www.ofertapune.net Thirrje për pjesëmarrje në panairin ENOEXPO 2020 | PunaIme

Thirrje për pjesëmarrje në panairin ENOEXPO 2020

Kompania

KIESA

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Të gjitha qytetet

Data e publikimit

06/10/2020

Data e perfundimit

15-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Me qëllim të promovimit të kompanive prodhuese të verërave dhe pijeve kosovare në gjetjen e tregjeve të huaja për eksport, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpallë:

Thirrje publike për aplikim për pjesëmarrje në shtandin shtetëror të Kosovës në panairin “ENOEXPO 2020” i cili do mbahet në Krakow, Poloni, me 04–06 nëntor 2020 www.enoexpo.krakow.pl/gb

Paraqitja shtetërore organizohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila mbulon shpenzimet e hapësirës ekspozuese, ndërtimin e shtandit, regjistrimin e dhjetë (10) subjekteve pjesëmarrëse, shpenzimet e energjisë elektrike, pastrimin ditor, etj. Ndërsa shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, ushqimit, transportin e produkteve dhe materialeve promovuese, etj. të subjekteve pjesëmarrëse do të merren përsipër nga vet subjektet pjesëmarrëse.

Ju lutem vini re se vetëm shprehjet e interesimit të dërguara deri me datë 15.10.2020 dhe vetëm aplikacionet e plotësuara tërësisht mund të konsiderohen për vlerësim.

  1. Për të aplikuar duhet dorëzuar:
    • Aplikacionin e plotësuar më të dhënat bazike të subjektit aplikues; dhe
    • Dokumentet e kërkuara.
  1. Dokumentet e domosdoshme për aplikim:
    • Dëshminë që subjekti aplikues është i regjistruar në Republikën e Kosovës;
    • Dëshminë e xhirollogarisë aktive në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës;
    • Kopjen e letërnjoftimit të personit të autorizuar të subjektit aplikues;
    • Vërtetimin nga Gjykata që dëshmon që personi i autorizuar i subjektit nuk është nën hetime (kërkohet origjinali, jo me i vjetër se 30 ditë);
    • Deklaratën nën betim;
    • Vërtetimin e qarkullimit vjetor të subjektit aplikues për vitin fiskal 2019 nga Administrata Tatimore e Kosovës; dhe
    • Vërtetimin tatimor të subjektit aplikues për obligimet e kryera ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj.

Ju lutem vini re se në mungesë të cilitdo dokument të kërkuar në listën e mësipërme aplikacioni i subjektit aplikues do të diskualifikohet dhe nuk do të shqyrtohet tutje për kriteret e veçanta të listuara më poshtë.

  1. Dhjetë (10) subjektet pjesëmarrëse do të përzgjidhen sipas kritereve të veçanta në vijim dhe rangimit të pikëve:
    • Produktet që subjekti aplikues do të ju ofrojë blerësve potencial në panair, maksimum dhjetë (10) pikë: një (1) pikë për një (1) produkt, tre (3) pikë për dy (2) produkte, pesë (5) pikë për tri (3) produkte, shtatë (7) pikë për katër (4) produkte dhe dhjetë (10) pikë për pesë (5) e më shumë produkte;
    • Njohuria e gjuhëve të huaja dhe aftësi prezantuese të përfaqësuesve të subjektit aplikues, maksimum dhjetë (10) pikë kumulative: gjuha Angleze pesë (5) pikë, gjuha Gjermane katër (4) pikë dhe gjuhët tjera një (1) pikë;
    • Materiale promovuese të subjektit aplikues në gjuhët e huaja, maksimum dhjetë

(10) pikë kumulative: në gjuhën Angleze katër (4) pikë, në gjuhën Gjermane katër

(4) pikë dhe dy (2) pikë në gjuhë tjera evropiane;

  • Shtetet ku janë eksportuar produktet e subjektit aplikues gjatë viteve 2018 dhe 2019, maksimum dhjetë (10) pikë kumulative: shtetet anëtare të BE-së pesë (5) pikë, shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të BE-së (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia) tri (3) pikë dhe tregjet e tjera dy (2) pikë;
  • Certifikimi ndërkombëtar i subjektit aplikues, maksimum pesë (5) pikë kumulative: HACCP dy (2) pikë, ISO 22000 dy (2) pikë dhe certifikim tjetër relevant një (1) pikë;
  • Paraqitja e subjektit aplikues në panaire tri (3) vitet e fundit, maksimum pesë (5) pikë: një panair një (1) pikë, dy (2) panaire dy (2) pikë, tri (3) panaire tri (3) pikë, katër (4) panaire katër (4) pikë dhe pesë (5) e më shumë panaire pesë (5) pikë;
  • Qarkullimi vjetor i subjektit aplikues gjatë vitit fiskal 2019, maksimumi dhjetë (10) pikë: nga zero deri në 500.000 euro katër (4) pikë; nga 500.001 deri në 1.000.000 euro tetë (8) pikë dhe mbi 1.000.000 euro dhjetë (10) pikë; dhe
  • Pjesëmarrja (%) e eksportit në qarkullimin total vjetor të subjektit aplikues gjatë vitit fiskal 2019, maksimum dhjetë (10) pikë: nga zero deri në 10% një (1) pikë, nga 10.01% deri në 20% dy (2) pikë, nga 20.01% deri në 30% tri (3) pikë, nga 30.01% deri në 40% katër (4) pikë, nga 40.01% deri në 50% pesë (5) pikë, nga 50.01% deri në 60% gjashtë (6) pikë, nga 60.01% deri në 70% shtatë (7) pikë, nga 70.01% deri në 80% tetë (8) pikë, nga 80.01% deri në 90% nëntë (8) pikë, mbi 90.01% dhjetë (10) pikë.

Më 13.10.2020, në ora 14:00, në sallën e takimeve të KIESA-s, ekspertët e KIESA-s do tu përgjigjen pyetjeve lidhur me organizimin e panairit dhe për mbështetjen e kompanive për pjesëmarrje në ketë panair. Subjektet që kanë nevojë për asistencë për plotësimin e këtij formulari, këshillohen gjithashtu të marrin pjesë në ketë takim.

Subjektet që dëshirojnë të aplikojnë për të marrë pjesë në panair duhet të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar aplikacionin dhe ta dërgojnë atë më së largu deri më 15.10.2020 në zyrën e Arkivit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, rruga Muharrem Fejza, p.n. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.

Në momentin e aplikimit subjekti pranon të gjitha përgjegjësitë, obligimet, kriteret dhe detyrat e parapara me legjislacionin në fuqi dhe kriteret e veçanta të parapara në këtë thirrje publike.

Informimi dhe pyetësori për shprehje të interesit mund të merren në KIESA-MTI apo të shkarkohen nga faqet e internetit mti.rks-gov.net dhe kiesa.rks-gov.net apo në e-mail adresën [email protected].

⇒ Shpallja e plotë.