www.ofertapune.net Thirrje për Aplikim në Akademinë për Udhëheqësi në Komunitet - Edicioni në Mitrovicë | PunaIme

Thirrje për Aplikim në Akademinë për Udhëheqësi në Komunitet – Edicioni në Mitrovicë

Kompania

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile

Lokacioni

Mitrovicë , Skenderaj , Vushtrri

Data e publikimit

08-02-2024

Data e perfundimit

07-05-2024

Kategoritë

THIRRJE PËR APLIKIM NË AKADEMINË PËR UDHËHEQËSI NË KOMUNITET – EDICIONI NË MITROVICË

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton 18-24 vjeçarët/et nga Mitrovica e Jugut apo Veriut, Skenderaj, Vushtrria, Leposaviqi, Zveçani apo Zubin Potoku të bëhen pjesë e edicionit të tretë të Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet, e cila zhvillohet në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesë vjeçare që zbatohet në partneritet me misionin e USAID në Kosovë.

Programi i Akademisë, i cili ofrohet falas, është hartuar në bashkëpunim me Street Law, organizatë prestigjioze në fushën e edukimit jo-formal me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I njëjti ofron trajnim dhe përgatitje profesionale përmes punëtorive, takimeve dhe punës praktike që iu mundësojnë të zhvilloni aftësitë për organizim dhe zbatim të nismave në komunitet, si dhe të ndërtoni rrjet me aktivistë e profesionistë tjerë. Merrni pjesë në program dhe bëhuni qytetarë aktiv dhe të përgjegjshëm në komunitetin dhe vendin ku jetoni. Ky program është eksperiencë unike që zhvillohet nga trajnerë me njohuri dhe përvojë të dëshmuar.

Kriteret e aplikimit:

  • Të jeni 18 – 24 vjeç;
  • Të jeni nga Mitrovica e Jugut apo Veriut, Skenderaj, Vushtrria, Leposaviqi, Zveçani apo Zubin Potoku.
  • Të jeni të interesuar të zgjeroni njohuritë dhe aftësitë për t’u angazhuar për ndryshime pozitive në komunitetin tuaj / shkollë / organizata lokale;
  • Të jeni të interesuar në pjesëmarrjen e të rinjve / organizimin e shoqërisë civile / aktivizmin në komunitet;
  • Të jeni të gatshëm dhe të motivuar për t’u bashkuar dhe përfunduar programin e Akademisë duke e vijuar rregullisht, si dhe për të përfituar nga angazhimet dhe mundësitë tjera pas Akademisë.

KCSF inkurajon gjithëpërfshirje nga aspekti gjinor dhe i etnisë.

Afati i fundit për aplikim: 22 shkurt 2024, në ora 23:59.

Për më shumë, shkarko thirrjen për aplikim në vegëzën: http://tinyurl.com/CLAMitrovicaALB