www.ofertapune.net Trajner/e për ngritjen e kapaciteteve | PunaIme

Trajner/e për ngritjen e kapaciteteve

Kompania

ATRC

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09/10/2020

Data e perfundimit

19-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

TERMAT E REFERENCËS

TRAJNER/E

Për ngritjen e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile mbi temën: “Identifikimi, Parandalimi dhe Monitorimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Monitorimi I Institucioneve Relevante”

INFORMATA TË PËRGJITHSHME

  • Shërbimi: Ofrimi i trajnimit për Shoqëri Civile “Identifikimi, Parandalimi dhe Monitorimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Monitorimi i Institucioneve Relevante”
  • Emri i Projektit: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes në Kosovë – CHiK
  • Lloji i kontratës: Kontratë shërbimi
  • Data e publikimit: 1 Tetor 2020
  • Afati i fundit për aplikim:  19 Tetor 2020
  • Kohëzgjatja: 3 ditë
  • Vendi: Prishtina, Kosova
  • Autoriteti Kontraktues: Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
  • Addresa: Rr. Sejdi Kryeziu, 26 10000 Prishtina, Kosova

1.1. Informata të përgjithshme për projektin:

ATRC në partneritet me RADC dhe përkrahur nga Ambasada Holandeze në Kosovë, ka filluar implementimin e projektit “Combat Hate in Kosova” (Shq. “Luftimi I Urrejtjes ne Kosove”). Projekti ka për qëllim evidentimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në baza fetare, etnike, gjinore, racore dhe të tjera në publik dhe luftimin e këtij fenomeni i cili nxit akte apo krime të urrejtjes.

Në kuadër të të objektivës për ngritjen e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile, do të realizohet trajnimi i përfaqësuesve të OSHC-ve mbi temën Identifikimi, Parandalimi dhe Monitorimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Monitorimi i Institucioneve Relevante”. Trajnimi ka për qëllim informimin e OJQ-ve dhe ofrimin e praktikave më të mira lidhur me monitorimin e urrejtjes dhe monitorimin e institucioneve, të nxis punën efektive institucionale ndaj rasteve të urrejtjes dhe të zhvillojë kapacitete të Organizatave Jo-Qeveritare për ta monitoruar reagimin institucional.

Detyrat dhe rezultatet e pritura

  • Trajnuesi/ja do të përgadis modulin për trajnimin një ditorë:
    Moduli i trajnimit duhet të përmbajë informacione mbi temën dhe procesin se si realizohet Monitorimi i Institucioneve Relevante; përfshirë Gjykatat, Policinë, Prokurorinë, Mediat dhe institucionet tjera relevante në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Trajnimi duhet të ofroj informata specifike lidhur me monitorimin e gjuhës së urrejtjes, sa është prezente gjuha e urrejtjes, si trajtohen dhe procesohen rastet e nxitjes së urrejtjes të cilat i paraprinë krimeve të urrejtjes: në baza fetare, etnike, racore, gjinore dhe të tjera.
  • Trajnuesi/ja duhet të ofroj informata udhëzuese për identifikimin dhe monitorim e urrejtjes dhe praktikat më të mira për ta monitoruar reagimin e institucioneve.
  • Modulet duhet të përgatiten me gjuhë koncize dhe të qartë.
  • Informatat dhe njohuritë e fituara nga trajnimet do të shërbejnë për ngritje të kapaciteteve të pjesëmarrësve.
  • Trajnuesi/ja në përfundim të periudhës së kontraktimit do të përpiloj raportin për ATRC mbi ecurinë e trajnimit dhe rekomandimet e nevojshme

2.1. Afati kohor:

Kjo detyrë pritet të përfundohet deri më në muajin Nëntor 2020:

NR. | DETYRAT: | DITËT: | AFATI PËR REZULTATE:
1 Përgaditja e moduleve të trajnimit  | 1 | Nëntor 2020
2 Trajnimi me temën “Identifikimi, Parandalimi dhe Monitorimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Monitorimi i Institucioneve Relevante” | 1 | Nëntor 2020
3 Përgatitja e raportit përfundimtar | 1 | Nëntor 2020

2.2. Kompetencat e kërkuara nga ofruesi i shërbimit:

Kandidatët e interesuar në realizimin e shërbimit duhet të kenë:

  • Kualifikim akademik në fushën e të Drejtave të Njeriut, Drejtësi, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare ose fushë përkatëse.
  • Përvojë praktike në hetimin / trajtimin e gjuhës së urrejtjes, nxitjes së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes;
  • Të paktën dhjetë vjet përvojë në trajnimin e organizatave të shoqërisë civile, policisë, prokurorët dhe gjykatësit për luftimin e gjuhës së urrejtjes, nxitjes së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes;
  • Përvojë në ofrimin e trajnimeve për luftimin e gjuhës së urrejtjes, nxitjes së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes në Kosovë në përgjithësi dhe për shoqërinë civile në veçanti;
  • Njohuri profesionale lidhur me funksionimin e institucioneve shteterore dhe organizatave jo-qeveritare.
  • Aftësi të shkëlqyeshme dhe eksperiencë paraprake për të bërë prezantim para publikut dhe realizimin e trajnimeve të temave të ngjajshme.
  • Aftësi për të përpiluar materiale prezentuese të cilësisë së lartë dhe raporte në kohë.
  • Njohuri lidhur me metodat dhe praktikat monitoruese.

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar dokumentet jo më vonë se data 19 Tetor 2020 në ora 16:00 në [email protected] dhe duke vendosur ne CC partnerin RADC [email protected]

  • CV
  • Referencat e bashkangjitura
  • Shprehja e interesit