Trajner/e
Data e publikimit
24-01-2024
Data e perfundimit
08-07-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
THIRRJE PËR APLIKIM PËR TRAJNER/E
Qendra për Mësim dhe Zhvillim – Prishtinë
Qendra për Mësim dhe Zhvillim e FINCA Kosovës është në kërkim të individëve me përvojë dhe njohuri në zhvillimin e kapaciteteve në kuadër të Organizatave Jo-Qeveritare (OJQ) për aplikim për projekte të ndryshme. Shumë OJQ nuk kanë ekspertizën e duhur në këtë fushë, dhe një trajnim/punëtori mund t’i fuqizojë këto organizata të shkruajnë propozime dhe përpilojnë projekte të suksesshme dhe lehtë të realizueshme.
Pozita kërkon që ai/ajo të zhvillojë dhe ofrojë trajnime/punëtori që përfshin strategjitë e aplikimit për projekte, shkrimin e propozimeve, donatorët e mundshëm vendas dhe ndërkombëtarë, buxhetimin, monitorimin dhe vlerësimin.
Kriteret për aplikim:
- Përvojë e dëshmuar në zhvillimin e sesioneve trajnuese në menaxhimin e projekteve dhe proceset e aplikimit
- Ekspertizë në zhvillimin e projekteve për OJQ dhe shkrimin e propozimeve
- Njohuri në burime të ndryshme financiare dhe donatorë potencial •
- Aftësi të mira komunikuese dhe facilitatuese
Të interesuarit duhen të dërgojnë materialet si në vijim:
- CV
- Letër motivuese duke potencuar përvojën në fushën e kërkuar
- Propozim të përmbajtjes së trajnimit/punëtorisë dhe metodologjisë
Ju lutem dërgoni CV-në tuaj duke theksuar përvojën e trajnimit dhe kualifikimet përkatëse dhe letër motivuese në adresën e e-mailit: [email protected], me titull “Aplikimi për trajner – [Trajnimi] – [Emri juaj]”. Aplikimet e paraqitura në forma të tjera nuk do merren parasysh.
Përzgjedhja e kandidatëve do të vlerësohet bazuar sipas kritereve të lartëcekura.
Shënim: Përmes këtij aplikimi, kandidati/ja autorizon FINCA Kosovën dhe Finca Impact Finance të mbledhin, verifikojnë dhe përpunojnë të dhënat personale për qëllimin e mundshëm të angazhimit nga FINCA Kosovë.*
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Afati i aplikimit është deri më 8/02/2024.
FINCA Kosova ofron mundësi të barabarta punësimi.