Udhëheqës/e i/e Departamentit të Financave – Faturim
Data e publikimit
16-10-2024
Data e perfundimit
20-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Pozita: Udhëheqës/e i Departamentit të Financave – Faturim
Agimi Company shpall konkurs për pozitën Udhëheqës/e i Departamentit të Financave – Faturim, me përgjegjësi kryesore për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e procesit të faturimit, si dhe për të siguruar që të gjitha procedurat financiare të përputhen me politikat e brendshme dhe rregulloret ligjore.
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Mbikëqyrje dhe koordinim i procesit të përgatitjes dhe lëshimit të faturave, duke siguruar saktësi të plotë dhe përputhje me procedurat financiare.
- Përgatitja e raporteve financiare të lidhura me faturimin dhe analiza e tyre për të identifikuar përmirësime të mundshme në proces.
- Sigurimi që të gjitha procedurat tatimore dhe fiskale të respektohen për çdo faturë të lëshuar, në përputhje me rregulloret e aplikueshme.
- Bashkëpunimi me departamentet tjera brenda kompanisë për të mbledhur dhe verifikuar të dhënat e nevojshme për faturim.
- Komunikimi i rregullt me klientët dhe partnerët për të siguruar saktësinë dhe zgjidhjen në kohë të çdo çështjeje lidhur me faturat.
- Mbikëqyrje e procesit të arkëtimit dhe koordinimi i aktiviteteve për të siguruar që pagesat të bëhen në kohë dhe në përputhje me kushtet e përcaktuara.
- Ruajtja e konfidencialitetit të të dhënave financiare dhe sigurimi i mbrojtjes së informatave sensitive të kompanisë dhe klientëve.
- Informimi i menaxhmentit për çdo parregullsi ose devijim nga procedurat e caktuara në procesin e faturimit.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose një fushë të ngjashme.
- Minimumi 3-5 vjet përvojë pune në një rol të ngjashëm, duke përfshirë përvojë në menaxhimin e faturimit.
- Njohuri të shkëlqyera në përdorimin e softuerëve të faturimit dhe kontabilitetit (PRODATA).
- Aftësi të mira organizative dhe analitike, me fokus të lartë në detaje.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese, si dhe aftësi për të menaxhuar me sukses një ekip.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe e bazuar në performancë.
- Sigurim shëndetësor
- Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional.
- Ambient pune miqësor dhe mbështetje nga një ekip profesional.
Mënyra e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund t’i dërgojnë CV së bashku me dëshmitë e shkollimit dhe përvojës së punës përmes e-mail adresës: [email protected]