Udhëheqës/e i/e Shërbimeve të Përbashkëta
Kompania
Radio Televizioni i Kosovës
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
21/09/2020
Data e perfundimit
30-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Në bazë të Nenit 35 të Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës Nr. 04)L-046, shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e pozitës:
- Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta të Radiotelevizionit të Kosovës
Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta:
- Duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera
relevante: - Duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë:
- Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta emërohet nga Bordi i Drejtorëve, në bazë të rekomandimit paraprak të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Planifikon, organizon, monitoron dhe udhëheqë procesin e punës së Shërbimeve të Përbashkëta,
- Implementon Politikat e RTK-së të përcaktuara me ligj, Statut dhe nga ana e Bordit të Drejtorëve të RTK-së
- Merr pjesë aktive në implementimin e strategjisë zhvillimore të RTK-së dhe mbikëqyrë realizimin e planeve afatgjata dhe afatshkurtra
- Përgatitë Raportin vjetor të Shërbimeve të Përbashkëta, në kuadër të planit afarist duke përfshirë edhe përmbushjen e planit të resurseve njerëzore me arsyetim
- Ofron informata të rregullta Drejtorit të përgjithshëm rreth gjendjes financiare, posaçërisht për tejkalimin e shpenzimeve në linjat e posaçme buxhetore dhe rënien eventuale në të hyra
- Kontrollon zbatimin e planit financiar të RTK-së, posaçërisht në fushën e investimeve të reja
- Është përgjegjës për strategjinë financiare dhe zbatimin e saj
- Bënë parafimin e kontratave nga fusha e investimeve të reja
- Nënshkruan dokumentet e ndërlidhura me punën dhe afarizmin e sektorëve
- Mbikëqyrë zbatimin e sistemit kompjuterik për lëmin e financave
- Mbikëqyrë dhe koordinon punët e zyrës ligjore dhe politikat rregullative të RTK-së dhe kujdeset për ligjshmërinë e vendimeve, kontratave dhe akteve tjera
- Përgatitë planin vjetor financiar, i cili është pjesë përbërëse e planit afarist programor të RTK-së
- Së bashku me anëtarët tjerë të Menaxhmentit, përgatitë planet për arsimim, aftësim profesional dhe trajnim të stafit
- Mbanë takimet për biseda të rregullta vjetore me bashkëpunëtorët e vet
- Mbikëqyrë zhvillimin e kuadrit të RTK-së me perspektivë (karrierë — “resurset njerëzore”)
- Përgatitë dhe nënshkruan kontratat e punës dhe punës me honorar sipas planit të aprovuar afarist programor të RTK-së, në bazë të autorizimit të Drejtorit të Përgjithshëm
- Kryen punë të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm.
Për punën e vet i raporton dhe i përgjigjet Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Kushtet që duhen plotësuar:
- Kualifikim superior profesional në drejtimin juridik apo në menaxhim biznesi
- Të paktën 5 vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë)
- Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral
- Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë dhe më gjerë
- Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim
- Aftësi udhëheqëse dhe komunikuese
- Standard të lartë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar
- Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës serbe dhe të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar
- Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion dhe punë ekipore
- Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake
- Njohuri e programeve MS VVord, Excel dhe të tjera
- Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë
- Përkushtim ndaj shërbimit publik të transmetimeve
Kandidatët e paraqitur për këtë pozitë duhet:
- të jenë qytetar të Kosovës, të regjistruar sipas dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës
- të mos kenë qenë të dënuar për ndonjë vepër penale dhe që të mos gjenden aktualisht nën hetime
- të mos kenë angazhime, biznese, etj. të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi
- të mos kenë asnjë angazhim tjetër shtesë të punës jashtë këtij vendi të punës:
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- një CV
- një kopje të letëmjoftimit
- një letër motivuese
- tri referenca
- dëshmitë e kualifikimit
- dëshmi që nuk është nën hetime të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit, si dhe
- aplikacionin, i cili duhet të shkarkohet nga web faqja e RTK-së, www.rtklive.com
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës [email protected], deri më datë 30.09.2020 në orën 16:00.
Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.
Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen.
Aplikacionet dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsiderim.