www.ofertapune.net Tender për Auditimin e Pasqyrave Financiare për Vitin 2024 | PunaIme

Tender për Auditimin e Pasqyrave Financiare për Vitin 2024

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-04-2024

Data e perfundimit

02-05-2024

Kategoritë

IMF KosInvest hap tender për:

Auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2024  

KosInvest, Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-093, është në kërkim të një kompanie të specializuar në auditim për të kryer auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2024.

Me një portofolio prej mbi 6 milionë dhe mbi 3700 klientë aktivë, KosInvest ka nevojë për një partner të besueshëm dhe profesional që do të sigurojë zbatimin e standardeve të larta në auditimin e pasqyrave financiare.

Të gjitha kompanitë audituese të licencuara, të interesuara për këtë mundësi, janë të ftuara të paraqesin ofertat e tyre. 

Pasqyrat Financiare do të duhet të auditohen në përputhje strikte me kërkesat e Bankës Qëndrore të Kosovës dhe Standardeve Ndërkombëtare për Raportim Financiar (IFRS).

Nga fituesi i tenderit kërkohet që raportet përfundimtare, letrën e menaxhmentit dhe të gjitha dokumentet tjera të nevojshme, t’i përpilojë në gjuhën shqipe dhe angleze.

Përveç ofertës, kompanitë aplikuese duhet të dorëzojnë referencat e tyre, duke përfshirë një përshkrim të shkurtër të aktiviteteve të tyre si auditor të pavarur.

Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 30 Prill 2024. ora 15:00.

Subjektet konkurruese do të njoftohen me rezultatet pasi të miratohet vendimi për zgjedhjen e fituesit. 

Ofertat, të siguruara në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Auditimi i pasqyrave Financiare të IMF KosInvest”, duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qëndrore të IMF KosInvest, në adresen:  Rr. Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03, 10000 Prishtinë.

IMF KosInvest rezervon të drejtën për të anuluar ose ndryshuar këtë tender në çdo kohë.