Thirrja për propozime për biznese ekzistuse

Kompania

Ministria e Zhvillimit Rajonal

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Të gjitha qytetet

Data e publikimit

01/10/2020

Data e perfundimit

12-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Skema e Granteve “Programi për Rimëkëmbje Ekonomike 2020, Masa 8”

Afati për dorëzimin e aplikacionit:
Nga 01 Tetor deri më 12 Tetor  2020 ora 16:00

Granti do të ndahet në dy Lot, si vijon:

  • Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (Të regjistruara para datës 01.01.2020) si dhe duhet të kenë qarkullim minimumi 5,000.00€ deri në 15,000.00 € të dëshmuara/deklaruara në ATK për vitin e fundit fiskal;
  • Loti2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (Të regjistruara para datës 01.01.2020) si dhe duhet të kenë qarkullim mbi 15,001.00 të dëshmuara/deklaruara në ATK për vitin e fundit fiskal.

Sqarim: Ndërmarrjet mikro dhe te vogla kategorizohen:

  • Ndërmarrjet mikro prej 0-9 punëtor;
  • Ndërmarrjet e vogla prej 10-49 punëtor.

Pako aplikimi për LOT 1, (Biznes ekzistues)

Pako aplikimi për LOT 2, (Biznes ekzistues)

DOKUMENTET

Mënyra e aplikimit

Aplikantet ftohen të plotësojnë formularin e aplikimit duke përdorur formularin e aplikimit online të dizajnuar nga autoriteti kontraktues në sistemin SMAED. Aplikantët duhet t’i përmbahen strikt formateve të aplikimit dhe të plotësojnë paragrafët dhe faqet me rend.

⇒ Shpallja e plotë.

Apliko këtu