Thirrje për Mbështetje për Botimin e një Libri për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS)
Data e publikimit
02-06-2025
Data e perfundimit
27-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Shërbime Publike, Qeveritare
THIRRJE PËR Mbështetje për Botimin e një Libri për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS)
Fondacioni Jahjaga, në kuadër të Institutit Jahjaga për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (JWPSI), do të mbështesë botimin e një libri që trajton temen e GPS.
Agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, e miratuar me Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2000, njeh ndikimin disproporcional që kanë konfliktet mbi gratë dhe thekson rëndësinë e përfshirjes së tyre në të gjitha fazat e paqes dhe sigurisë, nga parandalimi i konfliktit, te negociatat paqësore, ndërtimi i paqes dhe rimëkëmbja pas konfliktit. Kjo agjendë globale kërkon rritjen e përfaqësimit të grave në vendimmarrje, mbrojtjen e të drejtave të tyre gjatë dhe pas konflikteve, dhe sigurimin e drejtësisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore. Në rajonin tonë dhe më gjerë, zbatimi i kësaj agjende mbetet thelbësor për të ndërtuar paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme.
Duke u mbështetur në këtë kornizë globale dhe mbi përvojën e vetë Kosovës si një shoqëri që ka kaluar konfliktin, Instituti përmes këtij libri, synon të pasurojë literaturën në gjuhën shqipe mbi përvojat e grave në vendet pas konfliktit dhe të ofrojë një burim të vlefshëm për studiues, politikëbërës, studentë, organizata të shoqërisë civile dhe institucione që punojnë në fushën e të drejtave të grave, paqes dhe drejtësisë tranzicionale.
Çfarë po kërkojmë?
Ftojmë të gjithë të interesuarit të paraqesin propozime me focus përvojat, sfidat dhe rolin transformues të grave në shoqëritë e prekura nga konflikti dhe në procese tranzicioni. Ne jemi në kërkim të propozimeve që ndërlidhen me dhunën me bazë gjinore, femicidin, standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, qasjet krahasuese, dhe marrëdhënien midis ligjit, gjinisë dhe pushtetit, gjinia dhe siguria, feminismi, drejtesia tranzicionale, me referencë të veçantë për kontekstin e Kosovës.
Kush mund të aplikojë?
- Studiues,
- Profesorë universitarë,
- Autorë në fushat relevante,
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Master ose Doktoratë (e preferueshme) në drejtësi, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, studime gjinore, të drejtat e njeriut ose fusha të ngjashme,
- Eksperiencë kërkimore dhe/ose përvojë të dëshmuar në temën e propozuar,
- Aftësi të mira të shkrimit profesional dhe analitik,
- Publikime të mëparshme.
Çfarë duhet të përmbajë aplikimi?
- CV,
- Letër motivimi e shkurtër (maksimum 1 faqe),
- Përmbledhje rreth 300 fjalë me idenë dhe strukturën e propozuar,
- Shembuj të punimeve të publikuara (është avantazh publikimi i librave të mëparshme),
- Ofertën financiare.
Afati i fundit për aplikim: 27 Qershor, 2025 ora 17:00.
Dërgoni aplikimet në: [email protected]
Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni në adresën e cekur sipër.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, i financuar nga Duka i Madh i Luksemburgut dhe i zbatuar nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut.