Thirrje për Aplikim – Çmimi “Biznesi më Përkrahës i Vitit”
Data e publikimit
16-09-2024
Data e perfundimit
14-01-2025
Kategoritë
Biznese – bëjeni Çmimin “Biznesi më Përkrahës i Vitit” tuajin!
Kosova është plot me ndryshimtarë të cilët përmirësimin e komunitetit e shohin si përgjegjësi personale, andaj vlerësojmë se kontributi i gjithësecilit duhet nderuar e shpërblyer. Pikërisht për këtë arsye TOKA me mbështetjen e mbi 50 organizatave e institucioneve lokale e ndërkombëtare ka lansuar Kampanjën e Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit.
Përmes kësaj kampanje TOKA po kërkon të rinj, biznese, përfaqësues të diasporës, komuna dhe figura publike për të marrë mirënjohjen që meritojnë për kontributin e tyre në komunitet.
Në qoftë se ju jeni pjesë e një nga bizneseve në Kosovë të cilët përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës e konsiderojnë prioritet në listën e gjatë të përgjegjësive, atëherë Çmimi “Biznesi më Përkrahës i Vitit” mund të jetë i yti.
Nomino biznesin tënd, apo biznese që ti njeh deri me 30 shtator duke pasur parasysh këto kritere:
- Biznesi të jetë i regjistruar dhe veprojnë në Kosovë,
- Biznesi të ketë dhënë kontribut në kohë, punë, njohuri, fonde për komunitetin dhe vullnetarizmin përgjatë periudhës qershor 2023 – qershor 2024.
Nominoni tani përmes kësaj forme e cila nuk merr më shumë se 10 minuta, dhe na kontaktoni përmes emailit [email protected] apo përmes telefonit në 038 704 560 në qoftë se keni pyetje apo paqartësi.
Shënoni datën e 5 dhjetorit në kalendar! Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit ndryshimtarë do të bëhen bashkë për të ndarë Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!
Paqi fat!
Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Programit të saj Human Rightivism që implementohet nga Community Development Fund – CDF; Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA); dhe Programi i Bashkimit Evropian “Erasmus+”. Si dhe nga bizneset: Shtëpia Botuese “Dukagjini”, Appbites – pjesë e SIGMA Technology, dhe Open Cybernetics.