Thirrje e Hapur për Shërbime të Auditimit
Data e publikimit
19-11-2024
Data e perfundimit
11-12-2024
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Thirrje e Hapur për Shërbime të Auditimit
OJQ DOKUFEST fton kompanitë audituese të paraqesin propozime për auditimin e pasqyrave tona financiare.
- Data e Publikimit: 11 Nëntor 2024
- Afati për Dorëzimin e Ofertave: 11 Dhjetor 2024
- Data e Përfundimit të Auditimit: 7 Mars 2025
- Rreth DokuFest
DokuFest është themeluar në vitin 2002, DokuFest është një organizatë joqeveritare me bazë në Prizren, Kosovë, e përkushtuar për gjallërimin e kinemasë dhe jetës kulturore në rajon. Me kalimin e viteve, ajo është shndërruar në festivalin kryesor të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropën Juglindore. Që nga viti 2019, DokuFest është festival kualifikues për çmimin BAFTA për filma të shkurtër dhe në vitin 2022 është bërë festival nominuese për Akademinë Evropiane të Filmit (EFA).
Përveç organizimit të festivalit, DokuFest për një dekadë të tërë është duke zbatuar projekte të tjera gjatë vitit, të cilat kryesisht lidhen me përdorimin e dokumentarëve si mjete edukative për çështje të ndryshme që ekzistojnë në shoqërinë tonë, përfshirë krijimin e klubeve të kinemasë dhe të mediave të para në shkollat e mesme të Kosovës.
Sot, falë përkushtimit të palodhshëm të brezave të rinj që kanë kontribuar në rritjen e DokuFest-it, qyteti i Prizrenit është ndër 10 qytetet evropiane me numrin më të madh të kinemave për kokë banori. DokuFest ka arritur të edukojë tërë breza të rinj kineastësh, çka ka kontribuar në ndërkombëtarizimin dhe suksesin e jashtëzakonshëm të kinematografisë kosovare.
- Objektivi i Punës / Dorëzimet
DokuFest fton firmat audituese të kualifikuara që të paraqesin oferta për kryerjen e auditimit financiar të pasqyrave të organizatës për tre vite të njëpasnjëshme fiskale (2024, 2025 dhe 2026). Auditimi duhet të përputhet me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (IAS).
Kohëzgjatja: Kompania e zgjedhur do të kryejë auditimet për DokuFest për tre vitet fiskale të përmendura.
Auditime Shtesë të Projekteve: Kompania e zgjedhur mund të kryejë edhe auditime të projekteve specifike me kërkesë nga donatorët ose projekte të veçanta, për sa kohë që kërkesa bie brenda periudhës së kontratës.
Dorëzimet: Raportet përfundimtare vjetore, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë angleze, duhet të dorëzohen deri më 7 Mars të çdo viti.
Termat e Referencës: TOR do të jetë pjesë përbërëse e kontratës.
- Dokumentet e Kërkuara
Aplikantët e interesuar duhet të paraqesin si më poshtë:
- Propozimi:
- Plani i përgjithshëm i auditimit
- Afati i propozuar
- Çmimet e shërbimeve, duke përfshirë TVSH-në
- Dokumentet Mbështetëse:
- Certifikata e regjistrimit të biznesit
- Certifikata e regjistrimit tatimor
- Licencat që autorizojnë shërbimet e auditimit
- Referencat për auditime të ngjashme të kryera
- CV-të e auditorëve të caktuar për projektin
Udhëzimet për Dorëzimin e Ofertave Ofruesit e shërbimeve duhet të dërgojnë ofertat e tyre, së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme, deri më 11 Dhjetor 2024, në orën 16:00.
Të gjitha firmat audituese të interesuara dhe të kualifikuara duhet të paraqesin ofertat e tyre financiare në formë elektronike në këtë adresë: [email protected]
Për çdo pyetje, mund të dërgoni kërkesë me email në këtë adresë: [email protected] Aplikimet pranohen deri më 11 Dhjetor 2024.
LINK: https://dokufest.com/al/news/open-call-for-auditing-services