Thirrje për Kuotim për
Data e publikimit
23-12-2024
Data e perfundimit
10-01-2025
Kategoritë
THIRRJE PËR KUOTIM PËR : “SIGURIMIN E JETËS DHE TË SHËNDETIT PËR PUNONJËSIT E TERRE DES HOMMES, KOSOVO”
RRETH NESH
Misioni Terre des hommes në Kosovë është një organizatë jo-fitimprurëse që operon në Kosovë nga viti 1999 në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi nacional për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fushat e ekspertizës së Tdh-së variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijë të cenueshëm dhe familjen e tyre dhe anëtarët e komunitetit, fuqizimin e institucioneve të nivelit lokal, nacional dhe rajonal, dhe ndërtimin e kapaciteteve të akterëve kryesorë përmes programeve dhe trajnimeve me qëllim të zhvillimit dhe zbatimit të strukturave, politikave, standardeve dhe procedurave të përshtatshme për fëmijët.
Programet kryesore të ndërhyrjeve në Tdh Kosova janë: 1) Mbrojtja e fëmijëve 2) Migrimi dhe Anti-trafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.
Misioni Terre des hommes në Kosovë po zhvillon procedurën e prokurimit me objekt “Sigurimi i Jetës dhe i Shëndetit për punonjësit e Tdhk, Kosovo”.
RRETH THIRRJES
Fondacioni Terre des hommes Lausanne në Kosovë, shpall njoftimin për kuotim për Sigurimin e Jetës dhe të Shëndetit të stafit në Kosovë, për një periudhë 1- vjeçare me mundësi rinovimi kontrate.
Janë të ftuara të gjitha, kompanitë që operojnë në fushën e sigurimit të jetës dhe shëndetit për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t’u bërë pjesë e procesit të prokurimit duke klikuar ne formatin “Health & Life Insurance offer 2025” me poshte ku do te gjeni:
- Informacion mbi përfituesit e skemës, Paketa e sigurimit shëndetësor: Pre-existing conditions.
- Pyetësori për Kompaninë e Sigurimit
- Kërkesë oferta për paketën e sigurimit për stafin e Fondacioni Terre des hommes Lausanne në Kosovë me mbulim të sigurimit shëndetësor 30,000 Euro
- Kërkesë oferta për paketën e sigurimit për stafin e Fondacioni Terre des hommes Lausanne në Kosovë me mbulim të sigurimit shëndetësor 50,000 Euro
– “Health & Life Insurance offer 2025”
Kushte të Përgjithshme
Ju lutemi siguroni informacionin dhe dokumentet e mëposhtme:
- Paketën e mbulimit duke përfshirë shërbimet/mbulimet bazë:
- Shumën maksimale vjetore të sigurimit, sipas kërkesë ofertave për stafin.
- Plotësimin e pyetësorit sipas dokumentit bashkangjitur (sheet 2-Pyetësori)
- Çmimin e ofruar me të gjitha taksat e përfshira duke specifikuar koston për person. (sheet 3 dhe 4 Kërkesë ofertë)
- Së bashku me ofertën, kompania duhet të dorëzojë patjetër edhe një kopje të dokumenteve të mëposhtme:
- Kopje të Certifikatës së regjistrimit
- Kopje të Certifikatës së numrit fiscal
- Licensa
- Listën e spitaleve që bashkëpunoni në Kosovë dhe jashtë saj
Oferta të jepet në monedhën Euro, e firmosur dhe vulosur nga kompania. Vlefshmëria e ofertës të jetë minimumi një muaj.
Afati i paraqitjes se ofertës financiare do të jetë jo me vonë se data 10 Janar 2025.
Oferta duhet të paraqitet në një nga dy format e mëposhtme:
- Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga “Mujo Ulqinaku” No.18, Prishtinë. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për sigurimin e jetës dhe shëndetit”;
- Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: [email protected]
- Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “Ofertë financiare për sigurimin e shëndetit dhe të jetës”.
Ofertat e dorëzuara pa çmim të specifikuar, pa dokumentacionin e kërkuar dhe jashtë afatit, nuk do të merren në konsideratë.
Kjo kërkesë për ofertë financiare nuk është detyruese për Fondacioni Terre des hommes Lausanne në Kosovë të lidhë kontratë për shërbimin sipas këtij njoftimi.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +383 38 244 574, ose email: [email protected]