www.ofertapune.net Trajnim dhe Punësim | PunaIme

Trajnim dhe Punësim

Kompania

NEOFILMS

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26-07-2024

Data e perfundimit

15-10-2024

Kategoritë

TRAJNOHU – CERTIFIKOHU dhe PUNËSOHU

Rreth neoFILMS

Shtëpia filmike neoFILMS është themeluar në vitin 2015 dhe që atëherë është angazhuar në një gamë të gjerë aktivitetesh në fushën e 3D dhe animacionit.

Aktualisht, neoFILMS është duke zhvilluar dy filma të animuar Full CGI me metrazh të gjatë, ZHAK dhe MINIBEAST, të dy në gjuhën angleze dhe me marrëveshje për shpërndarje globale.

neoFILMS është pjesmarrës aktiv në të gjitha festivalet e filmit me renome botërore.

Gjithashtu, neoFILMS është e specializuar në VFX dhe aktualisht punon për realizimin e efekteve vizuale për disa filma dhe kompani me renome botërore.

Punësimi juaj lidhet drejtpërdrejt me këta dy filma që janë në fazën e prodhimit dhe projekte të tjera të rëndësishme.

Për më shumë informacion, mund të vizitoni lidhjet e mëposhtme:

neoFILMS shpall konkurs për trajnime me pagesë, duke ofruar mundësi për punësim:

Trajnimet zgjasin gjashtë muaj, me një orar intensiv të strukturuar në mënyrë të tillë që të përmbushë nevojat e ndryshme të pjesëmarrësve. Trajnimet zhvillohen një orë e gjysmë në ditë, tri ditë në javë, duke ofruar dy orare të përshtatshme: paradite dhe pasdite.

Pagesa e trajnimit është 200 euro në muaj, duke përfshirë gjithë materialet dhe burimet e nevojshme për një përvojë të plotë mësimore.

Planprogrami i trajnimeve përfshin një gamë të gjerë të njohurive dhe aftësive në fushën e 3D-së, me fokus në software-t kryesore si:

  • Autodesk Maya
  • Z-Brush
  • Substance Painter
  • Advanced Skeleton
  • Arnold Rendering

Lëmitë e mbuluara gjatë trajnimeve janë:

  1. Modelimi – zhvillimi i aftësive për krijimin e modeleve të detajuara dhe komplekse.

  2. UV Mapping – teknikat për të krijuar dhe modifikuar hartat UV për teksturim të saktë.

  3. Texturing – procesi i aplikimit të teksturave për të dhënë një pamje realistike modeleve.

  4. Rigging – krijimi i skeleteve dhe lidhjeve për animacion të saktë dhe efektiv.

  5. Animation – teknikat për animimin e objekteve dhe karaktereve 3D.

  6. Lighting – vendosja dhe rregullimi i dritave për të krijuar atmosferë dhe realizëm.

  7. Rendering – procesi i finalizimit të imazheve dhe animacioneve me cilësi të lartë.

  8. Postproduction – teknikat për përpunimin dhe përmirësimin e imazheve dhe animacioneve të përfunduara.

Për të aplikuar, kërkohen disa karakteristika:

  • Entuziazëm dhe pasion për 3D, animacionin dhe video produksionin.
  • Motivim dhe dedikim për të mësuar dhe përmirësuar aftësitë në këtë fushë.
  • Interes të thellë për artin në përgjithësi dhe për filmin, animacionin dhe video produksionin.

Përparësi kanë studiuesit në fushat e artit.

Numri i të pranuarve është i kufizuar.

Trajnimet fillojnë në Shtator të këtij viti.

Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në: [email protected] me subjektin “Aplikim për trajnim 3D”.

Ne ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij programi të jashtëzakonshëm dhe të nisni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në industrinë e 3D dhe animacionit.