www.ofertapune.net Thirrje për Aplikim | PunaIme

Thirrje për Aplikim

Kompania

Unioni i Bizneseve Shqiptaro - Gjermane

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

12-09-2024

Data e perfundimit

15-10-2024

Kategoritë

THIRRJE PËR APLIKIM

Keni një ide apo projekt inovativ? Kjo është mundësia juaj për të gjetur investitor!

Nëse keni një ide të re, projekt inovativ ose biznes në rritje dhe kërkoni mbështetje financiare për ta zhvilluar, kjo thirrje është për ju! Ju ftojmë të aplikoni për t’u përzgjedhur dhe për të prezantuar projektin tuaj para investitorëve të interesuar për të mbështetur zgjidhje inovative me potencial të lartë.

Për kë është kjo thirrje?

  • Inovatorë të cilët kanë zhvilluar produkte ose shërbime me potencial për treg.
  • Biznese start-up që janë në fazën fillestare dhe kërkojnë financim për zgjerim.
  • Sipërmarrës me ide inovative.

Çfarë ofron kjo mundësi?

  • Mundësi për të prezantuar idenë tuaj para investitorëve.
  • Mundësi për të gjetur investitor, për të zhvilluar më tej projektin tuaj.
  • Rrjetëzim dhe këshillim nga ekspertë të industrisë dhe investitorë të suksesshëm.
  • Mbështetje për zhvillimin e biznesit dhe trajnime për prezantimin e suksesshëm të idesë suaj.

Kriteret e aplikimit

Për ta kaluar me sukses shqyrtimin fillestar, projekti duhet të përmbushë këto kritere: potencialin inovativ, qëndrueshmërinë financiare, ta ketë të përcaktuar tregun e synuar, si dhe përfitimet që ofron projekti.

Çfarë duhet të dorëzoni në fazën e parë të aplikimit?

  1. Formularin me të dhëna personale dhe të projektit – shkarkoni: https://docs.google.com/document/d/1vftQR2aGddYImN92-GVL_rs9rwH1lh-i/edit?usp=sharing&ouid=107397689378621533970&rtpof=true&sd=true
  2. Përmbledhjen ekzekutive për projektin – një përshkrim i shkurtër i idesë suaj, zgjidhja që ofron dhe qëllimet kryesore.
  3. Plani i biznesit
  4. Informacion për ekipin – emrat, përvoja dhe ekspertiza e anëtarëve kryesorë të ekipit dhe rolet e tyre.

Si të aplikoni?

Dokumentacionin e kompletuar e dërgoni në e-mailin: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2024, ora 16:00.

Mos e humb mundësinë për të marrë mbështetjen që të nevojitet për të çuar përpara idenë tënde. Apliko tani dhe bëhu pjesë e të ardhmes inovative!

Për më shumë informacione, kontaktoni në:

Email: [email protected]

Telefon: +383 48 735 734