www.ofertapune.net Trajnim për Burime Njerëzore, Administratë, Shërbim Profesional & Kujdes ndaj Klientit | PunaIme

Trajnim për Burime Njerëzore, Administratë, Shërbim Profesional & Kujdes ndaj Klientit

Kompania

Top Consulting

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-02-2025

Data e perfundimit

08-03-2025

Kategoritë

TRAJNIM ONLINE PËR BURIME NJERËZORE

Kompania “Top Consulting“ e specializuar për trajnime profesionale dhe HR, organizon trajnim 3 ditorë online me temën:

MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE

Datat: 11,12,13 MARS 2025
Orari: 17:30-20:00
Çmimi për person: 79 euro
Online, me platformën: Google Meet.

Trajnimi është i bazuar në shembuj të shumtë praktik nga përvojat e ndryshme dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen menaxherët, zyrtarët e burimeve njerëzore, apo edhe për të gjithë ju që dëshironi të merrni njohuri për të punuar në këtë department tejet atraktiv.

Temat që do të diskutohen janë: 

  • Cilat janë detyrat & kompetencat e Departamentit të HR-së;
  • Si funksionojnë praktikisht Burimet Njerëzore?
  • Si përgatitet në mënyrë profesionale dosja e punëtorit;
  • Analiza e vendeve të punës;
  • Intervistimi dhe seleksionimi i kandidatëve;
  • Komunikimi i HR-së me departamentet tjera brenda biznesit;
  • Ndërtimi i frymës ekipore dhe ambientit sa më pozitiv brenda kompanisë;
  • Kalkulimi i orëve shtesë, punës në vikende etj;
  • Procesi i Rektrutimit dhe efikasiteti i tij;
  • Motivimi i stafit dhe strategjitë e motivimit;
  • Menaxhimi i konflikteve në vendin e punës;
  • Vlerësimi i performancës dhe mënyrat e vlerësimit të punonjësve;
  • Menaxhimi i shpërblimit;
  • Kontratat e punës dhe llojet e tyre në biznese;
  • Përgatitja e kërkesave të pushimeve vjetore, mjekësore specifike etj;
  • Përpilimi i vendimeve të pushimeve;
  • Shembuj praktik nga përvojat e ligjëruesve.

Çmimi i trajnimit është: 79 euro, ku në çmim përfshihet edhe Certifikata e pjesëmarrjes, si dhe materiali i trajnimit.

Ligjëruesit:

  1. Elda Bajraktari
  2. Rubjana Kabilo
  3. Liridon Alidemaj

Rezervoni vendin përmes këtyre mënyrave:


TOP CONSULTING, në bashkëpunim me FOL AKADEMI E KOMUNIKIMIT organizojnë trajnimin më të ri me titull:

PËRGATITU PËR PUNË ADMINISTRATË

(Administrimi i punëve në Zyre)

Orari: 11:00-15:00
Datat: 11 & 12 MARS 2025
Lokacioni: Prishtinë- me prezencë fizike
Çmimi: 75 euro

Gjatë trajnimit do të shtjellohen këto pika:

Përgatitja & Menaxhimi i dosjes së punëtorëve (fizikisht dhe elektronike);

  • Krijimi i agjendave dhe menaxhimi i kalendarit të takimeve;
  • Mënyrat e komunikimit me kolegët dhe departamentet e tjera brenda kompanisë/organizatës/institucionit;
  • Komunikimi verbal & joverbal;
  • Komunikimi në formë të shkruar, si psh: Përpilimi i një E-maili zyrtar për nevoja të ndryshme të biznesit; (psh: stafin, furnitorët, klientët etj);
  • Si bëhet raporti në formë të shkruar lidhur me punët ditore tek Bordi Drejtues apo mbikqyrësit?;
  • Përgatitja & rëndësia e dokumentit: Minutat e takimit!
  • Prioritizimi i detyrave të punës;
  • Menaxhimi efikas i kohës dhe situatave stresuese në punë;
  • Përdorimi bazik i MS Word & Excelit për nevoja Administrative në biznes/kompani/organizatë;
  • Si të përgatisni një faturë të shitjes (me TVSH apo pa TVSH)?

Ligjëruesit:

  1. Liridon Alidemaj
  2. Agron Krasniqi

Pjesëmarrësit në fund të trajnimit do të pajisen me Certifikatë të pjesëmarrjes dhe materialin e trajnimit.

Mënyrat e pjesëmarrjes!


TOP CONSULTING, organizon trajnim 2 ditorë me titull:

SHËRBIMI PROFESIONAL & KUJDESI NDAJ KILENTIT

Datat: 4 & 5 MARS 2025
Orari: 17:15-20:00
Lokacioni: Prishtinë
Çmimi për person: 70 euro

Ligjëruese:

  • Egzona Shabani

Gjatë trajnimit do të shtjellohen këto pika:

  • Çfarë e karakterizon një Shitës/e të suksesshëm
  • Strategjitë e indentifikimit të klientëve potencial;
  • Kujdesi ndaj klientit dhe shërbimi ndaj klientit:
  • Komunikimi efektiv me klientët dhe ekipin;
  • Empatia si element kyq në shërbimin ndaj klientit;
  • Edukimi dhe informimi i klientëve;
  • Njohja e produktit/shërbimit;
  • Ankesat, zgjidhja e problemeve dhe rritja e kualitetit;
  • Motivimi i Konsumatorit dhe Shitjes;
  • Negocimi si element i shitjes;
  • Dëgjimi efektiv – klient afatgjatë;
  • Arti i mbylljes së shitjes;
  • Gjuha e trupit;

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë të Pjesëmarrjes.

Mënyrat e pjesëmarrjes!

Rezervimi i vendit bëhet vetëm me konfirmim të pagesës.