Thirrje për grante të vogla – qeverisja lokale
Data e publikimit
23/09/2020
Data e perfundimit
21-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
SHPALLJE
Aktiviteti për Bashkëpunim në Komunitet (CCA) – 2020
Promovimi i llogaridhënies së qeverisjes lokale dhe krijimi i një kohezioni më të madh social në nivel komunitetesh në komunat e Kosovës
Kërkesë për Aplikim
Rundi I
- Data e shpalljes: 22 shtator, 2020
- Data e mbylljes: 21 tetor, 2020
- Ora e mbylljes: 17:00
Të nderuar aplikues,
Aktiviteti për Bashkëpunim në Komunitet (CCA) fton aplikues për grante që kontribuojnë në përmbushjen e dy objektivave si më poshtë:
(1) Rritjen e përfshirjes së qytetarëve në identifikimin dhe adresimin e sfidave të komunitetit lokal të grupeve të nënpërfaqësuara veçanërisht: gratë, të rinjtë dhe komunitetet joshumicë; dhe
(2) Përmirësimin e bashkëpunimit multietnik për çështje që lidhen me komunitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve të grupeve të ndryshme etnike dhe qeverive të tyre lokale.
Aplikacionet gjithashtu duhet të kontribuojnë kundrejt këtyre katër rezultateve:
Rezultati 1: Përfshirje më e madhe qytetare në identifikimin dhe zgjidhjen e sfidave të komunitetit lokal (me fokus të veçantë te gratë, të rinjtë dhe qytetarë tjerë të papërfaqësuar);
Rezultati 2: Përmirësim i bashkëpunimit multietnik rreth çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetet në Kosovë;
Rezultati 3: Bashkëpunim më i mirë ndërmjet qytetarëve dhe qeverisjes komunale;
Rezultati 4: Rritje e kënaqshmërisë qytetare me performancën e komunave të tyre.
CCA planifikon të hapë dy runde të aplikimeve për grante. Gjatë këtij rundi të parë, CCA do të ndajë deri në pesë (5) grante me vlerë minimale prej $5,000 dhe maksimale prej $15,000, bazuar në fushën e aplikimeve. Grantet mund të implementohen në gjithë Kosovën, ndërsa inkurajohen iniciativat ndërkomunale.
USAID rezervon të drejtën për mos të financuar asnjë nga aplikantët.
Pakoja e aplikimit (përfshi KPA, formularin për aplikim dhe formularin për buxhet) mund të shkarkohet nga ueb faqja e D+ tek: https://dplus.org/grantet/
Në përputhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, katër sesione informuese do të mbahen në mënyrë virtuale në platformën Zoom. Vegëza për t’ju bashkangjitur takimimeve do të vendoset në faqen kryesore të ueb faqes së D+, një ditë para secilit sesion të planifikuar. Dy sesione do të mbahen në gjuhën shqipe dhe dy sesione në gjuhën serbe. Orari i mbajtjes së sesioneve informuese është si në vijim:
Në shqip:
- 29.09.2020, ora 10:30
- 06.10.2020, ora 10:30
Në serbisht:
- 01.10.2020, ora 10:30
- 07.10.2020, ora 10:30
Sesionet informuese do të ofrojnë të dhëna më të hollësishme mbi qëllimin e aktivitetit dhe procedurat për përgatitjen dhe dorëzimin e aplikacioneve. Përveç sesioneve informuese, subjektet e interesuara do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje të tjera shtesë edhe përmes emailit: [email protected]
Afati i fundit për dërgim të pyetjeve është 8 tetor, 2020, në orën 17:00. Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet do të vendosen në ueb faqen e D+ (https://dplus.org/grantet/), me datën 12 tetor, 2020 në orën 17:00 hrs.
Afati për aplikim:
Afati i fundit për ta dorëzuar aplikacionin është 21 tetor 2020, ora 17:00.
Aplikacionet duhet të dërgohen vetëm në mënyrë elektronike në email adresën: [email protected]
Aplikacionet e vonuara:
Aplikacionet e dorëzuar vonë apo të pakompletuara nuk do të merren parasysh gjatë procesit të shqyrtimit