Trajnim falas për praktikë (numri i limituar i vendeve)
Data e publikimit
19-05-2023
Data e perfundimit
14-06-2023
Lloji i orarit
Intern
Kategoritë
Edukim, Shkencë & Hulumtim
Trajnim falas për praktikë (numri i limituar i vendeve)
KosovaJob dhe Promnestria në bashkëpunim me EBRD kanë lansuar projektin “Youth Career Elevator” i cili ndihmon të rinjtë që nuk kanë përvojë pune të depërtojnë më shpejtë në tregun e punës, duke krijuar një profil në KosovaJob ku mund të krijojnë kontaktin direkt me punëdhënësin dhe të gjejnë praktikën që iu përshtatet më shumë.
Për këtë arsye, Youth Career Elevator organizon trajnime falas për të rinjtë që dëshirojnë të hyjnë më shpejtë në tregun e punës me anë të punës praktike.
Trajnimet zhvillohen në këto orare:
- Grupi i I-rë: 25 Maj (17:00 – 20:00);
- Grupi i II-të: 01 Qershor (17:00 – 20:00);
- Grupi i III-të: 08 Qershor (17:00 – 20:00);
- Grupi i IV-të: 15 Qershor (17:00 – 20:00).
Në trajnim do mësoni:
- Tregu i punës në Kosovë;
- Llojet e institucioneve/punëdhënësve në Kosovë;
- Rritja e aftësive të nevojshme për punësim;
- Si të kërkoni një punë;
- Si të përgatitni një CV dhe Letër Motivimi;
- Si të përgatiteni për intervistë;
- Si të jesh një praktikant i mirë dhe si të rriteni me punën tuaj.
Çfarë përfitoni tjetër:
- Të krijoni profil në KosovaJob;
- Kontakti direkt me kompanitë;
- Punësimi në njërën nga kompanitë që kanë pozita te lira për praktikë.
Lokacioni i trajnimeve: zyret e KosovaJob (map https://shorturl.at/bIP12)
Aplikimet bëhen përmes butonit të mëposhtëm “Apliko” dhe të parët që aplikojnë kanë përparësi për të zënë vend në trajnim.