Trajnim për Menaxhimin e Procesit të Rekrutimit
Data e publikimit
29-11-2022
Data e perfundimit
29-05-2023
Kategoritë
Trajnim për Menaxhimin e Procesit të Rekrutimit
Get Certified for Managing the Recruitment Process
Mercurius Consulting po vazhdon me trajnimet nga muaji Dhjetor 2022 për Menaxhimin e Procesit të Rekrutimit (njëditor), i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave dhe shkathtësive në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.
Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.
Objektivat e trajnimit:
Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:
- Njohuri mbi procesin e rekrutimit, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm.
- Njohuri për përzgjedhjen e testeve të duhura për selektimin e kandidatëve.
- Njohuri mbi shkathtësitë rreth pyetjeve të duhura përgjatë intervistës.
- Të japë informacion të përshtatshëm dhe të përditësuar në lidhje me strategjitë e përdorura nga kompanitë më të mëdha për angazhimin dhe mbajtjen e punonjësve.
- Të frymëzojë dhe inkurajojë punëtorët që të jenë proaktivë në vendin e tyre të punës.
Temat e trajnimit:
Trajnimi përmban temat me komponentët e mëposhtëm:
- Hyrje me aktivitetin: Arsyet që punëtorët vendosin të largohen nga vendi i punës.
- Njohuri me konceptet themelore të burimeve njerëzore, menaxhimit të talenteve dhe ruajtjes së punëtorëve.
- Dallimet në mes të Rekrutimit dhe Talent Acquisition.
- Procesi i detajuar i Rekrutimit.
- Llojet e testimeve përgjatë intervistave.
- Aktivitet: Intervistë pune.
- Marrja e vendimit dhe Negocimi i ofertës.
- Tips për ruajtjen e punëtorëve.
Orari dhe koha e trajnimit:
Trajnimi do të jetë një ditor, dhe planifikohet të mbahet më datën 7 Dhjetor 2022. Duke filluar nga ora 10:00-15:00 (1 orë pauzë).
Vendi i Trajnimit:
Në lokalet e Mercurius Consulting në Prishtinë. Adresa: Rr. Mbreti Justinian Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.mercurius.co Tel: +383 45 111 151
Çmimi i Trajnimit:
Kushton 99* € me TVSH. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.
Early Bird: Të gjithë ata që kryejnë pagesën deri me datën 04 Dhjetor 2022 përfitojnë -10% zbritje (nga 99 në 89 €).
Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.
- Nxitoni dhe aplikoni, vendet janë të limituara.
Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.
BUTONI: APLIKO – https://forms.gle/YgLZSMgguRKedtT56