www.ofertapune.net Thirrje për Kuotim për Shërbime të Përkthimit | PunaIme

Thirrje për Kuotim për Shërbime të Përkthimit

Kompania

Terre des Hommes - Child Relief

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28-03-2024

Data e perfundimit

09-06-2024

Kategoritë

THIRRJE PER KUOTIM PËR SHERBIME TË PERKTHIMIT

I.INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME 

Terre des hommes Kosova (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave.

TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Anti-trafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.

II.INFORMACIONE RRETH THIRRJES

Terre des hommes shpall njoftimin Thirrje për kuotim për shërbimet e përkthimit, për një periudhë 1- vjeçare me mundësi rinovimi kontrate.
Janë të ftuara të gjitha kompanitë që operojnë në fushën e sipërpërmendur, për të paraqitur ofertën e tyre financiare PA TVSH dhe për t’u bërë pjesë e procesit të prokurimit duke klikuar ne linkun e më poshtëm.

KËRKESË PER KUOTIM

III. KRITERET E PERZGJEDHJES

  1. ÇMIMI 
  2. KAPACITETI – CV të stafit të certifikuar
  3. KUALITETI – Letër reference (minimum 3)

IV.SI TE APLIKONI?

Të gjitha kompanitë e kualifikuara inkurajohen fuqimisht të aplikojnë duke dërguar në [email protected]

  1. Certifikatën e Biznesit
  2. Ofertën financiare
  3. CV & letër reference

 Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 28 mars 2024 deri më 11 prill 2024 në orën 16:00. Ju lutemi përfshini  “ THIRRJE PER KUOTIM PER SHERBIME TE PERKTHIMIT” në linjën e subjektit.

Ju lutemi vini re se aplikimet e marra pas afatit nuk do të merren parasysh.