www.ofertapune.net Thirrje për Konsulencë - Ekspert lokal/ekip e ekspertëve për hartimin e udhëzuesit për zbatimin e parimit “Me familjen dhe partnerët për fëmijën”' (Alb / Eng) | PunaIme

Thirrje për Konsulencë – Ekspert lokal/ekip e ekspertëve për hartimin e udhëzuesit për zbatimin e parimit “Me familjen dhe partnerët për fëmijën”’ (Alb / Eng)

Kompania

Terre des Hommes - Child Relief

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-03-2022

Data e perfundimit

14-10-2023

Kategoritë

Konsulencë

Thirrje për Konsulencë

Ekspert lokal/ekip e ekspertëve për hartimin e udhëzuesit për zbatimin e parimit “Me familjen dhe partnerët për fëmijën”

Terre des hommes Foundation Misioni në Kosovë bën Thirrje për konsulencë për Ekspert lokal/ekip e ekspertëve për hartimin e udhëzuesit për zbatimin e parimit “Me familjen dhe partnerët për fëmijën”

INFORMATË E PËRGJITHSHME:

Terre des hommes (në tekstin e mëtejmë: Tdh), Misioni në Kosovë është një organizatë jo-fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha e ekspertizës së Tdh  ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës, për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve.

Tdh Kosovë ka 3 programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e fëmijëve; 2) Migracioni dhe Anti-Trafikimi dhe 3) Drejtësia Për të Miturit

INFORMACIONE RRETH PROJEKTIT:

Terre des homes në Kosovë është duke zbatuar projektin “Përfshirja sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë”, në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

Qëllimi i përgjithshëm i projektit:

Përfshirja sociale e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë është përmirësuar përmes programeve të institucionalizuara të mbështetjes së fëmijëve pas shkollës dhnjë sistemi të përmirësuar të mbrojtjes së fëmijëve, si dhe përmes kapaciteteve të rritura të institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile lokale për të zhvilluar dhe zbatuar modele të suksesshme për përfshirje sociale të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në Kosovë.

Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.

OBJEKTIVI I SHËRBIMIT:

Terre des hommes misioni në Kosovë (Tdh) do të kontraktojë një ekspert/ekip të ekspertëve, të cilët kanë kapacitete njerëzore, etike dhe teknike për hartimin e udhëzuesit për zbatimin e parimit “Me familjen dhe partnerët për fëmijën”.

Në janar 2021, ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ (QRK)-NR. 01/2021 për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijëve kryerës të veprave penale nën moshën e përgjegjësisë penale. Në kuadër të këtij UA parashihet se gjatë gjithë procesit të punës dhe në të gjitha fazat menaxheri i rastit duhet të punojë sipas parimit: 1.1 Një Familje, Një Program, Një punonjës, Një ekip dhe 1.2. Me familjen dhe për familjen. Me partnerët dhe familjen për fëmijën.Ky udhëzim administrativ i jep mandatin Departamentit përkatës brenda Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të nxjerrë udhëzues për zbatimin e këtij parimi.

Në këtë drejtim, Tdh Kosova në bashkëpunim me ministrinë përkatëse, kërkon të angazhojë një Ekspert/Kompani për të hartuar udhëzuesin.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Funksione thelbësore të konsulencës:

  • Ekspertët do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me kartën e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për Mbrojtjen e Fëmijëve.
  • Ekspertët sigurojnë mbrojtjen morale të emrit të Tdh-së dhe e mbrojnë atë në të gjitha rrethanat dhe interesat e organizatës
  • Ekspertët do të drejtojnë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.

Përgjegjësitë:

Eksperti/ekspertët do të kenë përgjegjësitë në vijim:

  • Përpilon metodologjinë e punës dhe një skicë/outline të udhëzuesit për hartimin e udhëzuesit për zbatimin e parimit “Me familjen dhe partnerët për fëmijën”.
  • Përdor metodologji të ndryeshme të punës.
  • Punon në mënyrë të pavarur, inicon dhe merr pjesë në takime të nevojshme me profesionistë dhe të mitur që i paraprijnë finalizmit të udhëzuesit për hartimin e udhëzuesit për zbatimin e parimit “Me familjen dhe partnerët për fëmijën”.
  • Dorëzon draftin e parë, draftet e rishikuara dhe draftin final të udhëzuesit.
  • Merr pjesë në aktivitetin për prezentimin e udhëzuesit dhe prezenton punën.
  • Respektimin e afateve dhe planit fillestar të punës.
  • Merr parasysh komentet dhe propozimet nga Tdh dhe grupi punues.
  • Njoftojnë dhe raportojnë lidhur me punën e realizuar tek Tdh.
  • Mbajtjen e qasjes neutrale dhe profesionale gjatë gjithë procesit.
  • Kryerjen e detyrave duke respektuar statutin e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për mbrojtjen e fëmijëve.
  • Eksperti/ekipi i ekspertëve duhet të jetë i gatshëm që në rast se është e nevojshme, të gjithë procesin e punës ta organizoj online.
  • Udhëzuesi do të punohet nga eksperti/grupi i ekspertëve në gjuhën shqipe dhe angleze.

KOHA:

Detyra është paraparë të kryhet brenda 20 ditëve të punës, nga muaji mars deri në maj 2022


Afatet mund të ndryshohen në varësi të zhvillimit me COVID19. Aktivitetet mund të organizohen përmes alternativave të tjera,  takimet mund të përqendrohen në grupe të vogla apo të organizohen online.

Datat mund të ndryshojnë pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Grupit të eskpertëve dhe Terre de hommes.

KRITERET E PËRZGJEDHJES :

  • Diplomë universitare në drejtësi, shërbime sociale, psikologji ose fusha të tjera të ngjajshme.
  • Së paku 5 vite përvojë pune në draftimin e legjislacionit sekondarë, udhëzuesve, hulumtimeve, analizave, protokolleve të punës, raporteve në fushën e drejtësisë për të mitur dhe mbrojtjes së fëmijëve.
  • Përvojë pune në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe drejtësisë për të mitur.
  • Njohuri të thella të legjislacionit të së drejtës penale, procedurës penale, kodit të drejtësisë për të mitur dhe ligjit për mbrojtjen e fëmijës.
  • Përvojë në udhëheqjen e takimeve me përfaqësues të institucioneve, OJQ, të mitur dhe komunitet.
  • Të kete aftësi për të udhëhequr punën dhe për të bashkëpunuar me institucionet relevante në fushën e drejtësisë për të mitur.
  • Aftësi të shkëlqyra të të shkruarit në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Materiale të publikuara.
  • Aftësi të shkëlqyeshme në koordinim, komunikim dhe organizim.

SI TË APLIKONI :

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t’i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]

  • CV professionale në gjuhën angleze;
  • Një letër të interesimit
  • Metodologjinë e punës
  • Ofertën neto financiare

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 04 mars 2022 deri më 18 mars 2022 në orën 17:00. Ju lutemi shkruani Ekspert lokal/ekip e ekspertëve për hartimin e udhëzuesit për zbatimin e parimit “Me familjen dhe partnerët për fëmijën” në subjekt.

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit  dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

* Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t’i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.


Call for Consultancy

Local expert/team of experts to develop guidelines on implementation of principle “With the family and partners for the child”

Terre des hommes Mission in Kosovo is seeking for Call for Consultancy for Local expert/team of experts to develop guidelines on implementation of principle “With the family and partners for the child”

BACKGROUND:

Terre des hommes Mission in Kosovo is a non-profit making organization that has been operating for over 20 years in the field of child rights and child protection, leading the establishment and strengthening of a national child protection system in Kosovo.  Tdh areas of expertise range from direct psycho-social interventions with vulnerable children and their family and community members, to empowerment of local, regional and national level governmental institutions and key stakeholders through capacity-building and on-the-job training in order to develop and implement proper child-sensitive structures, policies, standards and procedures.

Tdh Kosovo has three main programs of interventions: 1) Child Protection 2) Migration and Anti-Trafficking and 3) Juvenile Justice.

GENERAL INFORMATION ABOUT THE PROJECT:

Terre des homes in Kosovo is implementing the project “Social inclusion Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo“ in partnership with the organization Voice of Roma, Ashkali and Egyptian communities (VoRAE) and Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

The overall project goal:

Social inclusion of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo is improved through institutionalized afterschool support programs and an improved child protection system, as well as through enhanced capacities of governmental institutions and local civil society to develop and implement successful models for social inclusion for Roma, Ashkali and Egyptian in Kosovo.

Through a range of advocacy actions, the Consortium has influenced important Government policy frameworks and generated decisions that advanced the social inclusion of Roma, Ashkali and Egyptian communities.  By mobilising stakeholders at local and national level, the Consortium successfully created the necessary synergy to scale-up and advance the policy and institutional mainstreaming of interventions that were already tested and successfully implemented.  

OBJECTIVE OF THE SERVICE:

Terre des hommes mission in Kosovo (Tdh) is seeking to contract an expert/team of experts who have the human, ethical and technical capacity to draft guidelines on implementation of principle “With the family and partners for the child”.

In January 2021 the Administrative Instruction (QRK)-NR. 01/2021  on protection and treatment of children as offenders of criminal offences under the age of criminal responsibility has been approved and entered into force. This administrative instruction foresees that throughout the work process and at all stages the case manager shall work pursuant to the principle 1.1. One Family, One Program, One Employee, One Team; and 1.2. With family and for family. With partners and family for the child. This administrative instructions gives the relevant department under the Ministry of Finance, Labour and Transfers to develop giudelines for the implementation of this principle.

In this line, Tdh Kosovo in collaboration with the relevant ministry is seeking to contract an expert/team of experts to develop these guidelines.

JOB DESCRIPTION:

Essential Functions of the Consultancy:

  • The experts will conduct their duties in respect to the Tdh charter and the Tdh Child Protection Policy.
  • The experts shall provide the moral protection of the Tdh name in all circumstances and interests of the organization.
  • The experts will direct their activities and engagements regardless of political, racial or religious convictions.

Responsibilities:

The expert/experts will have the following responsibilities:

  • Develop work methodology and an outline of guidelines on principle “With the family and partners for the child”.
  • Use different work methodologies.
  • Work independently, initiates and attend meetings with relevant actors in the field of juvenile justice and juveniles in conflict with the law that precede the finalization of guidelines and working forms for developing the guidelines on the implementation of principle “With the family and partners for the child”.
  • Develop and send the first draft, reviewed drafts and final draft of guidelines, after including comments.
  • Attend the launching event and prepare a presentation of guidelines.
  • Respects the deadlines and workplan.
  • Includes comments and feedback of Terre des hommes staff and working group.
  • Inform and report the work to Tdh.
  • Maintain a neutral and professional approach throughout the whole process.
  • Perform his/her duties by respecting Tdh statute and the Child Protection Policy.
  • The expert/team of experts should be able to organize the whole process of working – online, if it is necessary.
  • Guidelines should be finalized from the expert/team of experts in Albanian and English language.

TIMELINE:

The task is foreseen to be completed in up to 20 working days from March until May 2022.

*Timeline can change depending on the development with COVID19. Activities can be arranged through other alternatives; discussions can be organized in small groups or online.

The dates can be subject to change following a mutual agreement between the Expert/Team of experts and Terre de hommes

SELECTION CRITERIA:

  • University degree in law, social services, psychology or similar fields.
  • At least 5 years of work experience on drafting sublegal acts, guidelines, research, analysis, working protocols, reports in the field of juvenile justice and child protection.
  • Working experience in the field of juvenile justice and child protection.
  • In-depth knowledge of criminal law, criminal procedure, juvenile justice code and law on child protection.
  • Experience in leading meetings with institutional representatives, NGOS, juveniles and communities.
  • Experience in working independently and collaborate with relevant institutions working in the field of juvenile justice.
  • Excellent writing skills in Albanian and English
  • Published materials.
  • Excellent coordination, communication and organizational skills.

HOW TO APPLY:

All qualified applicants are strongly encouraged to apply and to submit the following documents to [email protected]

  • Curriculum Vitae in English
  • Letter of interest
  • Work methotodolgy
  • Net Financial offer

Application for this service will be open from 04th of February 2022 until 18th of March 2022 at 17:00 o’clock. Please include Local expert/team of experts to develop guidelines on implementation of principle “With the family and partners for the child” in the subject line.

Please note that applications received after the deadline will not be considered.

Child Safeguarding policy:

To commit to respect Tdh Risk Management Policies including: Global Code of Conduct, Commitments towards Child Safeguarding, Anti-Fraud and Corruption Policy, Security and Safety Policy, and General Data Protection Regulation (GDPR).

Due to the high numbers of applications, Tdh is not in a position to respond to everyone individually. Please note that only short-listed candidates will be contacted.