditore
  • Ambjent i shkëlqyer pune
  • Trajnim i vazhdueshëm
  • Mundësi karriere në një kompani me rritje dinamike
  • Personat me aftësi të kufizuar janë të inkurajuar të aplikojnë

Udhëzimet e aplikimit: Ju lutemi dërgoni një email me CV-në tuaj përmes butonit “Apliko Këttu” ose në [email protected] deri më 31 Janar 2025. Kompania do të kontaktojë finalistët.

EcoTech Efficiency Fetoshi GmbH Dega në Kosovë është një punëdhënës me mundësi të barabarta dhe nuk diskriminon në përzgjedhjen e tij dhe praktikat e punësimit në bazë të racës, ngjyrës, fesë, gjinisë, origjinës kombëtare, përkatësisë politike, orientimit seksual, identitetit gjinor, statusit martesor, paaftësisë, informacionit gjenetik, moshës, anëtarësimi në një organizatë punonjësish, ose faktorë të tjerë jo meritor.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?