www.ofertapune.net Trajtues Teknik i Dëmeve | PunaIme

Trajtues Teknik i Dëmeve

Kompania

Kompania e Sigurimeve Eurosig

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-05-2024

Data e perfundimit

22-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

K O N K U R S   P U N E

Nëse jeni në kërkim të një pune dinamike dhe interaktive, në një ekip të personave të suksesshëm dhe në një mjedis stimulues të punës, Kompania e Sigurimeve “EUROSIG” Sh.A., fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në vendin e punës:                                        

Trajtues teknik i Dëmeve 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen punët nga fushëveprimi i shërbimit;
  • Kryen vlerësimin e dëmeve në mjetet motorike, e dëmeve të pronës etj.
  • Përpilon raportet mbi dëmtimin;
  • Bën fotografime lidhur me dëmtimet;
  • Merr pjesë aktive në formimin e lëndëve të dëmeve;
  • Përcakton shkallën dhe lartësinë e dëmit sipas kushteve dhe udhëzimeve;
  • Merr pjesë në vlerësimin dhe likuidimin e dëmeve dhe paraqitjen e ngjarjeve të dëmit;
  • Kryen edhe punë të tjera te nevojshme në kuadër të punëve të Departamentit të Dëmeve.

Kualifikimi dhe përvoja

  • Preferohet diplomë universitare (minimum bachelor), në drejtimet Inxhinieri Mekanike (drejtimet Trafik Rrugor ose Automjete)
  • Vetinicues, i gatshëm për të marrë përgjegjësi;
  • Shkathtësi komunikuese, organizative;
  • Aftësi të mira kompjuterike;
  • Aftësi dhe njohuri të punës në grup;
  • Aftësi e menaxhimit të punës nën presion;
  • Të posedoj patentë shoferi kategoria B,
  • Përvoja e punës në trajtim të dëmeve e preferueshme.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: [email protected] (duke cekur në subjekt pozitën e punës për të cilën aplikoni).

Vendi i punës: Prishtinë

Data e fundit për aplikim: 20.05.2024.

Kandidatët që përzgjedhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.