www.ofertapune.net Thirrje për propozime: Programi për grantet e përputhshme | PunaIme

Thirrje për propozime: Programi për grantet e përputhshme

Kompania

MINT

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01/07/2021

Data e perfundimit

28-07-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Grante

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) implementon Projektin “Konkurueshmëria dhe Gatishmëria për Eksport (CERP)”, të financuar nga Banka Botërore.
Qëllimi i projektit CERP është të mbështesë certifikimin e produkteve për tregjet e eksportit, të
forcojë kapacitetin e ndërmarrjeve të orientuara drejt eksportit dhe të ulë koston e inspektimeve të biznesit. MINT ka themeluar Programin e Granteve të Përputhshme (PGP) dhe ka angazhuar Njësinë për Implementimin e Projektit (NJIP) gjegjësisht (konsorciumin “Prishtina REA & WEglobal”) për të menaxhuar zbatimin e PGP.

Si rezultat i kësaj, Njësia për Implementimin e Projektit (konsorciumi “Prishtina REA &
WEglobal”) po hapin thirrjen për grante që do të aplikojnë për certifikime të produkteve dhe
standarde të nevojshme për eksport, aktivitete të mbështetjes së biznesit për hulumtimin e tregut, dizjan të paketimeve, trajnime profesionale, marketing dhe promovim për rritjen e aftësive të eksportit të NVMM-ve. Aktivitetet shtesë që do të financohen nga MGP përfshijnë makineritë përkatëse të prodhimit, pajisjet për vlerësimet e konformitetit dhe pajisjet ose mjetet e dedikuara posaçërisht për avancimin e infrastrukturës dixhitale.

Aplikuesit duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme të përshtatshmërisë për të aplikuar për
Programin e Granteve Përputhëse:

  • Aplikuesi është subjekt juridik afarist, i inkorporuar sipas Ligjit të aplikueshëm/aktual
    të Kosovës për Shoqëritë Tregtare, i regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të
    Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe i vendosur në Kosovë;
  • Shoqatat e Biznesit të regjistruara në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë;
  • NMVM-të në pronësi private ose me shumicë të aseteve/aksioneve në pronësi private;
  • Kompanitë eksportuese ose ato me potencial eksporti;
  • Çdo aplikacion duhet të plotësojë gjithashtu kërkesat minimale teknike në mënyrë që
    të merren parasysh për fazën e vlerësimit përfundimtar nga Paneli i Pavarur për
    Përzgjedhjen e Granteve;
  • Aplikuesi duhet të jetë drejtpërdrejtë përgjegjës për realizimin e Projektit dhe të mos
    veprojë si ndërmjetës;
  • Aplikuesi ka për obligim të adresojë çështjet mjedisore në projekt propozim dhe të jetë
    në përputhje me legjislacionin nacional për mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë procesit të aplikimit, aplikuesve u kërkohet të sigurojnë disa informacione të standardizuara dhe dokumente të detyrueshme për një aplikim për të përmbushur kriteret minimale të kualifikimit.

Kërkesa duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme dhe të përmbajë dokumentet e cekura:

  • Formulari i aplikimit duhet të plotësohet përmes Platformës Online të Aplikimeve dhe
    Menaxhimit të Granteve (www.mgpkosovo.net)
  • Projekt propozimi duhet të përmbajë:
    (a) Planin e biznesit (mostër) ku përfshihet qëllimi, aktivitetet e projektit, kostoja
    financiare, koha e realizimit të projektit si dhe struktura organizative të aplikuesit;
    b) Detajet e planit të buxhetit (mostër), të kostove të vlefshme të projektit – përfshirë
    aplikimin për mbështetje financiare si dhe bashkëfinancimin.
  • CV-të e menaxhmentit (2 CV) dhe CV-në e personit që do të mbikëqyrë projektin
  • Deklaratë nën betim, (shkarkohet tek Platforma e Aplikacionit “Menaxhimi i Granteve
    Online).
  • Certifikata e Regjistrimit të Biznesit me të gjitha informacionet përcjellëse në përputhje
    me kërkesat e legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës; Certifikata e Regjistrimit
    të Biznesit kërkohet edhe tek rastet ku aplikuesi është shoqatë/Asociacion i biznesit.
  • Lista e të punësuarve – nga ATK-ja – për vitin 2021, jo më e vjetër se 30 ditë (duke u
    bazuar edhe tek kategorizimi i Ndërrmarjeve)
  • Dokumenti i Verifikimit Kryerjes së Obligimeve Tatimore (mund të shkarkohet tek
    www.atk-ks.org)

⇒ SHPALLJA E PLOTE.

Dorëzimi i aplikacioneve

Aplikimet duhet të dorëzohen VETËM përmes Platformës Online të Aplikimit dhe Menaxhimit të Granteve në: www.mgpkosovo.net

Udhëzimet si duhet përdorur Platformën e Aplikimit dhe Menaxhimit të Granteve Online, mund të gjenden në vegzën/linkun vijues: www.mgpkosovo.net si dhe nw website-in e MINT
(https://mint.rks-gov.net/)

Afati i fundit për procesin e aplikimit është 28 korrik 2021, 16:00h