Thirrje për Workshop – Plani i Biznesit dhe Ndërmarrësisë
Data e publikimit
28-04-2025
Data e perfundimit
10-05-2025
Kategoritë
Thirrje për Workshop – Plani i Biznesit dhe Ndërmarrësisë
Islamic Relief Kosova me përkrahje nga IR Deutschland shpallë thirrjen për aplikim në workshopin: “Plani i Biznesit dhe Ndërmarrësisë”. Thirrja është e hapur për të rinjë/reja (18-35 vjeç), nëna vetëushqyese pa specifikim moshe, nga e gjithë Kosova.
Workshopi ka për qëllim që të identifikoj planet më të mira të biznesit të cilat do të hartohen nga pjesëmarrësit dhe të dhuroj grante të caktuara për idetë më të mira.
Workshopi do të përmbajë 5 module kryesore:
- Kuptimi i planit të biznesit dhe gjenerimi i ideve
- Hulumtimi dhe analiza e tregut & Struktura Organizative
- Plani i Marketingut dhe Bazat e menaxhimit të mediave digjitale
- Plani financiar – Buxheti & finalizimi i komplet Planit të Biznesit
- Shkathtësi të buta – Përmbledhje dhe sqarime finale rreth planeve të biznesit
Përparësi për të aplikuar në këtë trajnim do të kenë studentët, të sapodiplomuarit, të papunësuarit dhe nënat vetëushqyese.
Mënyra e Aplikimit:
Aplikimi do të bëhet vetëm online përmes linkut: https://bit.ly/Apply-IR-Workshop.
Afati kohor për të aplikuar: nga data 25.04.2025 deri më datë 10.05.2025.
Kandidatët/et e përzgjedhur/a do të kontaktohen përmes email adresës dhe numrit kontaktues për konfirmim të pjesëmarrjes dhe informata tjera. Në rast të mungesës së të dhënave të cekura më lartë, aplikimi do të shpallet nga komisioni si i pa kompletuar dhe do të refuzohet.
Gjatë javës së fundit të Workshop-it, secili pjesëmarrës do të prezentoj para komisionit vlerësues idetë e tyre për biznes. Dymbëdhjetë (12) nga idetë me inovative dhe të qëndrueshme do të mbështeten me grant prej 5000€, ku katër (4) prej tyre do të shpërndahen për banorët e komunës së Lipjanit (Islamic Relief në bashkëfinancim me komunën e Lipjanit).
Shënim shtesë: Trajnimi ofrohet FALAS dhe përparësi do të kenë idetë të cilat nuk biejn në kundërshtim me politikat e Islamic Relief.