Udhëheqës/e i/e Sekretariatit të Përbashket Teknik
Data e publikimit
19/08/2020
Data e perfundimit
01-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Pozita: Udhëheqës/e e Sekreatariatit të Përbashkët Teknik Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut 2014 – 2020
- Lokacioni: SPT, Prishtinë, Kosovë
- Programi: Asistencë Teknike për menaxhimin e Programit Ndërkufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut 2014 – 2020
- Kohëzgjatja: Shtator 2020 – Dhjetor 2022
OBJEKTIVI I PROGRAMIT
Në përputhje me vendimin zbatues të Komisionit C (2018) 8222 duke miratuar masën “ Mbështetjeje për asistencë teknike për programet e bashkëpunimit ndërkufitar midis përfituesve të IPA II në kuadër të Instrumentit për ndihmë para-aderimit (IPA II) për vitin 2018, asistenca teknike dhe alokimi financiar i paraparë për programin do të vihet në dispozicion përmes dhënies së drejtpërdrejtë të një grant kontrate të lidhur midis Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë (Autoriteti Kontraktues) dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal (MPL) në Kosovë.
Kjo grant kontratë do të përdoret për të mbështetur punën e Strukturave Operative (SO) në dy vendet pjesëmarrëse, si dhe për Komitetin e Përbashkët Monitorues (KPM) për të siguruar krijimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin efikas të Programit.
Kjo do të arrihet përmes funksionimit të zyrës së SPT-së që ndodhet në Prishtinë dhe zyrës mbeshtetëse, zyra Antena që gjindet në Kumanovë. Zyra e SPT-së do të jetë përgjegjëse për administrimin e përditshëm të Programit dhe do të raportojë tek Strukturat Operative dhe tek Komiteti i Përbashkët Monitorues
Në përputhje me Kontratën e Grantit të Asistencës Teknike (GCTA), udhëheqesi/ja i/e JTS-it do të kryejë detyrat e tij /saj në një periudhë 2020-2022 dhe do të jetë përgjegjës për:
- Mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e përgjithshëm të stafit të SPT-së;
- Të ofroj sugjerime në lidhje me përmirësimin e hartimit dhe zbatimit të Programit;
- Të siguroj analiza, raporte, të dhëna statistikore për nevojat e SO dhe KPM-sës;
- Të siguroj bashkërendim ditor të të gjitha detyrave që lidhen me menaxhimin thelbësor të SPT-së (përfshirë zyrën e antenës në vendin partner);
- Të mbaj kontakte dhe të shkëmbej të gjitha informatat me Koordinatorin Kombëtar të Programit në SO;
- Të ofroj asistencë dhe të fasilitoj KPM-në në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve;
- Të kontribuon në hartimin e raporteve vjetore të implementimit si dhe të gjitha dokumentet/raportet e tjera të kërkuara nga Autoriteti Kontraktues;
- Të sigruoj arhivim adekuat dhe të duhur të dokumentacionit, menaxhimi i sistemit të arkivave, sigurimi që të gjithë informacionet përkatëse u janë dhënë të gjithë anëtarëve të stafit të OS dhe SPT-së;
- Të koordinoj procesin për ndihmë dhe këshilla për aplikantët e mundshëm gjatë fazës së aplikimit (në bashkëpunim me SO dhe AC);
- Të koordinoj procesin për asistencë dhe ndihmë karshi përfituesve të projektit gjatë zbatimit të projektit (në bashkëpunim me SO dhe AC);
- Të participoj në monitorimin e projekteve në zbatim (në bashkëpunim me SO / AC); dhe
- Detyra të tjera në mbështetje të SO dhe AC, sipas kërkesës;
Vendi i punës do të bazohet në Zyrën e SPT-së në Prishtinë, Kosovë. Pozita përfshin gjithashtu udhëtime, kryesisht në të gjithë zonën e programit për të ndihmuar në organizim dhe pjesëmarrje në ngjarje të ndryshme në terren, sipas rastit, duke qenë përgjegjës/e në organizim dhe për të marrë pjesë në ngjarje të ndryshme në terren.
PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT
Menaxhimi i asistencës teknike:
- Përgatitja e planit vjetor të punës së SPT-së, duke siguruar kështu planifikimin dhe organizimin e punës nën ATGC;
- Sigurimi i përkrahjes në kohë për përgatitjen e raporteve të përkohshme dhe përfundimtare të ATGC;
- Shqyrtime të rregullta të shfrytëzimit të burimeve të ATGC dhe menaxhimit financiar të ATGC;
- Implementimi i duhur dhe në kohë i të gjitha aktiviteteve të parashikuara, duke siguruar në këtë mënyrë shpërndarjen në kohë të të gjitha rezultateve të SPT-së;
- Sigurimi që zbatimi i aktiviteteve nën ATGC është në përputhje me udhëzimet e BE-së për dukshmëri;
- Raportimi për zbatimin e aktiviteteve të AT në përputhje me dispozitat e ATGC;
- Kryerja e detyrave të sekretariatit dhe zbatimit të projektit AT;
Mbështetja e SPT-së karshi KPM-së dhe Strukturave Operative:
- Sigurimi i funksionit “sekretar” të Komitetit të Përbashkët të Monitorimit;
- Sigurimi i çdo informacioni të rëndësishëm për SO në vendin pjesëmarrës ashtu siç kërkohet;
- Mbështetje për takimet e SO dhe AC;
- Pjesëmarrja në takime tematike, ngjarje rajonale dhe ato në ndërtimin e kapaciteteve, nëse kërkohet;
Përgatitja e dokumenteve kryesore të Programit
- Sigurimi i mbështetjes për përgatitjen e planeve vjetore të punës;
- Sigurimi i mbështetjes për përgatitjen e raporteve vjetore dhe përfundimtare të zbatimit;
- Sigurimi i mbështetjes për rishikimin e dokumenteve të programit.
Monitorimi i nivelit të programit
- Përcjellja e rregullt në arritjen e treguesve të nivelit të programit dhe informimin e SO në baza tremujore;
- Sigurimi i mbështetjes për azhurnimin e të dhënave për monitorimin e nivelit të programit;
- Përpilimi i informacioneve me të dhanuna statistikore për zbatimin e të dy programeve sipas kërkesës së SO;
Mbështetje për zbatimin e Programit dhe projekteve
- Ndërtimi i kapaciteteve për aplikantët e mundshëm
- Sigurimi i mbështetjes për organizimin e trajnimeve për përgatitjen e projekt propozimeve;
- Sigurimi i mbështetjes për organizimin e Forumeve të Kërkimit të Partnerëve (PSF);
- Sigurimi i funksionit SPT-së si pikë ndihme për të ndihmuar aplikantët e mundshëm;
Ndërtimi i kapaciteteve për përfituesit e projektit
- Sigurimi i mbështetjes për përgatitjen e paketave për zbatim të projekteve për përfituesit;
- Koordinimin e organizimit të seminareve për zbatim të projekteve për përfituesit;
- Organizimi i trajnimeve për prokurimin sekondar për përfituesit;
- Organizimi i trajnimeve për publicitet dhe dukshmërinë për përfituesit;
- Organizimi i trajnimeve për raportimin për përfituesit.
Monitorimi nënivelit të projektit
- Sigurimi që zyrtarët e SPT-se të ruajnë skedarët për secilin projekt;
- Sigurimi i marrjes, analizimit dhe përcjelljes së raporteve të progresit të marra nga përfituesit;
- Hartimi i planit i vizitave monitoruese;
- Ekipi i SPT-së të siguronë azhurnim të rregullt të bazave të të dhënave ekzistuese të aplikantëve të mundshëm;
- Ekipi i SPT-së mbanë informata përkatëse të azhurnuara të çdo projektit në formë elektronike.
Dukshmëri, promovim dhe komunikim
- Sigurimi i mbështetjes për përgatitjen e planeve vjetore të komunikimit dhe dukshmërisë;
- Sigurimi i JTS të sigurojë azhurnim të rregullt të faqeve të internetit të Programit;
- Koordinimin e përgatitjes dhe prodhimit të materialeve promovuese siç tregohet në planet e punës të JTS dhe / ose Planin e Veprimit në Komunikim;
- Koordinimin e organizimit të ditëve të informacionit për promovimin e Programit;
- Koordinimin e organizimit të ngjarjeve të shikueshmërisë në lidhje me Thirrjet për Propozime;
- Koordinimi i organizimit të fushatave të ndërgjegjësimit publik dhe ngjarjeve promovuese.
Të tjera:
- Raportim i menjëhershëm i çdo parregullsie të identifikuar në OS / AC;
- Të gjitha dokumentet janë paraqitur në mënyrë të duhur ose në formë fizike ose elektronike, ose të dy;
- Lehtësimi i çdo misioni monitorues ose kontrolli në lidhje me TAGC;
Kërkesat profesionale
- Kreu i JTS duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme dhe të ketë kualifikimet dhe përvojën minimale në vijim:
Kualifikimet dhe aftësitë
- Diplome universitare;
- Rrjedhshmëri në të shkruar dhe të folur në anglisht dhe mundësisht në të dy gjuhët zyrtare të Kosovës;
- Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe prezantuese;
- Njohuri për rregullat dhe procedurat e granteve të BE-së, përfshirë praktikat më të mira;
- Njohuri kompjuterike;
Eksperiencë profesionale
- Të paktën 5 vjet përvojë profesionale;
- Së paku 3 vjet përvojë profesionale përkatëse në programe / projekte të financuara nga BE ose donatorë të tjerë;
Procedura e aplikimit dhe dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae (CV) e formatit Europass në gjuhën angleze;
- Një kopje të diplomës universitare;
- Kopje të certifikatave të trajnimeve të ndjekura;
- Dokumente mbështetëse për secilën përvojë të deklaruar.
Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit në kopje fizike prej dates 19 Gusht 2020 deri më 01 Shtator 2020, deri në ora 16:00h në adresen në vijim:
Ministria e Pushtetit Lokal
Ish ndërtesa e Rilindjes, kati i 12-të, Prishtinë, Kosovë
Adresa postare:
Ministria e Pushtetit Lokal
Adresa e postës elektronike: [email protected]t;
Subjekti: “Aplikacioni për Udhëheqës/e e Sekreatariatit të Përbashkët Teknik për Programin BNK Kosovë –Maqedoni e Veriut”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Shënim: Vetëm aplikacionet e pranuara para përfundimit të afatit të përcaktuar në konkurs do të merren në konsideratë për shqyrtim.