Thirrje për grante – Grante për Partneritet
Data e publikimit
14-05-2024
Data e perfundimit
10-08-2024
Kategoritë
THIRRJE PËR APLIKIM: GRANTE PËR PARTNERITET
Programi për Angazhim Qytetar, i financuar nga misioni i USAID-it në Kosovë, ka hapur thirrjen për aplikime për të mbështetur partneritetet ndërmjet Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) dhe sektorit privat.
Këto partneritete do të punojnë në iniciativa të përbashkëta që adresojnë shqetësimet e komunitetit dhe promovojnë bashkëpunimin ndërsektorial, me synimin për të kontribuar në rritje të besimit social dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për mbështetjen financiare dhe jofinanciare të shoqërisë civile.
Shuma maksimale që mund të jepet është 7,300 euro. Kërkohet që së paku 20% e kostos totale të sigurohet me bashkëfinancim. Kontributet jo-financiare (in-kind) janë të mirëseardhura, mirëpo nuk konsiderohen si bashkëfinancim.
Për t’u konsideruar për këtë mundësi financimi, aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikacionet në [email protected]. Gjithashtu, pyetjet në lidhje me dokumentet për aplikim mund të adresohen në po të njëjtën adresë elektronike ([email protected]).
Të gjitha detajet rreth thirrjes i gjeni në vegëzën: https://tinyurl.com/partneritet