Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve
Data e publikimit
09/06/2020
Data e perfundimit
24-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Administratë
MUNDËSIA PUNËSIMIT
Ne jemi duke kërkuar një Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve dhe që do të jetë ndërlidhësi midis kompanisë sonë dhe klientëve të tijë aktual dhe potencial. Kandidati i suksesshëm do të jetë në gjendje të jetë përgjegjës për planifikim, mbarëvajtje të punëve për servisimin apo për mirëmbajtjen e projekteve të ndryshme që realizohen në departamentin e servisit.
Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për sërvisimin dhe mirëmbajten e paisjeve të të gjitha projekteve në orare të caktuara nga menaxhementi i servisit;
- Përgjegjës për identifikimin e burimit të problemit në rast të prishjes së pajisjeve;
- Bashkëpunon me Menaxherin e Servisit në rast të nevojës për ndërrim të pjesëve apo për identifikim të problemeve të jashtëzakonshme;
- Është i obliguar që gjatë intervenimit në pajisje të ndryshme të ketë me vete mjetet e punës si dhe formularët për përshkrimin e punës së kryer;
- Obligohet të ketë kujdes për pamjen personale (i rruar, i nënqethur, veshje elegante);
- Obligohet që ta respektoj Rendin shtëpiak të ndërrmarrjes.
Kualifikimet
- Diplomë e shkollës së mesme;
- Shkathtësi të avancuara ne servisimin dhe mirembajtjen e fotokopjeve dhe printerëve;
- Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim;
- Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin;
- Aftësi për të komunikuar me klientët në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
- Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm;
- Aftësi për të pranuar me numër të madh të klientëve për çdo ditë;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të dëgjuar;
- Shkathtësi të fuqishme ndërpersonale;
- Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me klientë;
- Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive;
- Përvojë në punët me klientë.
Dokumentet e kërkuara:
- CV;
- Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale;
- Referencat e punës.
Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: [email protected], dhe tek rubrika “subject” të ceket EMRI MBIEMRI DHE POZITA E KANDIDATIT E SAKTE PER TE CILEN APLIKONI.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 24.06.2020.
Regjionet: Ferizaj dhe Gjilan.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.