Thirrje për aplikim Programit të Zhvillimit Rural 2020/21
Data e publikimit
27/07/2020
Data e perfundimit
20-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
THIRRJA PËR APLIKIM
PËR FERMERËT DHE EKONOMITË BUJQËSORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtja e mjedisit dhe të resurseve natyrore, krijimin e vendeve të punës dhe zvogëlimin e bilancit negativ tregtar.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, shpallë thirrje për aplikim për fermerët, agro-përpunuesit dhe bizneset rurale për këto masa të Programit të Zhvillimit Rural 2020/21.
MASA 101: Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore:
- Sektori 101 – Pemë drufrutore
- Sektori 101.1.1 – Pemë arrore
- Sektori 2 – Serra
MASA 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore;
- Sektori 103.1- Përpunimi i qumështit
- Sektori 103.2- Përpunimi i mishit
- Sektori 103.3- Përpunimi i pemëve dhe perimeve
- Sektori 103.4- Prodhimi i verës
MASA 302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve
- Nën-masa 302.1 – Bletaria prodhimi promovimi i mjaltit
- Nën-masa 3 – Përpunimi i prodhimeve në fermë
- Nën-masa 4 – Zhvillimi i aktiviteteve artizanale
- Nën-masa 7 – Rritja e shpezëve për vezë dhe për mish.
MASA: Ujitja e tokave bujqësore.
Buxheti i planifikuar për zbatimin e këtyre masave është 16,700,000 (gjashtëmbëdhjetë milion e shtatëqind mijë euro).
Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përgatitur udhëzues për aplikant të cilët do t’i gjeni në ueb- faqen www.azhb-ks.net dhe www.mbpzhr-ks.net. Po ashtu mund të informoheni edhe në Zyret Rajonale të AZHB-së.
Thirrja për aplikim është e hapur prej datës 20.07.2020 – 20.08.2020 ora 16:00
Aplikimi bëhet përmes web-modulit online në web-faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net në të cilën gjendet linku: ,,Aplikimi online për PZHR ‘’ që dërgon në modulin e aplikimit online.
Në web – modul regjistrohet projekti si dhe ngarkohen dokumentet e nevojshme për aplikim.
Thirrja për aplikim për masa tjera të programit të Zhvillimit Rural 2020/21 do të bëhet gjatë muajve të ardhshëm për të cilën do të njoftoheni me kohë.