www.ofertapune.net Thirrje për të Ofertuar për Shërbimet e Auditimit të Brendshëm të FKGK-së (Alb/Srb/Eng) | PunaIme

Thirrje për të Ofertuar për Shërbimet e Auditimit të Brendshëm të FKGK-së (Alb/Srb/Eng)

Kompania

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-04-2024

Data e perfundimit

02-05-2024

Kategoritë

RI-SHPALLJE 

Thirrje për të Ofertuar për Shërbimet e Auditimit të Brendshëm të FKGK-së

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) synon të sigurojë shërbime të auditimit të brendshëm të FKGK-së për një periudhe një (1) vjeçare me mundësi vazhdimi për dy (2) vite shtesë. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar për t’iu përgjigjur KPP-së. 

Propozuesi duhet të demonstrojnë qartë se i plotëson kriteret e detyrueshme si në vijim:

  • Propozuesi duhet të jetë i licencuar në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-032 për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe Auditimin dhe të jetë i autorizuar të ofrojë shërbime të auditimit të brendshëm në Kosovë;
  • Propozuesi duhet të ketë së paku një (1) anëtar të ekipit të auditimit me kualifikim profesional ndërkombëtar të auditimit të brendshem (CIA, CIPFA) ose kualifikim profesional ndërkombëtar të auditimit të jashtëm (ACCA), të dëshmuar me certifikatën përkatëse;
  • Propozuesi duhet të ofrojë së paku dy (2) referenca të auditimit të brendshëm në tre (3) vitet e fundit;
  • Propozuesi duhet të ketë përvojë së paku tri (3) vjeçare në kryerjen e auditimeve.

Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi, do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm, gjatë procesit të vlerësimit.

Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret, ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.

Afatet janë si më poshtë:

  • Afati i fundit për të kërkuar KPP-në: 12 Prill 2024 deri në ora 15:00 
  • Afati i paraqitjes së pyetjeve: 19 Prill 2024 deri në ora 15:00 
  • Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 26 Prill 2024 deri në ora 15:00

KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një email tek [email protected] Kërkesa e emailit duhet të përfshijë:

  • Emrin e kompanisë, adresën zyrtare të regjistruar, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike dhe faqen e internetit.
  • Emrin e personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
  • Adresën e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.

PONOVNO OGLASAVANJE

Poziv za podnošenje ponuda za pružanje usluga interne revizije za KFKJ  

Kosovski fond za garanciju kredita (KFKJ) želi da ponudi usluge interne revizije u periodu od jedne (1) godine, sa mogućnošću produženja za još dve (2) godine. KFKJ je pripremio Zahtev za podnošenje predloga (ZPP) za tražene usluge i poziva sve kvalifikovane ponuđače da odgovore na ZPP. 

Predlagač mora jasno da pokaže da ispunjava obavezne kriterijume koji slede:

  • Predlagač mora biti licenciran u skladu sa Zakonom br. 06 / L-032 o računovodstvu, finansijskom izveštavanju i reviziji i mora biti ovlašćen da pruža usluge interne revizije na Kosovu; 
  • Predlegač mora imati najmanje jednog (1) člana revizorskog tima sa kvalifikacijom međunarodne profesionalne interne revizije (CIA, CIPFA) ili međunarodnu profesionalnu kvalifikaciju spoljne revizije (ACCA), dokazano relevantnim sertifikatom;
  • Predlagač treba da pruži najmanje dve (2) preporuke interne revizije, relevantno za protekle tri (3) godine;
  • Predlagač mora imati najmanje tri (3) godine iskustva u obavljanju revizija; 

Neispunjavanje gorenavedenih kriterijuma od strane predlagača, imaće za posledicu njegovo isključivanje iz daljeg razmatranja, tokom procesa procene.

Pozivaju se zainteresovani ponuđači koji ispunjavaju kriterijume da podnesu svoje predloge i svu propratnu dokumentaciju kojom svedoče da će ovu dužnost obaviti shodno smernicama ZPP-a. KFKJ neće biti odgovoran za bilo koji trošak nastao u vezi sa pripremom ili podnošenjem ponuda.

Rokovi slede:

  • Krajnji rok za traženje ZPP:  12. april 2024. u 15:00 časova 
  • Rok za podnošenje pitanja: 19. april 2024. u 15:00 časova
  • Krajnji rok za podnošenje predloga: 26. april 2024. u 15:00 časova

ZPP se može zahtevati slanjem e-mejla na adresu [email protected] E-mejl zahtev mora navoditi:

  • naziv kompanije, službenu registrovanu adresu, broj telefona, adresu elektronske pošte i internet stranicu.
  • ime kontakt osobe / osobe za vezu za ZPP u kompaniji, zvanje, e-mejl adresu i broj telefona.
  • elektronsku pošta na koju treba poslati ZPP, ako se razlikuje od elektronske pošte osobe za kontakt / vezu.

RE-ANNOUNCEMENT

Invitation to submit bids for Internal Audit Services for KCGF  

Kosovo Credit Guarantee Fund (FKGK) intends to procure internal audit services for the Kosovo Guarantee Fund for one (1) year, with the possibility of extension for two (2) additional years. FKGK has prepared a Request for Proposal (RFP) for the required services and invites all qualified bidders who are professional companies registered in Kosovo or abroad to respond to the RFP. 

Proposer’s responses must demonstrate that they meet the following mandatory criteria:

  • The proposer must be licensed in accordance with Law no. 06/L-032 on Accounting, Financial Reporting, and Auditing and be authorized to provide internal audit services in Kosovo.
  • The proposer must have at least one (1) member of the audit team with international professional internal audit (CIA, CIPFA) or international external audit professional qualification (ACCA), evidenced by a relevant certificate.
  • The proposer should provide at least two (2) internal audit references, in the past three (3) years.
  • The proposer must have at least three (3) years of experience in conducting audit services.

Failure to meet the above mandatory criteria by the proposer will result in exclusion from further consideration during the evaluation process.

Interested bidders who fulfill the eligibility criteria are invited to submit their proposals and all related documentation on the implementation of the assignment according to instructions as specified in the RFP. KCGF will not be liable for any cost related to the preparation or submission of bids.

The deadlines are as follows:

  • Deadline for requesting the RFP: April 12, 2024 at 15:00 hours 
  • Deadline to submit questions April 19, 2024, at 15:00 hours 
  • Deadline for submission of proposals: April 26, 2024 at 15:00 hours 

The RFP can be requested only by sending an email to [email protected] The email request should include:

  • Name of the company, official registered address, phone number, email address, and website.
  • Name of the designated contact person/ liaison for the RFP in the company, title, email address, and phone number.
  • Email address that the RFP should be sent to if other than that of the contact person/ liaison.