www.ofertapune.net Udhëheqës/e i/e Burimeve Njerëzore | PunaIme

Udhëheqës/e i/e Burimeve Njerëzore

Kompania

Migros Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19-01-2024

Data e perfundimit

13-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun Kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator. Shpallim konkurs për:

UDHËHEQËS-E I/E BURIMEVE NJERËZORE

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ngritja e kapacitetit të punëtorëve
  • Rekrutimi,krijimi dhe mirëmbajtja e databazës së punëtorëve
  • Optimizimi i fuqisë punëtore
  • Bënë përpilimin e rekomandimeve dhe dokumenteve përcjellëse;
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera të kompanisë për çështjet e menaxhimit të stafit me qëllim ruajtjen dhe krijimin e një mjedisi pune dinamik dhe zhvillues;
  • Bënë përmbledhjen e të dhënave për përpilimin e raporteve vjetore;
  • Menaxhon vlerësimin e performances, ankesat, parregullsitë dhe nevojat e personelit;

Kushtet e përgjithshme:

  • Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme;
  • Shkollimi i lartë professional;
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, Internet, etj.);
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:

[email protected] .

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Migros Group

Zona industriale 4, 12000

Prishtinë, Kosovë