Teller
Data e publikimit
07-03-2023
Data e perfundimit
29-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
NJOFTIM PËR PUNËSIM
Pozita: Teller në Degën Albi
Lokacioni: Prishtinë
Data e Hapjes: 07.03.2023
Data e Mbylljes: 13.03.2023
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të ofrojë shërbime profesionale dhe në kohën e duhur për klientët e bankës dhe klientët potencial.
- Të shërbejë si pikë e drejtpërdrejtë kontakti për klientë.
- Të kryej funksione të pagesave dhe të pranimit për klientët e depozitave dhe të kredive.
- Është përgjegjës të siguroj që të gjithë klientët të marrin shërbim të lartë dhe t’i ndihmojë ata rreth pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre.
- T’i promovoj dhe shes produktet dhe shërbimet bankare.
- T’i procesoj transaksionet kesh.
- Të krijoj dhe mbaj marrëdhënie afatgjata me klientët.
- Të njihet plotësisht me rregullat përkatëse të Bankës, rregulloret dhe procedurat.
Kualifikimet:
- Të ketë Diplomë Baçellor në Ekonomi, Financa, Administrim Biznesi apo të ngjashme.
- Te ketë eksperiencë pune në bankë (e preferueshme).
- Të ketë njohuri të punës në kompjuter.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë aftësi organizative dhe të menaxhimit të kohës.
- Të ketë energji pozitive, të jetë i shoqërueshëm si dhe të orientohet në përmbushjen e kërkesave të klientëve dhe arritjen e pritshmërive të bankës.
- Të ketë aftësi komunikimi në anglisht, në të folur dhe në të shkruar (gjuha turke është përparësi).
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin në gjuhën Angleze:
https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni [email protected]
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për testim do të lajmërohen përmes telefonit.