Udhëheqës i Operacioneve – HR dhe Zhvillim Stafi
Data e publikimit
12-09-2023
Data e perfundimit
27-09-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Burime Njerëzore
Për N’post
N’post është kompani e cila ofron shërbime moderne të dërgesave të pakove dhe kryesisht jemi të fokusuar në logjistikën e shitjeve online. N’post ofron shërbimet e saj për disa nga kompanitë lidere në industrinë e veshmbathjeve, mobilerive dhe institucioneve financiare. Kemi shtrirje në të gjithë tregun e Kosovës me operacionet tona dhe aktualisht punësojmë rreth 80 persona në kompani apo përmes nën kontraktorëve.
Deri më tani kemi investuar në flotë komplet të re të veturave, qendrën e sortimit, zhvillimin e aplikacioneve mobile si dhe jemi duke investuar në rrjetin e makinave vetësherbyese digjitale për pranim dhe dërgim të pakove të quajtuar N’Postomat si dhe rrjetit të zyrave tona postare vetshërbyese 24/7.
N’post është kompani inovative e cila ofron mundësi të zhvillim në karierë dhe përkrah personat me vetëiniciativë dhe ambicie të bëhën pjesë e këtij udhëtimi për të formësuar të ardhmen e blerjeve online dhe shërbimeve postare të besueshme në Kosovë.
Titulli: Udhëheqës i Operacioneve – HR dhe Zhvillim Stafi
Udhëheqësi i Operacioneve – Rekrutim dhe Zhvillim Stafi siguron funksionimin operacional ditore duke arritur efikasitet përmes shpërndarjes së resurseve njerëzore, mjeteve të logjistikës dhe derivateve sipas standardeve më të mira – duke ruajtur kënaqësi konsumatore. Gjithashtu, planifikimi në periudhën 1-6 muaj për nevojat, trendet dhe sezonalitetin për sa i përket planifikimit të resurseve. Ky person parashihet të ketë ekip i cili do ti shërbej për të implementuar iniciativat e ndryshme për përmirësim.
Funksionet dhe përgjegjësitë kryesore
Për të gjitha përgjegjësitë prioritet është strukturimi dhe digjitalizimi i proceseve për të ngritur eficencën në kuadër të pozitës dhe departmentit.
Rekrutimi
- Identifikon dhe ngritë nevojën për rekrutim të kuadrove të reja.
- Bashkëpunon me HR partnerët për të postuar nevojat për personel.
- Ekzaminon dhe interviston kandidatët e mundshëm.
- Krijoni partneritete me organizata për punësim të vazhdueshëm të anëtarëve të ekipit.
Zhvillim Stafi
- Identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim të stafit të brendshëm
- Krijon program trajnimi që përfshin aspektin teknik të realizimit të punëve, shërbimin ndaj klientit dhe implementimin e procedurave të brendshme.
- Krijon dhe implementon skemat për motivim të stafit.
Mbështetja në nevojat ditore
- Mbikëqyr operacionet e dërgimit të përditshëm.
- Adreson shqetësimet dhe komentet e punonjësve.
- Siguron që automjetet janë të disponueshme së bashku me menaxherin përgjegjës.
Performanca e stafit
- Mat indikatorët e performancës (p.sh., dërgesat në kohë, numri i dërgesave).
- Organizon takime të rregullta për vlerësim të performancës.
- Avancon programin për kompenzim sipas performances të punonjësve
Planifikimi i kapaciteteve:
- Parashikon vëllimin e kërkesës për shërbime (dërgesave)
- Kontribuon në mirë planifikim dhe organizim të punëve
- Siguron që të ketë mirë shfrytëzim të resurseve (mjete, shofer)
- Planifikon për periudhat e pikut (p.sh., pushimet, sezonet e shitjeve).
- Monitoroni kapacitetin dhe rrjedhën e mbledhjes dhe dërgimit për të shmangur pengesat.
Eksperiencat paraprake dhe edukimi
- Të ketë eksperiencë së paku prej 3 viteve në funksione të Operacioneve
- Të ketë njohuri mbi industrinë e logjistikës dhe transportit
- Preferohet të jetë person me eksperiencë në botën e Retail në Kosovë.
- Të ketë aftësi menaxheriale, aftësi komunikmi dhe aftësi digjitale
- Të ketë të përfunduar Universitetin
Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj hr@npo.st apo duke aplikuar ne linkun
https://nposta.com/apliko-per-pune/
Afati: 24 Shtator 2023