www.ofertapune.net Thirrje për grante startup për të rinjtë | PunaIme

Thirrje për grante startup për të rinjtë

Kompania

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Të gjitha qytetet

Data e publikimit

25/09/2020

Data e perfundimit

09-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Të drejtë aplikimi kanë vetëm të rinjtë ndërmjet moshës 18-24 vjeç, të cilët janë certifikuar në ndërmarrësi nga MKRS në vitin 2020.

THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE PËR START-UP

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bazuar në Planin e Veprimit për Punësimin e të Rinjve 2018-2020 fton të rinjtë e moshës 18-24 vjeç që kanë përfunduar trajnimet për ndërmarrësi gjatë vitit 2020 nga MKRS të aplikojnë për grante për start-up.

Objektivi kryesor i Programit është që të sigurojë mundësi për të rinjtë e papunë për ta nisur një veprimtari biznesi.

Veprimtaritë prioritare që do të mbështetet nga ky program:

Përparësi (por nuk kufizohen) do të kenë këto sektor të biznesit:

  • Sektorët prodhues dhe të shërbimit;
  • Sektorët e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK);
  • Sektorin e industrisë së lehtë;
  • Industria e tekstilit;
  • Sektorin e Turizmi;
  • Fushën e kërkimit dhe të zhvillimit;
  • Fushën e dizenjimit, modelimit,
  • Zanatet dhe shërbimet specifike si : Floktare, Auto-Mekanik, Auto-Ngjyrosje, Gomister etj

Grantet do të përdoren për të mbështetur krijimin e ndërmarrjeve të reja inovative dhe promovimin e punësimit të të rinjve, të cilët dëshmojnë që mjetet e ndara do të ndikojnë në:

  • Zvogëlimin e papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për të rinjtë;
  • Aktivitetet prodhuese dhe shërbyese;
  • Hapjen e vendeve të reja të punës;
  • Investimin në hulumtim dhe zhvillim;
  • Rritjen e konkurrueshmërisë dhe kapaciteteve;
  • Përmirësimin e proceseve dhe zhvillimin e produkteve të reja;
  • Ngritjen e nivelit të pjesëmarrjes së të rinjve në të bërit biznes;

Idetë e biznesit që nuk janë të pranueshme për aplikim janë:

  • të gjitha llojet e veprimtarive në kuadër të sektorit primar të bujqësisë;
  • tregtia (me pakicë e shumicë), ndërtimtaria, dhe shëndetësi
  • veprimtaritë me patundshmëri, lizing;
  • veprimtaritë financiare dhe të sigurimeve dhe veprimtaritë që përfshijnë bixhozin;
  • prodhimi i pijeve me përmbajtje të lartë të alkoolit;
  • prodhimi i produkteve të duhanit;
  • prodhimi duke përdorur teknologji që çojnë në ndotje të mjedisit (si ndotje të ajrit, tokës etj.);
  • bizneset joformale nuk do pranohen për aplikim;
  • bizneset që përshihen të kenë lokacionin në mjedise

Kostot e kualifikueshme janë:

Kosoto e pranueshme që mund të mbulohen nga paratë e grantit duhet të shfrytëzohen për zbatimin e planit të biznesit dhe mund të përfshijnë:

  • Mbështetja e zyrës (qiraja e objektit dhe shpenzimet për zyre);
  • Kostot për blerjen e makinerive, mjeteve dhe pajisjeve;
  • Kostot për krijimi e aplikacioneve softverike
  • Kostot që kanë të bëjnë me stokun fillestar për implementimin e aktiviteteve dhe që janë të domosdoshme për implementimin e projektit;

Kufizimet për shpenzimet e pranueshme:

  • deri në 30% të grantit mund të shfrytëzohet për mbështetjen e zyrës (qiraja e objektit dhe shpenzimet për zyre);
  • blerja e lëndës së parë mund të mbulohet vetëm një herë, si blerje e njëhershme e stokut fillestar;
  • deri në 50% mund të shfrytëzohet për blerjen e makinerive, mjeteve dhe pajisjeve;
  • deri në 20% të grantit mund të shfrytëzohet për krijimi e aplikacioneve softverike

Kostot e papranueshme që nuk mund të mbulohen nga granti përfshijnë:

  • kostot e publikimi dhe kostot e zhvendosjes;
  • shpenzimet e pagave
  • blerja e tokës apo ndërtesave, duke përfshirë çdo rinovim ;
  • blerjen e mjeteve transportuese;
  • shpenzimet e transportit të produkteve;
  • tatimet në të hyra;
  • detyrimet bankare për hapjen dhe administrimin e llogarive, tarifat për transfertat financiare dhe tarifat e tjera krejtësisht të një natyre financiare;
  • shpenzimet tjera operacionale (internet, rryma, uji )
  • marrja me qira e hapësirës për zyre nga qiradhënësi që merr pjesë në aktivitetet e projektit ose është i lidhur me kapitalin e përfituesit/ve;
  • çdo shpenzim që nuk është i lidhur me biznesin e propozuar;
  • shpenzimet e bëra para lidhjes së kontratës për grantin;
  • kostot që tashmë janë të financuara nga burime publike apo shpenzime në periudhën e projektit të financuar nga burime të tjera;
  • shpenzime të të paplanifikuara.

Shuma e grantit

Skema e Ndërmarrësisë do të sigurojë ndihmë me grante në vlerë deri 5,000 Euro për çdo plan biznesi të zhvilluar me sukses që është miratuar në kuadër të procesit të përzgjedhjes. Kohëzgjatja e planifikuar e projektit që financohet nga MKRS nuk mund të tejkalojë 6 muaj. Buxheti total i përafërt i paraparë për skemën e granteve është 500,000 Euro dhe përmes tij planifikohet të përkrahen deri 100 grante për start-up. MKRS rezervon të drejtën të mos shpërndajë të gjitha mjetet në dispozicion.

Aplikimet me pikët më të larta do të zgjedhën deri në arritjen e buxhetit në dispozicion.

Të drejtë aplikimi kanë vetëm të rinjtë ndërmjet moshës 18-24 vjeç, të cilët janë certifikuar në ndërmarrësi nga MKRS në vitin 2020.

Kriteret e përgjithshme për aplikuesit:

Për t’u kualifikuar për mbështetje financiare publike, aplikuesit duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme minimale të përcaktuara me dispozitat në vijim:

  • Të jetë i certifikuar për ndërmarrësi nga programi i MKRS-së;
  • Të jenë të papunësuar;
  • Të mos kenë përfituar më herët grante për start-up nga MKRS personalisht ose ndonjë anëtar i familjes së ngushtë;
  • Aplikuesit nuk duhet të ketë pranuar mjete financiare për realizimin e planit të njëjtë të biznesit në vitin përkatës Prandaj, me rastin e aplikimit kërkohet një deklaratë e cila e shmang financimin e dyfishtë për Planin e njëjtë të Biznesit;
  • Nuk kanë të hapur biznes përpara thirrjes për aplikim për
  • Të kenë dorëzuar Planin e Biznesit sipas formularit të paraparë me këtë thirrje.

Dokumentacioni i kërkuar

Aplikuesi duhet të plotësojnë edhe kriteret e veçanta minimale të parapara me dispozitat në vijim:

  • Formulari i Planit të Biznesit;
  • CV e aplikuesit;
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Kopjen e certifikatë së trajnimit për ndërmarrësi;
  • Vërtetimin nga Gjykata që aplikuesi nuk është nën

Si të aplikoni?

Plani i Biznesit duhet të dorëzohet vetëm në formularin e paraparë (i plotësuar me kompjuter), i cili është në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (www.mkrs-ks.org).

Aplikacionet duhet të dorëzohen personalisht në një origjinal dhe një kopje identike në CD, në një zarf të mbyllur te Zyra e Arkivës në MKRS.

Adresa: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi Nëna Terezë; Zyra e Arkivës, Nr. 22; 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës

Mbi zarf duhet të shkruhet si me poshtë:

  • Programi i granteve për ndërmarrësi
  • Emri dhe mbiemri i aplikuesit

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është deri më 09 Tetor 2020, ora 15:00.

Lista e fitueseve do të publikohet në faqe të internetit të MKRS. Vetëm aplikuesit nga lista fituese janë obliguar të regjistrojnë biznesin e tyre në mënyrë në mënyrë që të mund të përfitojnë nga skema e granteve për start-up.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike për grante start-up mund të sqarohen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: [email protected]

Vlerësimi i aplikacioneve do të bëhet në përputhje me objektivat e Programit (fondit) për Rritjen e punësimit përmes për financimin e Start-up. Mënyra e vlerësimit është përshkruar në tabelën e mëposhtme:

Kriteret e vlerësimit të Planit të Biznesit | Pikët totale

  • Përputhja me objektivat e Programit për rritjen e punësimit përmes financimit të start-up | 1-30 Pikë
  • Mundësia e realizimit të suksesshëm në arritjen e rezultateve të synuara. | 1-40 Pikë
  • Krijimi i vendeve të reja të punës (me përparësi gratë dhe të rinjtë) | 1-20 Pikë
  • Vlera e shtuar e biznesit | 1-10 Pikë

Pikët totale të mundshme 100 pikë.

⇒ Shpallja e plote.