Thirrje e hapur për aplikim – Zhvillim dhe Ndërtim i programit të thirrjeve “Call Center”
Data e publikimit
15-01-2024
Data e perfundimit
22-03-2024
Kategoritë
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” shpall thirrje të hapur për të gjitha kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë për zhvillimin dhe ndërtimin e programit të thirrjeve “Call Center“.
Shërbimet e kërkuara duhet të përfshijnë, por nuk janë të kufizuara në:
- Projektimin dhe ndërtimin e një sistemi të integruar për të menaxhuar operacionet e klinikës në mënyrë efikase.
- Zbatimin e një sistemi të menaxhimit të qendrës së thirrjeve për të përmirësuar komunikimin dhe mbështetjen e pacientëve.
- Sigurimi i trajnimit të plotë të stafit të klinikës për sistemin dhe softuerin e ri të zbatuar.
- Sigurimi i mbështetjes teknike dhe mirëmbajtjes së sistemit të integruar.
Kompania duhet gjithashtu të përfshijë:
- Min 2 referenca për punë të ngjashme bazuar në përshkrim.
- Specifikimi i softuerit dhe shërbimeve duke përfshirë të gjitha hapat në planin dinamik.
- Ideja dhe metodologjia e Propozimit të Projektit.
- Korniza kohore e zbatimit.
Dokumentet e kërkesës për propozim dhe çdo pyetje e lidhur me aktivitetin duhet të dërgohen me e-mail në [email protected] me subjekt: “Propozim Financiar për Shërbime të Menaxhimit të Sistemit të Integruar dhe Qendrës së Thirrjeve”, më së largu deri më 23.01.2024
Ne presim propozimet tuaja dhe e vleresojmë interesin tuaj për zhvillimin dhe ndërtimin e programit të thirrjeve “Call Center” për Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”.