Teknik të Lartë të Terrenit për Departamentin e Inxhinierisë dhe Telekomit
Data e publikimit
20-05-2024
Data e perfundimit
27-09-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
InterAdria është kompani e zhvillimit softuerik, telekomit e cila ofron shërbime të rëndësishme, që sot janë të njohura si disa nga nevojat më të rëndësishme për shoqërinë tonë.
Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitën:
Pozita: Teknik të Lartë të Terenit për Departamentin e Inxhinierisë dhe Telekomit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Monton, instalon, teston dhe mirëmbanë instalime elektrike ose elektronike, pajisje, dhe aparate, duke përdorur vegla dore dhe vegla elektrike;
- Lidh telat e furnizimit me energji elektrike me makinat dhe pajisjet;
- Diagnostifikon sistemet, aparatet dhe komponentët që nuk funksionojnë, duke përdorur pajisjet e testimit dhe mjetet e dorës, për të korrigjuar problemin;
- Inspekton sistemet elektrike, pajisjet dhe komponentët për të identifikuar rreziqet, defektet dhe nevojën për rregullim ose riparim,
- Zëvendëson motorët elektrikë dhe i rilidh ata;
- Teston sistemet elektrike dhe vazhdimësinë e qarqeve në instalimet elektrike dhe pajisje, duke përdorur pajisje testimi si ommetrat, voltmetrat dhe oshiloskopët, për të siguruar përputhshmërinë dhe sigurinë e sistemit;
- Detyra të tjera të përcaktuara nga eprori;
Kualifikimi dhe përvoja:
- Shkollimi i mesëm i përfunduar;
- Dëshmi mbi përgatitjen profesionale ose kualifikimet dhe certifikimet teknike;
- Përvojë pune e dëshmuar së paku 2 vjeçare në lëminë e njejtë ose të ngjajshme;
- Aftësi për punë në lartësi, shtylla telekomunikuese, etj ( e preferueshme) për të cilat kompania ofron trajnimet adekuate ;
- Aftësi të mira për punë në grup dhe bashkëpunues me të tjerët për të zbatuar detyrat e departamentit;
Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara mund aplikojnë duke dorëzuar CV-në dhe kopje të dokumenteve të kualifikimeve profesionale në e-mail adresën e kompanisë: [email protected]
Data e fundit e aplikimit: 21 maj 2024